Analisti i reagon ashpër ndërkombëtarëve: Nuk guxuat t’i reagoni Vuçiqit kur sulmuan KFOR-in, por Kurtit!

Politika

Analisti i reagon ashpër ndërkombëtarëve: Nuk guxuat t’i reagoni Vuçiqit kur sulmuan KFOR-in, por Kurtit!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 25 korrik 2023 Në ora: 15:02
Pamje nga veriu i Kosovës

Profesori dhe analisti politik, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Binak Maxharraj e ka komentuar situatën e tensionuar në veriun e Kosovës.

Proefsori është shprehur i pakënaque me ndërkombëtarët, të cilët e kanë kritikuar kryeministrin e Kosovës për tensionimin e situatës, por nuk e kanë kritikuar Serbinë dhe Aleksandër Vuçiqin.

Pas kësaj situate në veri, BE ka marr disa masa kundër Kosovës, të cilat vazhdojnë të jenë ende aktive.

Maxharraj e komenton edhe një deklarat të emisiarit amerikan Gabriel Escobar i cili ka thënë se për punën e Asociacionit munden me realizu edhe pa bisedu me kryeministrin Albin Kurti, por me akterë të tjerë.

Mirëpo, Maxharraj thotë se ky injorim ndaj Kurtit nuk është me vend, pasi Qeveria ka marr mbi 50% të votave të qytetarëve.

Sa i përket tensionimit në veri, Maxharraj konsideron se është Serbia ajo që po krijon atë, mirëpo nga ndërkombëtarët nuk ka reagime.

“Kërkesa e ndërkombëtarëve dhe inati i tyre lidhur me këtë se Kosova nuk po i pyet për asgjë është e pakuptueshme, e ulët dhe injoruese, madje edhe poshtëruese për Kosovën”, thotë ai.

Ai shton se ndërkombëtarët për çdo gjë po e lanë fajtorë Qeverinë Kurti, ani pse pas tensioneve qëndron vetëm Serbia dhe grupet kriminale.

“Kosova po u dashka t’i pyes ndërkombëtarët për çdo gjë, kurse Serbia fare për asgjë, bile edhe kur Serbia e kalon kufirin në veri duke e kërcënuar sovranitetin dhe integritetin e saj, ndërkombëtarët i mbyllin sytë dhe veshët, as që guxojnë të pyesin se pse po i bënë të gjitha këto turbulenca në veri, andaj është e pakuptimtë se pse po vazhdojnë edhe më tutje me ledhatime ndaj Serbisë dhe Vuçiqit i cili është një kriminel lufte, gënjeshtar dhe mashtrues ordiner”, thotë Maxharraj.

Profesori shton se Serbia që nga paslufta asgjë nuk i ka pyetur ndërkombëtarët në raport me Kosovën dhe veriun.

“Serbia nuk i pyet ndërkombëtarët as kur bëjnë protesta, as kur i vendosin barrikadat ner sy të tyre dhe KFOR-it. Serbia nuk i pyet ndërkombëtarët as kur i nxjerr në rrugë serbët e veriut por edhe kur i largoi nga institucionet e Kosovës, nga shkollat, gjykatat etj.”, thotë profesori.

Maxharraj madje thotë se Serbia nuk i pyeti ndërkombëtarët as kur nuk i lejoi serbët të dalin në zgjedhje.

“Ndërkombëtarët i reagun Kosovës pse të zgjedhurit në veri shkuan në objektet komunale të ushtrojnë detyrat e tyre, por nuk i reaguan Serbisë edhe kur e kallin Kosovën, kur rrahën Policinë, gazetarët por edhe KFOR-in”, përfundon profesori Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat