Alarmi nga CNN, eksperti i sigurisë paralajmëron Ballkanin dhe Kosovën

Politika

Alarmi nga CNN, eksperti i sigurisë paralajmëron Ballkanin dhe Kosovën

Nga: P.Rudi Më: 19 gusht 2023 Në ora: 18:01
Foto ilustrim

Sipas një analize të publikuar nga mediumi amerikan, CNN, perëndimi me qasjen e butë që po ndjekë ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, po rrezikon destabilizimin e Ballkanit.

E se ka rrezik për një destabilizim të rajonit tonë, e thotë edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

“Mediumi si CNN amerikan, BBC angleze janë mediume që burimet e tyre janë institucionet që bëjnë analiza dhe hulumtime në përmasa institucionale. Dhe informacionet e marra dhe produkti i dalur nga projeksionet e këtyre informacioneve po japin që Ballkani Perëndimor ka potencial të lartë të përshkallëzimit, deri te një konfrontim i armatosur në mes rrymave të ndryshme që janë instaluar në këto shtete të këtij gadishulli”, thotë Shala për “Bota sot”.

Image
Drizan Shala

Sipas tij, ndërhyrja direkte e SHBA-së, ka bërë që ky përshkallëzim në Ballkan të shtyhet së paku edhe për një vit.

“SHBA si promotor i demokracisë më liberale në botë, ka dhënë kahjën përmes involvimit në formën më të drejtpërdrejt duke bashkërenduar dhe vepruar me çdo qeveri për t’i pamundësuar qasjen e politikes së Putinit apo të Xi Xhinping-ut. Dhe mbi këtë ajo ka lëshuar një dekret për të monitoruar më gjitha mundësitë e saja që kjo rrëshqitje mos të ndodhë në këtë pjesë të Evropës duke e shtyrë edhe për një vit kalanderik”, shprehet Shala.

Më tej, Shala jep edhe shembujt që tregojnë sinjalet e potencialit për destabilizim të Ballkanit Perëndimor.

“Prandaj që nga ndryshimet politike botërore si pasojë e 2014-ës në Krime e tutje, mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare kanë marr informacione sistematike duke parë që rreziku është i lartë ku janë vërejtur tentimi grushteti në Malin e Zi në 2016 nga formacionet inteligjente ruse, si dhe situata aspak të lehtë në Maqedoninë e Veriut ku tensionet në kanë qenë në rritje që prej zgjedhjeve të kontestuara në prill 2014, në të cilat partia në pushtet konservatore VMRO-DPMNE e Gruevskit mundi partinë ish-komuniste Social Demokrate të Zoran Zaev (SDSM), edhe atë për të katërtën herë me radhë. Opozita deklaroi se zgjedhjet ishin manipuluar dhe vjedhur nga pushteti, siç quhet, diktatura e Gruevskit dhe që u shpërfaqen në 2019 në Parlamentin e këtij shteti duke sulmuar për të vrarë ish udhëheqin e LSDM-së dhe përfaqësuesve të shqiptarëve”, nënvizon Shala.

“Ndërsa me ardhjen në pushtet të VV-së nga marrja e vendimeve shtator 2021 e tutje e kemi një situatë e cila doli nga kontrolli disa herë, për të cilën është dashtë të intervenojë edhe Ambasadori Amerikan (korrik/gusht 2022) përmes tërheqjes se vërejtjes për vazhdimin e qëndrimeve të gabuara politike të kësaj qeverie”, shpjegon Shala.

Për fund, ai paralajmëron se mund të ketë një ofensivë të re serbo-ruse.

“Por situata është komplikuar më tutje pas avancimit të gabimeve politike, ku tani në 2023 mund të jemi prapë në një ofensivë të re nga strukturat e Rusisë dhe Serbisë etj, për të tentuar ta marrin influencën në Kosovë përmes trazirave dhe kështu rajoni të fillojë një fazë ta re të tensioneve në ish territoret e RSFJ. Faktori ndërkombëtar është duke parë me shqetësim gjithë këtë situatë duke shpresuar që përmes veprimeve të saja në drejtim të sanksioneve për qeveritë që nuk zbatojnë politikë progresive demokratike të përcaktuar sipas dekretit nga Shtëpia e Bardh dhe Presidentin Amerikan”, përfundon për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat