Analisti flet për planet e Vuçiqit – ja plani që po kurdis ai!

Politika

Analisti flet për planet e Vuçiqit – ja plani që po kurdis ai!

Nga: M.Haziri Më: 8 gusht 2023 Në ora: 07:44
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Analisti politik Skënder Mulliqi në një prononcim për “Bota sot’, ka folur për situatën aktuale në vend, në veçanti për tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, epiqendra Vuçiq tani ka në rrezik pushtetin e tij dhe se për këtë arsyje inskenon incidente në veri të Kosovës.

“Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuqiq, vetën po e konsideron si përfaqësues të gjithë serbëve të cilët jetojnë në Bosnje, Mal të Zi dhe në Kosovë.

Image
Skënder Mulliqi

Në epiqendër si gjithmonë në gjithë këtë mesele është Kisha Ortodokse Serbe , e cila si më dara po i mban serbët kudo që jetojnë.Klerikët serb ishin ata të cilët në vitët e 90-ta të shekullit të kaluar e orientuan regjimin e Millosheviqit, që më luftë të realizon idenë shoviniste për Serbi të Madhe, ku në atë kohë Vuqiq ishte minister për informim.Sa herë që Vuçiqi e kap zori nga problemet e brendshme, ai i instrumentizon serbët në veri të Kosovës ,që të inskenojnë incidente”, u shpreh ai.

Më tej, analisti thekson që presidenti serb hartojë skenarin për pushtimin e veriut , që i deshtojë, kur bandat serbe sulmuan në protesta të dhunshme Policinë e Kosovës dhe pjestarët e KFOR-it, duke i lëduar shumë prej tyre.

Ndër të tjera ai thotë që në politikën aktuale të Serbisë është institucionalizuar gjenocidi me idelogjinë serbomadhe, siç është ideja e “botës serbe”.

Veriu i Kosovës më shumicë serbe, edhe po është aduti kryesor politik, më të cilin Vuqiqi po shërbehët.Diplomatet nga Brukseli po mashtrohen kur po mëndojnë që me Vuqiqin do të arrihet paqeja e perhershme më shqiptarët dhe shtetet e tjera në rajon.Vuqiqit as që po i shkon ndërmend që këto bisedime maratonike të përfundojnë.Presidenti serb hartojë skenarin për pushtimin e veriut , që i deshtojë, kur bandat serbe sulmuan në protesta të dhunshme Policinë e Kosovës dhe pjestarët e KFOR-it, duke i lëduar shumë prej tyre. Në këtë skenar për ndarje të Kosovës qendron edhe Kisha serbe përmes kryepopit Porfirije iI cili në Graqanicë kishte deklaruar së Kosova për Serbinë është e rëndesishme si Vatikani për katolikët. Në politikën aktuale të Serbisë është institucionalizuar gjenocidi me idelogjinë serbomadhe, siç është ideja e “botës serbe”. Serbia po vazhdon më strategjinë të cilën po e aplikon Putini më luftë të idesë për “botën ruse”, në Gruzi, Krime , Donbas etj”, përfundoi Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat