Përjashtimi i Mujecit, shembull për t’u ndjekur/ Atë që s’e bënë PDK, AAK dhe LDK kur ishin në pushtet, e bëri LVV

Politika

Përjashtimi i Mujecit, shembull për t’u ndjekur/ Atë që s’e bënë PDK, AAK dhe LDK kur ishin në pushtet, e bëri LVV

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 17 gusht 2023 Në ora: 07:57
Besnik Mujeci

Besnik Mujeci, tani ish-asambleist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, është emri më i përfolur aktualisht.

Ai u arrestua nga Policia e Shqipërisë si i dyshuar për trafikim droge. Ai së bashku me një shtetas tjetër të Kosovës ndodhen që nga e marta në paraburgim në Tiranë.

Menjëherë erdhi reagimi nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila e përjashtoi Mujecin nga partia dhe të gjitha strukturat e saj.

Nga ana tjetër, pati edhe reagime të shumta nga opozitarët, të cilët akuzuan LVV-në në lidhje me rastin.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ekstradimi i Mujecit të dyshuarit tjetër nuk ka bazë ligjore të ndodhë, meqë të njëjtët nuk janë në kërkim nga organet gjyqësore të Kosovës.

“Një person i kërkuar nga organet gjyqësore të Republikës së Kosovës mund të ekstradohet nga një shtet tjetër për qëllim të zhvillimit të procedurës penale ose për ekzekutimin e dënimit në Republikën e Kosovës. Meqenëse personat në fjalë nuk janë të kërkuar nga organet gjyqësore të Republikës së Kosovës, nuk ka bazë ligjore të kërkohet ekstradimi dhe nuk pritet ekstradimi i tyre për arsyet e sipërcituara, pra sepse nuk janë të kërkuar nga organet gjyqësore të Republikës së Kosovës”, thuhet nga MD.

Mulliqi: Nuk do të këtë tolerancë ndaj asnjë veprimi kriminal

Image
Skënder Mulliqi

Lidhur me këtë çështje për “Bota sot” ka komentuar analisti Skënder Mulliqi.

Ai ka thënë se edhe para këtij rasti në Kosovë ka pasur shumë afera korruptive, sidomos nga pushtetet e kaluara, madje duke e gjunjëzuar Kosovën.

Sipas tij, shkaku i gjithë këtyre aferave korruptive, Kosova mbeti vend i izoluar dhe shumica e njerëzve dolën jashtë vendit.

"Pasi që u mor informacioni për arrestimin e asambleistit të Komunës të Prishtinës nga radhët e LVV, komisioni disiplinor i kësaj partie e ka trajtuar rastin dhe ka marrë vendim për përjashtimin e Mujecit nga të gjitha strukturat e LVV-së. Dihet që pas luftës patëm shumë afera korruptive dhe të krimit të organizuar, të cilat gati sa nuk e gjunjëzuan Kosovën e lirë e të pavarur. Krimi dhe korrupsioni të niveleve të larta por edhe dukuri tjera negative ishin fenomenet më të këqija të cilat u shfaqën.

Kosova mbeti vendi më i izoluar, dhe më i varfëruar ne Evropë, pikërisht për shkak se kurrë strukturat e kaluara në pushtet nuk i luftuan këto dukuri sa duhet, madje në një formë apo tjetër ishin disa nga ta që u involvuan edhe vetë në korrupsion. Në kohën e pushteteve të kaluara dihet se patëm afera korruptive të disa zyrtarëve të lartë, të cilët edhe u përballën me ligjin, por që çuditërisht disa prej tyre u kthyen pas një kohe në detyrat e larta të shtetit që i kishin. Kjo gjë kishte krijuar edhe mosbesim të qytetarëve në institucionet shtetërore. Gati të gjitha sistemet punuan me defekte te mëdha, dhe kjo ishte njëri ndër shkaktarët kryesor për largimet masive nga vendi, dhe për shkallën e lartë të atyre që kërkojnë një vend të punës”, thotë ai.

Më tej, analisti thotë se rasti i VV-së është i dënueshëm, por këto praktika duhet të ndërpriten dhe ta dinë të gjithë se çfarë i pret nëse ndeshen me ligjin.

Në fund, shton se nuk do të këtë tolerancë ndaj asnjë veprimi kriminal.

"Një ndryshim i vetëdijes qytetare ishte koha të ndodhë që mos të votohen më ata të cilët përballen me ligjin. Ndryshimi ndodhi me ardhjen në pushtet të klasës të re politike, nga e cila me të drejtë edhe u pritën dhe priten ndryshime pozitive në Kosovë.

Në rast i fundit të anëtarit të LVV është i dënueshëm, dhe si i tillë edhe u veprua nga kjo strukturë duke e përjashtuar Mujecin nga LVV. Duhet të ndërpriten praktikat e vjetra të tolerimit të të gjithë atyre që ndeshen me ligjin. Nëse dëshirojmë të formojmë shtet funksional dhe ligjor, duhet të kemi tolerancë zero, ndaj të gjitha atyre të cilët bëjnë veprime kriminale. pushtet aktual duhet të punojë edhe më ngjeshur në këtë drejtim, në mënyrë që krimi dhe korrupsioni i lëshuar rrënjë pas luftës të bie në suaza të normalietit.

Rasti i fundit i Mujecit duhet të jetë shembull, për të gjitha partitë politike edhe për LVV, se nuk do të këtë tolerancë ndaj asnjë veprimi kriminal”, përfundon ai.

Mehmeti: Po ndërtohet një model i ri

Image
Faton Mehmeti

Edhe analisti Faton Mehmeti thotë se me përjashtimin e asambleistit nga partia, VV ka dhënë shembull, që duhet ta ndjekin të gjitha partitë e tjera.

Mehmeti, thotë se në të kaluarën nuk ka pasur guxim që drejtësia të arrestojë perosna që ishin përfshirë në afera korruptive.

VV ka dhënë shembull edhe më parë me rastin e përjashtimit të asambleistit Berat Lahu pas arrestimit të tij, kështu po ndjek modelin edhe në ratsin e Besnik Mujecit. Kjo praktikë duhet ndjekur nga të gjithë, ndonëse në të kaluarën nuk ka pasur guxim drejtësia të arrestojë, e ata që ishin edhe publikisht të përfshirë në afera vetëm sa janë ngritur në pozita.

Fatmirësisht, po ndërtohet një model i ri, të gjithë ata që kanë problem me ligjin nuk duhet të jenë pjesë e partive politike, aq më tepër të kenë pozita në shtet”, deklaron Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat