“Furtunë para stuhisë” skenari i ri i Vuçiqit për destabilizim të veriut të Kosovës?!

Politika

“Furtunë para stuhisë” skenari i ri i Vuçiqit për destabilizim të veriut të Kosovës?!

Nga: A.SH Më: 20 gusht 2023 Në ora: 11:59
Foto nga tensionet në veri të Kosovës

Sërish anë filluar dorëheqjet e serbëve nga institucionet e Kosovës, kësaj radhe dhanë dorëheqje disa pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës.

Për këtë kanë shprehur shqetësimi Shtetet e Bashkuara dhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), pasi thanë se tre pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës kanë dhënë dorëheqje.

Analisti Binak Maxharraj në një pronocim për “Bota sot” ka thënë edhe pse pati reagime nga BE dhe SHBA, këto reagime nuk u morën parsysh.

Ai hedh kritika mbi ambasadorin amerikan në Serbi, për të cilin thotë se nuk reagoi fare në lidhje me këtë çështje.

Tutje, Maxharraj thotë se ehde BE ehde SHBA, dhe të gjithë akterët me ndikim, duhet ta drejtojnë gishtin kah Serbia, e jo ta përkëdhelin dhe ta ledhatojnë atë.

“Qeveria e Kosovës përmes aplikimit për t’i plotësuar vendet vakandt me policë të rinj në veri, pas nxjerrjes së mëparshme të tyre me dhunë. Kohë më parë në veri u trajnuan policët e rinj multietnik në mesin e të cilëve ishin edhe 46 pjesëtarë nga komuniteti serb te cilët u betuan dhe filluan punën në muajin korrik 2023. Por,nisi të ndodhë furtuna para stuhisë. Këto ditë u raportua çuditërisht se dhanë dorëheqje nga policia shumë etnike shtatë policë të etnitetit serb. Shkuan, ikën pa shenjë e gjurmë, sikur dikush ua vodhi ndërsy.

Kjo shkaktoi furtunë brenda ndërkombëtarve e në veçanti në kuadër të BE dhe SHBA-ve. Si gjithëherë i pari reagoi Ambasadori i SHBA në Prishtinë, Jeff Hovenier i cili i shprehi të gjitha shqetësimet për doreheqjën e shtatë pjesëtarëve serbë nga Policia e Kosovës ku ndër të tjerash tha: “jemi duke e përcjellë nga afër situatën”. Por, nuk tha asgjë se në ç’drejtim e ka drejtuar teleskopin për të kuptuar se nga erdhi kjo e ligë. Kurse ambasadori tjetër amerikan në Serbi, Christopher Hill. as që u prononcua. Mjerim, Hill është një proserb tipik, ai deklaroi haptas para do kohe se ishte “Gabim qe Amerika e bombardoi Serbinë”. Atak, sulm tipik në politikën amerikane e cila e sulmojë Serbinë për tentim të shfarosjes së shqiptarëve siç ka vepruar shekuj me radhë, dhe përsëri sikur nuk ka deklaruar asgjë vazhdon të jetë ambasador në Serbi.

Shqetësime të njejta pati edhe Shefi i Misionit të BE-së për sundimin e ligjit ne Kosovë Giovani Pietro Brbano. Pashtu edhe EULEX-i dhe të gjithë ambasadorët tjerë të QUNIT-it.

Nuk po shohin as nuk po dëgjojnë asgjë. Totalisht të humbur kur është fjala me e drejtu gishtin kah Serbia dhe Vuçiq. Këtë ndërkombetarët nuk guxojnë ta thonë derisa përkëdhelin dhe e ledhatojnë atë për së koti", thotë ai.

Në fund, shton se edhe deklarimi i Nenad Rashqi për këtë situatë, ishte kundër BE-së dhe SHBA-së, por që sipas Maxharrajt në veri dihen kriminelët dhe bandat e tyre.

“Por edhe më i fuqishëm ishte edhe reagimi i ministrit serb për komunitetet në qeverinë e Kosovës Nenad Rashiq i cili si serb i la pa frymë te gjithë i la pa tekst deklaratat e ndërkombëtarve dhe ambasadorëve të cilët deklaruan hapatas se nuk po e dinë se kah po ju vjen kjo e keqe policëve të Kosovës të komunitetit serb, por vetëm po e “përcjellin nga afër situatën”. Sipas Rashiqit policët e Kosovës të komunitetit serb dhanë dorëheqje për shkak se ishin te “kërcënuar, të nënçmuar, me kërcënime ndaj tyre dhe ndaj familjeve të tyre”, duke theksuar më tej se “fatkeqësisht nuk ka asnjë serbë që së paku njëherë personalisht mos të ketë ndjerë kërcënimet e egra nga “forcat e padukshme malore” që shkatërron çdo vepër dhe çdo dëshirë të serbëve në veri për t’u inkuadruar në institucionet dhe në bashkëjetësë në Kosovë”.

Ky deklarim i hapur i ministrit Rashiq drejtuar ndërkombëtarve, BE dhe SHBA dhe të gjithë amabsadorëve te QUINT-it se nuk ka nevojë që “ta përcjellin situatën” siç thonë ata, por situata është e çartë se të gjitha kërcënimet, ofendimet vijnë nga personat që kanë emër e mbiemër si janë kriminelët dhe bandat krimniele si Veselenoviqi, Radojçiqi dhe Rakiq, etj në krye me kryebanditin presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, të cilët krijojnë protesta, bëjnë kërcënime, bllokojnë rrugët, i nxjerrin nga institucionet legale të Kosovës serbe të veriut e për të cilat ndërkombëtarët e sidomos BE dhe SHBA nuk reagojnë fare, nuk e sanksionojnë fare Serbinë, përkundrazi e ledhatojnë, e përqafojnë si derrin dhe dreqin në male”, shprehet ai.

Se çfarë pritet të ndodhë në vjeshtë, Maxharraj, thotë se Vuçiqi do të munohet si gjithmonë të krijojë rrëmujë në veri të Kosovës.

“Në fund vera po kalon, vjeshta po afrohet furtuna po kalon, e natyra po e ndryshon pamjen nga e gjelbërta në të verdhë, duke ia lëshuar vendin një stuhije edhe më të madhe kur kriminelët, grupet kriminele të presidentit të Serbisë Vuçiq do të krijojë rrëmujë dhe stuhi përsëri në veri të Kosovës me rastin e zgjedhjeve lokale atje, sepse Vuçiq nuk është i interesuar për dialog, ar për zbatimin e marrëveshjeve, nuk është i interesuar për zgjidhjen e “situatës sociale” të serbëve në veri, sepse ajo është shumë më e mirë se çdokund tjetër, bile në shumë raste edhe më e mirë se sa edhe shqiptarëve të cilët po ikun për çdo ditë nga Kosova. Presidenti Vuçiq përsëri në vjeshtë do t’i bojkotoi zgjedhjet ne veri, për të ruajtur “El Doradon”serbe të krijuar atje për tri dekada e këtej do ta arrijë përsëri përmes rrëmujës dhe protestave me rrezik të madh që edhe ta sulmojë Kosovën siç po vepron në vazhdimësi duke e kërcënuar Kosovën me ndërhyrje, sepse Serbia dhe Vuçiq nuk lodhën fort për një grusht serbësh në veri Serbisë dhe Vuçiqit i intereson veriu i Kosovës i praruar në florinjë”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat