“Po skalitet hapësira territoriale për botën serbe”/ Profesori jep alarmin: Ky është plani serb në rajon!

Politika

“Po skalitet hapësira territoriale për botën serbe”/ Profesori jep alarmin: Ky është plani serb në rajon!

Nga: A.SH Më: 21 gusht 2023 Në ora: 22:39
Dodik dhe Vuçiq

Në rajon, sidmos në Kosovë, nuk po ecin punët siç duhet. Serbia është shteti që vazhdimisht po kërcënon Kosovën, dhe jo vetëm.

Serbia perveç deklaratave si nga ministri i mbrojtjes ashtu edhe nga presindenti, edhe rrugët i ka të mbushura me grafite nacionaliste, nëpërmjet të cilave është dhënë një mesazh, “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Profesori Muhamet Kelmendi në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se serbët janë vënë në aksion për realizimin e botës serbe.

Andaj, në bazë të deklaratave të ministri serb të mbrojtjes, Serbia synon ripushtimin edhe të Maqedonisë së Veriut, të Malit te Zi dhe të Republikës Serbe.

Kurse, në rast të një sulmi, nëse tërhiqet NATO, është Kosova e para që do ta pësojë, sipas Kelmendit.

“Serbia nuk ka hequr dorë nga ripushtimi i Kosovës. Mbështetur në Kushtetutën e shtetit serb, në Preambull, "është sanksionuar se Kosova është Serbi".

Mbi këtë bazë janë deklarimet e bëra nga krerët e shovenizmit serbomadh të botës serbosllave.

Për realizimin e botës serbomadhe, mbi Kosovë, mbi Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë, mbi Malin e Zi dhe mbi Maqedonine e Vetiut, është armatimi i bërë nga shteti serb.

Mjetet luftarake janë ofenzive. Serbia nuk është armatosur për mbrojtje, por për aktivitete agresive ushtarake. E këtu sulmi i parë, nëse tërhiqet NATO, është Kosova.

Për të treguar se Serbia synon ripushtimin edhe të Maqedonisë së Veriut, të Malit te Zi dhe të Republikës Serbe, është deklarata e fundit e Ministrit serb të mbrojtjes.

Ai kërkoi tërheqjen e njohjeve se shtetit të Kosovës nga Podgorica dhe nga Shkupi, u shpreh se forca e vetme që garanton luftën e suksesshme kundër Shqipërisë së Madhe është bashkimi i sllavëve”, thotë ai.

Më tej, profesori nënvizon se grafitet nacionaliste janë shembull i kërcënimit të Ballkanit me një front të ri të luftës.

“Lufta kundër Kosovës ka marrë dimensione të gjera. Veç, veprimeve terroriste në veri të Kosovës, Bota serbe po shprehet edhe me grafitet nacionalshoveniste, e ku kërkohet:

"Kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë".

Aksionet e tilla kundër Kosovës, të ndërlidhura me ideologjinë e botës serbe, të shpehura nga neoputinisti Dodik dhe Vuçiç, janë shembull i kërcënimit të Ballkanit me një front të ri të luftës.

Bota serbe po merr formën e duhur. Është skalitur hapësira territoriale; mënyra e formimit dhe koha e formimit të shtetit serb mbi botën serbosllave si ideologji”, deklaron ai.

Në fund, potencon, se “bota serbe” ka filluar edhe me Republikën serbe në Bosnje e në Hercegovinë, pastaj me Malin e Zi, pas fitores së krahut serb atje dhe së fundi me sllavët maqedonë në Shkup që u deklaruan pro botës serbe, kundër shqiptarëve.

“Tash është duke u zbatuar hapi i parë drejtë realizimit të botës serbe. Ndërtimi i Asociacionit serb në Kosovë është fillimi i ndërtimit të botës serbe.

Kjo, ka filluar në katër komunat e Kosovës Veriore dhe në Republikën serbe, në Bosnje e në Hercegovinë. Me Malin e Zi, pas fitores së krahut serb atje, mendohet se më lehtë realizohet bashkimi me Serbinë. Edhe sllavët maqedon në Shkup u deklaruan pro botës serbe kundër shqiptarëve. Këtë e bëri Presidenti dhe Kryeministri i shtetit.

Në vijë të njejtë ishte edhe Aleksandër Vuçiç i Serbisë. U tha: "Veprimet e tashme po tregojnë ideologjinë e shqiptarëve për Shqipërinë e Madhe. Nga kjo ideologji nuk e mbron as Malin e Zi dhe as Maqedoninë anëtarësimi në NATO (...)".
"Shqipëria është ideologe e krijimit të Shqipërisë së Madhe, e Kosova është trungu i veprimit për këtë Shqipëri të Madhe".

Këto thënie janë bazë e politikës nacionalfashiste, kuptohet për të mbëshetur ideologjinë serbo-sllavo madhe që sundon tash në Beograd, në Shkup dhe në Podgoricë. Për këtë iu nevojiten sulmet ndaj shqiptarëve, kuptohet me pikësynim për ndërtimin e botës serbosllave. Bota serbe e krijoi lidhshmërinë sllave me Shkupin dhe në Podgoricën. Mbi këtë ekziston edhe realizimi i pikësynimit territorial. Kjo botë, po i krijojnë edhe mjetet dhe po punon për kohën e veprimeve ushtarake. Bota serbo-sllave është në rindërtim”, përfundon Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat