Opozita kërkon zgjedhje të reja/ Partia në pushtet e fton t’i “matin” forcat

Politika

Opozita kërkon zgjedhje të reja/ Partia në pushtet e fton t’i “matin” forcat

Nga: Qendresa Rexhaj Më: 19 gusht 2023 Në ora: 08:06
Ramush Haradinaj- Lumir Abdixhiku- Memli Krasniqi

Mbi dy vjet pas marrjes së mandatit të Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, partitë opozitare po kërkojnë zgjedhje të reja.

PDK, LDK dhe AAK tash e një kohë janë deklaruar se janë të gatshme për zgjedhje të reja, madje ato kanë këruar edhe dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

kërkesa e opozitës për zgjedhje të reja nuk po konsiderohet si përpjekje serioze nga partia në pushtet.

Rexhaj: Opozita t'i shfrytëzojë mjetet demokratike

Deputeti i mazhorancës, Arbër Rexhaj, thotë se opozita mund t’i përdor të gjitha instrumentet demokratike për kërkesën e tyre.

Pastaj, sipas tij shihet forca se a mund të mund ta rrëzojnë Qeverinë Kurti.

“Ata i kanë instrumentet demokratike dhe mund ta përdorin mocionin e pastaj të shohim forcën se a mund ta rrëzojnë qeverinë apo jo”, ka thënë Rexhaj për “Bota sot”.

Image
Arbër Rexhaj

Burjani: Qytetarët nuk kanë alternativë të ndershme

Nga ana tjetër, analisti politik, Blerim Burjani, vlerëson se mundësia për rrëzimin e Qeverisë nga opozita është e vogël.

Burjani thotë se, imazhi i keq publik nuk garanton ndonjë rezultat të lartë zgjedhor dhe se qytetarët nuk kanë alternativë të ndershme.

“Interesim mund të ketë, por mundësi nuk ka. Imazhi i opozitës është i keq në publik, sidomos i PDK dhe AAK dhe nga pak edhe LDK. PDK dhe AAK nuk bashkëpunuan me organet e rendit dhe nuk denoncuan individ brenda partive të tyre. Dyshohet se individ të caktuar të AAK-së kanë funksionuar përmes rrjetit kriminal të udhëhequr nga zyrtarë të lartë të këtij subjekti. Pra imazhi i keq publik nuk garanton ndonjë rezultat të lartë zgjedhor. Qytetarët nuk kanë alternativë të ndershme”, thotë ai.

Image
Blerim Burjani

Tutje ai deklaron se, sa më parë që largohet VV nga pushteti është më mirë për Kosovën dhe miqtë e saj ndërkombëtar.

“Dëshpërimi po ashtu është ndaj VV-së, zgjedhjet është mirë të ndodhin sa më parë për shkak të degradimit të imazhit nga VV për Kosovën. Sa më parë të largohet ky subjekt nga pushteti është më mirë për Kosovën dhe miqtë e saj ndërkombëtar”, deklaron ai për “Bota sot”.

Kërkesa e opozitës për zgjedhje

Pas zhvillimeve të fundit në vend dhe sanksioneve ndërkombëtare ndaj Kosovës, partitë opozitare kanë intensifikuar kërkesat për zgjedhje të reja.

AAK ka paralajmëruar mocion mosbesimi.

Ndërkaq, PDK ka kërkuar shpërbërjen e Kuvendit.

Po ashtu, edhe LDK është shprehur e gatshme për zgjedhje, ku i kanë bërë thirrje kryeministrit Kurti të jap dorëheqje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat