U kritikua ashpër për vizitën e tij në Maqedoni/ Profesori: Nuk ka vend për kritikë, nuk ishte ky qëllimi i Kurtit!

Politika

U kritikua ashpër për vizitën e tij në Maqedoni/ Profesori: Nuk ka vend për kritikë, nuk ishte ky qëllimi i Kurtit!

Nga: A.SH Më: 19 gusht 2023 Në ora: 22:02
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditë më parë kishte zhvilluar një vizitë në Maqedoni, kryesisht në Tetovë.

Vizita e tij u kritikua shumë si nga opozita në Kosovës, ashtu edhe nga liderët maqedonas atje.

Ata mendonin se vizita e tij ishte tendencioze.

Jursiti Muhamet Klemnedi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se vizita e Kurtit nuk ishte për kritikë dhe se dy punët të cilat i bëri atje ishin normale dhe pa pikësynime nacional-shoveniste.

Vizitën e Kryeministrit të Kosovës në Çair dhe në Tetovë, shumë forca politike dhe analistë të Kosovës, e kanë vlerësuar në gjest jo politik. Ka disa që edhe e vlerësojnë në veprim të një “ultranacionslisti” në shërbim të shovenizmit serbosllavomadh.

Në të njejtën kohë, udhëheqësit e shtetit të Maqedonisë së Veriut, si dhe vetë kryeshovenisti serbomadh, Aleksandër Vuçiç, e vlerësuan në “akt nacionalist për të krijuar Shqipërinë e "madhe".

Qëndrimet e tilla, pavarësisht pozitave dhe analizave të të kundërta në dukje, kanë një pikësynim, atë të denigrimit të vetë politikës së shtetit të Kosovës.

Natyrisht se edhe unë me shumë çështje nuk përputhemi me z.Kurti.

Ka shumë veprime që nuk i përkrahi. Ka bërë shumë pak punë ose fare për mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes se masave të gjera popullore. Pensionet janë qesharake. Papunësia vazhdon, sikundër edhe ikjet nga vendi. Nuk është përmirësuar gjendja e veteranëve, të invalidëve dhe të familjeve të ish- ushtarëve dhe dëshmorëve të kombit.

Ka dhe shumë çështje në fushën sociale, në arsim, në gjyqësi, në rend dhe në siguri, që nuk përputhemi.

Mirëpo, nuk mendoj se ka vend për ndonjë kritikë a punë të rrezikshme të Kurtit gjatë inagurimit të rrugës e Çair me emrin e veprimtarit të shquar të kombi, heroit Adem Demaçi. Po kështu as në vizitën në Tetovë dhe plani për ndërrimin e rrugës Tetovë-Prizren nuk ishte për kritikë.

Të dy këto punë janë normale dhe pa pikësynime nacional-shoveniste”, shprehet ai.

Më tej, ai thotë se për t’u kritikuar ishte fjalimi i Kurtit, sipas të cilit, bëri një krahasim se Prizreni dhe Tetova kanë qenë në një qiell por që ujanë ndarë me një bjeshkë në mes.

Sipas tij, në gjithë këtë mes qëndron një e keqe, e që është bashkimi i kritikës mes opozitës në Kosovë, predentimeve të presidnetit maqdonas dhe me kritikat e presidnetit serb.

Mund të kritikohen diskutimet e bëra. Fjalimet qesharake të z.Kurti, si psh.:

"Prizreni dhe Tetova kanë qenë bashkë në një qiell por u ndanë me bjeshke gjatë historisë".

Thënie qesharake dhe me kuptime të ndryshme aspak praktike. E keqja është bashkimi i kritikës nga Kosova me pretendimet e Presidentit të Maqedonisë Pendarovskin, me kryetaren e komunës së Shkupit dhe me kriminelin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ky bashkim tregon se edhe pse janë kufijtë midis Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk ka dallime politike dhe se si sllavët maqedon, ashtu edhe sllavët serb, kanë një synim, atë të bashkimit të Maqedonisë së Veriut me Serbinë. Asgjë nuk ka ndryshuar në politikën sllavomadhe.

Ndryshe, si duhet kuptuar krimineli Vuçiç në deklarim të vizitës, me deklaratat e vijës së njejtë të kryemiminstrit të Maqedonisë, Dimitar Kovaçevskiç dhe Presidentit të këtij shteti. Këtej shkojnë pastaj edhe ftesat nga policia dhe bisedat informative dhe gjobat. Të gjitha në një qëllim. Vija politike sllave në Maqedoni dhe në Serbi është e njejta. Kanë përmbajtje të njejtë. Ndryshojnë vetëm në radhitje gjuhësore deklarimet sllavomadhe të deklaratave nacional-shoveniste në Serbi dhe në Maqedoni. Ky fakt tregon gjendjen aktuale dhe detyrat që duhet të kapen në Prishtinë. Mund të akuzohet dhe edhe të ndërlidhet në spiunazhe, por në raport me gjendjen, lypset një bashkim politik. Ndarja e dëmton çështjen”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat