“Ky është gabimi i madh e historik i dialogut”, juristi alarmon: Ndërkombëtarët u pajtuan që Serbia mos ta njohë Kosovën

Politika

“Ky është gabimi i madh e historik i dialogut”, juristi alarmon: Ndërkombëtarët u pajtuan që Serbia mos ta njohë Kosovën

Nga: Nehat Shaqiri Më: 11 gusht 2023 Në ora: 16:04
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të mësohen më krizën në veri, pasi situata dhe procesi është kthyer në vitin 2010, pra në pikën zero.

Kështu po vlerëson juristi dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani, i cili shton se, për të vazhduar dialogu duhet që të formohen institucionet në veri të Kosovës, të kthehen në punë të gjithë në gjykata e në polici dhe pastaj të mendohet për një marrëveshje përfundimtare.

Burjani teksa komenton situatën aktuale politike shton se, ky ishte qëllimi i dialogu, pra që të kthehet procesi në fillim.

Ai shton se është e paimagjinueshme që në këto rrethana që jemi të mendohet se kur mund të ketë një marrëveshje përfundimtare.

Tash është e paimagjinueshme në këto rrethana me mendua se kur mund të ketë marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, duke pasur parasysh se situata është kthyer në vitin 2010 në veri. Qëllimi politik ishte të kthehet i tërë procesi në zero, për të filluar pastaj prej fillimit. Tash pothuajse procesi është në fillim. Njëherë duhet të formohen institucionet në veri, pastaj të kthehen në punë të gjithë në gjykata dhe në polici të kthehen në veri, dhe atëherë mund të fillohet të mendohet për marrëveshjen përfundimtare”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Profesori pohon se tash jemi shumë larg që kjo të ndodh.

“Pra jemi shumë larg, pasi tash kushti serb për të dal në zgjedhje është themelimi i Asociacionit. Kryeministri Albin Kurti këtë punë nuk e kryen dhe gjendja do të mbetet kështu si është”, thotë ai.

Ai shton se BE dhe SHBA vetëm me sanksione mund t’i bindin palët.

“Duhet të mësohet BE dhe SHBA me krizën në veri, kështu mund të mbetet. BE dhe SHBA vetëm me sanksione mund t’i bindin palët, më nuk vlejnë takimet, dialgu bosh dhe më gënjye se vërtetë ka lëvizje përpara, dhe prej kësaj retorike të BE-së nuk ka gjë”, pohon ai.

Sipas tij, nuk ka marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi.

“Marrëveshja e Ohrit sipas BE dhe SHBA-së ka qenë përfundimtare, s’do të ketë njohje kurrë defakto nga Serbia, por do të mundohen shtetet të jetojnë njëri pa tjetrin. Ky është gabimi i madh dhe historik i këtij dialogu të udhëhequr nga BE-ja. Edhe më keq, SHBA u pajtua që s’do të ketë kurrë njohje reciproke. Kjo solli rrugën qorre dhe instaloj konfliktin, me vendosjen e sanksioneve kundër Kosovës legjitimuan e kurrë s’do të ketë njohje reciproke dhe konflikti u rikonfiguruar sipas interesit serbe”, potencon juristi.

Ai pohon se, Serbia arriti ta bind BE-në dhe SHBA-së se është e pamundur njohja reciproke.

Ky është gabim historik, kur është heq dorë nga bashkësia ndërkombëtare kërkesa për njohje reciproke. Është vën pika, dhe është rivendos interesi serb për krizë, kërcënim palidhje kundër Kosovës”, thekson ai.

Sipas tij, është gënjeshtër e madhe kur thuhet se lufta është në prag në mes Kosovës e Serbisë.

“Në realiteti do të ishte luftë e NATO-s me Serbinë, e kjo kurrë nuk do të ndodhë, sepse Serbia e ka të humbur këtë luftë eventuale, para se të nis, dhe më budallë në Serbi për luftë nuk ka. Marketingu për rrezik për luftë ishte fushatë ndërkombëtare për t’u themeluar Asociacioni, nëse nuk themelohet gjendja mbetet kjo që është tash, por do të ketë pakënaqësi në BE dhe SHBA për këtë lojë politike të aranzhuar për të kthye Serbinë kah perëndimi dhe për të bë një minishtet në katër komunat veriore të Kosovës, që realisht janë fshatra të vogla të Kosovës, me pak banorë dhe me varfëri dhe popullatë që jeton me korrespodencë në Kosovë”, thekson ai.

Burjani shton se rinisa serbe jën duke jetuar në Serbi.

“Gjeneratat e mese dhe të vjetrit vazhdojnë të jetojnë në veri. Realisht problemi është me katër komuna jo me dhjetë komuna siç thuhet tërë kohën”, përfundon profesori dhe juristi Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat