“Skandaloze dhe e turpshme”, kërkohet përjashtimi urgjent i Borellit dhe Lajçakut – ja dëmet që po i bëhen Kosovës

Politika

“Skandaloze dhe e turpshme”, kërkohet përjashtimi urgjent i Borellit dhe Lajçakut – ja dëmet që po i bëhen Kosovës

Nga: A.M. Më: 21 gusht 2023 Në ora: 14:02
Miroslav Lajcak, Josep Borell dhe Albin Kurti

Në veri të Kosovës, ku jeton popullata shumicë serbe, tensionet u ngritën pasi kryetarët shqiptarë, me ndihmën e policisë, hynë në ndërtesat komunale në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

BE-ja, e cila prej më shumë se dhjetë vjetësh ndërmjetëson në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përgjegjësinë për këto tensione ia ngarkoi Prishtinës dhe kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës dhe kthimin në dialog.

Bashkë me konstatimin se Qeveria e Kosovës po i injoron këto kërkesa, BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj saj, në fund të qershorit, në formë të pezullimit të përkohshëm të punës për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Që nga atëherë, Kosova ka bërë hapa konkret për shtensionim të situatës, duke reduktuar numrin e policëve në komunat veriore dhe po punon për organizimin e zgjedhjeve të reja në këtë pjesë të vendit.

Pavarësisht kësaj, BE nuk po tërhiqet nga sanksionet që ka vendosur ndaj vendit tonë.

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një bashkëbisedim me “Bota sot” u shpreh dyshues sa i përkeq qëndrimit të BE-së për vendimin që reduktoi numrin e policëve të Kosovës në veri.

Ai këtë e ndërlidhi me deklaratat e zëdhënësit Stano kundër Kosovës.

“BE-ja ka mirëpritur vetëm me fjalë, pakësimin e policisë të Kosovës, në masën 25 % dhe disa nisma tjera de-përshkallëzuese, në 4 (katër) komunat veriore. Përndryshe, me deklarimet e fundit të zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, demanton atë të ashtuquajtur "mirëpritje", kur thotë se "Kosova është e paaftë, për ta realizuar mirësjelljen evropiane!"

Dhe, kjo dëshmon se zotëria në fjalë, edhe nëse nuk e ka këtë mendësi të mykur personale, "ai flet me gojën e shefit të tij Borrell", siç kanë konstatuar dhe deklaruar, botërisht, eurodeputetët gjermanë, anglezë dhe, të paktën, 56 eurodeputetë të tjerë, duke i penalizuar ndërmjetësuesit dhe BE-në, për sjelljen, tërësisht, të njëanshme dhe skandaloze, në raport me Kosovën viktimë dhe mbështetjen e hapur dhe të turpshme për persekutoren Serbi”, deklaroi publicisti.

Image
Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

Krahas kësaj, Zeqiraj kritikoi ashpër edhe Borellin dhe Lajçkun, ku potencoi se këta të fundit do duhej të largoheshin kohë më parë nga kryesimi i dialogut Kosovë-Serbi.

“Pas dorëzimit të -Draft-statutit- për Asociacionin nga Komisioni serb, për BE-në në Bruksel, ku, veç tjerash, kërkohet autonomi territoriale dhe referendum, për serbët e Kosovës, Mirosllav Lajçak e aprovon, duke e konsideruar "si nismë të mirë për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi" dhe Josip Borrell, që sot bënë thirrje "të dënohen dhunuesit e protestave të përgjakshme të 29 majit 2023", të nesërmen, pas arrestimit të 3-4 kriminelëve serbë, "të zënë me pelë për dore", reagonte në adresë të qeverisë të Kosovës, se "po provokoni serbët", gjithçka duhej të ndryshonte. Përkundër, "avazi i vjetër" vazhdoi!

Borrell dhe Lajçak duhet të përjashtoheshin, nga kryesimi i dialogut, kinse, ndërmjetësues e pajtues, dhe të penalizoheshin, si abuzues e shpërdorues të vrazhdët, të detyrës së besuar nga BE-ja, qofshin si korruptivë, ideologjikë apo sllavistë. Por, mbi të gjitha, me qëndrimet, deklarimet dhe veprimet e tyre, nxitën Serbinë fashiste, deri në përshkallëzimin e dhunës së përgjakshme, për rrjedhojë plagosjen e tej 30 ushtarakëve të KFOR-it, të policëve të Kosovës, gazetarëve dhe të qytetarëve të tjerë vendorë, në veriun e Kosovës”, theksoi ai.

Më tej, publicisti radhi disa nga masat që duhet ndërmarrë për de-eskalimin e situatës në komunat veriore të vendit.

Këtu, si pikë kryesore ishte heqja e Asociaiconit nga dialogu Kosovë-Serbi, si dhe kërkoi hapjen e Urës së Ibrit për lëvizjen e lirë të njerëzve, pavarësisht, përkatësisë nacionale.

“BE-ja, në bashkëpunim me komandën e KFOR-it dhe qeverinë e Kosovës, duke parë qëllimet e Beogradit, në koordinim me Moskën, për ndarjen dhe aneksimin e veriut të Kosovës, përmes të ashtuquajturit -Asociacion-, duhej dhe duhet të marrin këto masa, për ta pamundësuar çfarëdo destabilizimi të Kosovës apo të rajonit të Ballkanit Perëndimor:

a) Heqja nga agjenda e dialogut, të çfarëdo Asociacionit mono-etnik. Ndërkohë, trajtimi dhe të drejtat e minoriteteve, të garantohen nga BE-ja dhe SHBA, përmes monitorimit, me kuadrin që ata kanë në Kosovë. Tashmë, është provuar se Kosova ka ligje të kompletuara, në trajtimin demokratik të pakicave. Populli ynë ka vuajtur, përtej një shekulli, diskriminimin e egër të pushtuesit serbo-sllavë. Andaj, kurrë nuk do ta bëjë atë, që ka provuar në kurrizin e tij. Përkundrazi, minoritetet kanë të drejta, madje edhe privilegje, më shumë se sa çdo minoritet, jo vetëm në Ballkan, por edhe më gjerë në botë.

b) Kosova ka 365 km. linear kufi tokësor me Serbinë. E gjithë kjo hapësirë, është e pamundur të kontrollohet nga forcat e KFOR-it. Prandaj, ajo që nuk është bërë nga dita e parë e çlirimit, të bëhet, të paktën, sot. Pra, ushtria e Kosovës të vihet përgjatë gjithë kufirit me Serbinë, aktualisht, nën monitorimin e KFOR-it.

Kjo prani ushtarake në kufi, do ta parandalonte çfarëdo agresioni, si ai i 29 majit 2023, ose i përmasave më të mëdha; do t`i parandalonte protestat e pamotivuara, të paligjshme; hyrje-daljet e pakontrolluara, ilegale, sikur Kosova të ishte "Hani i Dilit" në Prishtinë apo "Hani i Perisnakës" në Skrapar. Do ta parandalonte kontrabandën me armë, drogë, cigare apo mallra të tjera.

c) Ura e Ibrit, e mbyllur me qëllime të errëta, ndarëse, duhet të hapet pa ceremoni fare, për lëvizjen e lirë të njerëzve, pavarësisht, përkatësisë nacionale. Komunietetet në hapësirat e veriut të Kosovës, nuk kanë armiqësi reciproke. Zjarrit të urrejtjes ndërnacionale, i fryejnë ata që ëndërrojnë aneksimin e asaj pjese, të bllokuar përtej dy dekadave radhazi.

d) Të larguarit me dhunë e përgjakje, shqiptarë, boshnjakë, romë, duhet të kthehen në trojet e tyre, në veriun e Kosovës, duke i ndihmuar në ndërtimin e shtëpive të tyre të djegura, nga vandalët kriminelë serbë. Për ndërtimin e shtëpive, përveç shtetit që e ka për detyrë, mund të ndihmojnë firmat dhe njerëz të tjerë vullnetmirë. E gjithë kjo duhet të monitorohet nga shteti i Kosovës”, përfundoi Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat