“LVV nuk i duron skandalet”/ Publicisti nga SHBA numëron veprat e PAN-it dhe LDK-së për të cilat nuk dhanë përgjegjësi

Politika

“LVV nuk i duron skandalet”/ Publicisti nga SHBA numëron veprat e PAN-it dhe LDK-së për të cilat nuk dhanë përgjegjësi

Nga: A.SH Më: 17 gusht 2023 Në ora: 13:14
Ish-krerët e partive, të cilat formuan koalicionin PAN

Asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Mujeci është kapur në flagrancë me sasi të madhe të drogës, të llojit ekstazi në Shqipëri.

Ai është arrestuar nga autoritetet atje.

Derisa, në Kosovë, LVV e ka përjashtuar nga partia.

Ky rast ngjalli reagime të shumta nga partitë opozitare, që kërkuan edhe hulumtim më të gjerë rreth këtij rasti.

Por, dikush po mendon se në Kosovë kanë ndodhur skandale edhe më të mëdha të faktorit politik autorët e të cilave janë fshehur dhe mbrojtur nga partitë e tyre.

Analisti Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kupola e krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte në veri të Kosovës, por jo vetëm.

Sipas tij, i gjithë krimi dhe korrupsion u shtri në gjithë Kosovën.

Analisti thotë se vallen e luanin njerëzit e Vuçiqit dhe njerëzit më të pushtetshëm në Kosovë.

“Kupola e krimit të organizuar ku ishin të sistemuar njerëzit në pozita të larta, zhvillohej dendur në veri të Kosovës. Aty po zhvillohej kontrabandë e madhe. Atje korrupsioni i lidhte njerëzit në pozita të larta pa dallim kombi dhe feje, ishin bërë bashkë serbë e shqiptarë ku po e luanin vallen e korrupsionit dhe të krimit të organizuar.

Atje vallen e krimit të organizuar e loznin njerëzit e Vuçiqit si Zvonko Veselinoviq, Zhelko Veselinoviq, Milan Rodojçiq, Goran Rakiç me njerëzit tanë më të pushtetshëm. Kështu korrupsioni dhe krimi i organizuar lulëzonte jo vetëm në veri por në tërë Kosovën”, thotë ai.

Sipas tij, edhe më herët kishte afera në të cilat u përfshinë edhe zyrtarë partishë.

Skandale korruptive kishte nga PAN-i, por edhe nga LDK, thotë Mahxarraj.

“Korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk luftohej fare, ani pse ne vazhdimësi kritikohen nga Bashkësia Ndërkombëtare, bile edhe vizat që nuk po vinin fare ishin si pasojë e mos-luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Aferat e korrupsionit ishin permanente gati si të përditshme. Nuk kishte ditë që nuk pëlciste ndonjë afër korrupsioni, por ato sa ora humbnin, zhdukeshin të pa luftuara e të mbuluara nga njerëzit e fuqishëm të pushtetit. Skandalet më korruptive vëreheshin në koalicionin e PAN-it, por nuk ishin të pastra as partitë tjera si LDK etj.”, nënvizon ai.

Derisa për rastin e LVV-së, thotë se bëri jehonë të madhe nga mediat dhe partitë opozitare të cilat mezi prisnin që të ndodhë diçka e tillë për ta sulmuar LVV-në.

“Këto ditë një aferë e tillë korruptive e përfshiu edhe LVV ku një anëtar i saj asamblisti Besnik Mujeci se bashku me persona tjerë u arrestuan për dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike prej 11.300 tabletash “ekstazi” diku me vlerë të tregut rreth 400 mijë euro. Ky grup ishte nën survejimin e policisë derisa edhe u kapë në flagrancë.

Arrestimi i këtij grupi me Besnik Mujecin bëri jehonë të madhe në mediat, aq më tepër kësaj temë i jepen rëndësi të madhe partitë politike si PDK, LDK dhe AAK të cilët mezi nuk pritnin që diçka e tillë të plasë në LVV duke e pas parasysh avazin e këtyre partive në opozitë ndaj LVV që assesi që dy vite e më shumë nuk po mundë ta durojnë. Këto parti të opozitës si në kor por edhe të koordinuar me Lista Serbskan atë Vuçiqit duke e kërkuar dorëheqjen e Albin Kurtit ende pa u ulur mirë në karrigen e kryeministrit”, thekson analisti.

Në fund, shton se për dallim nga partitë e tjera LVV, brenda një dite ndërmori masat ndaj asambleistit duke e përjashtuar nga funksionet që kishte dhe partia.

“Partitë opozitare, mjetet e informimit, personat me peshë në partitë politike opozitare si në kor, të orkestruar e morën rastin “Mujeci” si të mirëpritur për ta sulmuar LVV dhe për ta njollosë zi e më zi duke e etiketuar edhe atë me tiketa te korrupsionit. Por, LVV nuk ishte si partitë tjera te korruptuar deri ne fyt me afera dhe skandale brenda përbrenda tyre. Vlen të theksohet afera PRONTO e PDK e cila mori vëmendjen e opinionit të brendshëm por edhe të atij të jashtëm, ne krye me Adem Grabovcin ku ishin të përfshirë pothuajse të gjithë krerët më të lartë të kësaj partie që ishin edhe në pushtet. Ishin te tmerrshme bisedat e tyre sekrete se si rrjedhshin skandalet ne te gjitha sferat e jetës shoqërore. Këso skandale ka pasur edhe në kuadër të të gjitha partive, në veçanti në AAK ku janë avulluar me miliona euro duke e korrigjuar vlerën e aseteve rrugore në ndërtim, etj.

“Por, megjithatë LVV ani pse nuk kishte ide se ndonjë anëtar i saj do të merrej me korrupsion, për dallim me skandalet dhe aferat e partive tjera në të kaluarën, rastin e mori qetësisht dhe brenda një dite i qëroi hesapet me asamblistin Besnik Mujecin duke e përjashtuar nga partie qe është unikat në Kosovë për ndonjë rast te tillë. LVV i kërkoi atij se në afatin sa më të shkurtër të dorëzoi edhe mandatin e asamblistit në Kuvendin e Prishtinës. Kështu veprohet nga partia e cila nuk e duron skandalet korruptive e sidomos me tregti droge”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat