Vrasjet e fundit në Kosovë, eksperti i sigurisë: Në këta muaj rritet kriminaliteti, ja si të veprohet!

Politika

Vrasjet e fundit në Kosovë, eksperti i sigurisë: Në këta muaj rritet kriminaliteti, ja si të veprohet!

Nga: Q.REXHAJ Më: 14 gusht 2023 Në ora: 11:52
Foto ilustrim

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, thotë se vrasjet e fundit në Kosovë lanë gjurmë në opinion. Sipas tij, në muajt e verës rritet numri i kriminalitetit, e krejt kjo për faktin se Kosova është shndërruar në një vend turistik.

Islami në një prononcim për “Bota sot”, thekson se për këto raste institucionet duhet të shtojnë angazhimin.

“Vrasjet e fundit javët që lamë pas, lanë gjurmë në opinion sepse numri i vrasjeve është rritur dhe opinioni e kërkonte që të ndërmerren masa ose shteti dhe shoqëria civile të dhënë kontribut në parandalimin dhe zvogëlimin e numrit të rasteve të tilla. Në të dhënat e policisë dhe statistikat kriminologjike thuhet se në muajt e verës rritet numri i kriminalitetit. Duke pasur parasysh që Kosova është shndërruar në një vend turistik për bashkëatdhetarët tanë dhe numri i madh që frekuentohet në vendin tonë, është që është rrit edhe numri i vrasjeve”, vlerëson ai.

Image
Avni Islami

Sipas tij, personat që kanë kryer vepra penale, duhet të kontrollohen në çdo lokal që futen.

“Për rastin e fundit në kryeqytet në një vend aq të frekuentuar, ku njerëzit hyn me armë brenda, duhet më tepër angazhim. Institucionet dhe Ministria e punëve te Brendshme me Policinë si dhe te jetë aktiv shoqëria civile te bëhet vetëdijesimi i qytetarëve që armët të dorëzohen, kurse ato që janë me leje të fillojnë trajnimet. Ndërsa, kriminelet që kanë kryer vepra penale, me ata duhet të pasur kujdes dhe në çdo lokal që futen duhet të kontrollohen”, deklaron ai.

Vrasjet në Kosovë janë bërë një dukuri shqetësuese dhe alarmante.

Pothuajse çdo ditë kemi raportime nga Policia për sulme të ndryshme, vjedhje e përleshje fizike që po ndodhin në Kosovë.

Ndryshe, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, është qyteti më i frekuentuar nga qytetarët, ndërsa ka numrin më të madh të lokaleve.

Për këtë arsye, zyrtarë të Komunës së Prishtinës po e konsiderojnë nevojë urgjente krijimin e policisë së veçantë për kryeqytetin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat