Nga Austria vjen një mbështetje e fuqishme për qeverinë Kurti, këtyre shteteve iu kërkohet urgjentisht që ta njohin Kosovën!

Politika

Nga Austria vjen një mbështetje e fuqishme për qeverinë Kurti, këtyre shteteve iu kërkohet urgjentisht që ta njohin Kosovën!

Nga: A.M. Më: 22 gusht 2023 Në ora: 13:34
Albin Kurti, foto ilustrim nga "Bota sot"

Drejtori i Akademisë Austriake të Paqes, njëherësh profesori austriak, Günther Rozenits në një bashkëbisedim me “Bota sot” komentoi qasjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë.

Ai u shpreh i frustruar me qasjen e ndërkombëtarëve, derisa tha se përfaqësuesit e tyre po mbështetin palën serbe dhe gjithmonë po e fajësojnë Kosovën.

“E kam të qartë se BE-ja nuk po bën sa duhet dhe ajo që po “dorëzon” më frustron jo vetëm mua. Ka shumë interesa të brendshme dhe kombëtare brenda BE-së, Evropës dhe SHBA-së. Kur bëhet fjalë për çështjen serbe, administrata dhe administratorët e BE-së u japin përshtypjen vëzhguesve të jashtëm se janë në anën serbe dhe gjithmonë fajësojnë Republikën e Kosovës’, deklaroi profesori.

Krahas kësaj, ai e vlerësoi si Kosovën si model të demokracisë, derisa lavdëroi punën e qeverisë Kurti.

“Nga ana e BE-së nuk ka asnjë vlerësim për arritjet demokratike të Kosovës. Serbia mund të provokojë, interpretojë marrëveshjet ndryshe ose të thyejë premtimet, dhe BE-ja hesht, jo, BE-ja fajëson Kosovën si refleks. Fatkeqësisht, SHBA-ja nuk shkon më mirë. E njëjta gjë vlen edhe për udhëheqjen shqiptare, e cila gjithashtu nuk e mbështet sa duhet partnerin e saj natyror. Duke parë historinë, unë shoh paralele me unitetin dhe bashkëpunimin e gjatë midis Gjermanisë dhe Austrisë. Për mua, Republika e Kosovës është model i demokracisë moderne, dhe përkundër disa gabimeve, qeveria aktuale po bën një punë të madhe për popullin dhe vendin e saj”, theksoi Rozenits.

Image
Drejtori i Akademisë Austriake të Paqes, njëherësh profesori austriak, Günther Rozenits

Po ashtu, ai këmbënguli që shtet që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta bëjnë atë menjëherë, derisa tha se nuk duhet pritur të merret leje nga disa shtete për këtë gjë.

Ndër të tjera, theksoi domosdoshmërinë që Ukraina ta njohë shtetin tonë.

Siç kërkohet shpesh, BE-ja dhe SHBA-ja duhet të punojnë krah për krah për të zbatuar vendimet dhe premtimet e tyre të vitit 2008 ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj. Shumica e anëtarëve të BE-së dhe vendeve të NATO-s e kanë njohur Republikën e Kosovës dhe mos njohësit duhet ta ndjekin TANI! Dritarja e mundësive nuk ishte aq e hapur sa është sot. Nuk shoh asnjë arsye për të pritur lejen nga Serbia, Federata Ruse apo Republika Popullore e Kinës. Tajvani dhe Katalonja, për të përmendur vetëm dy rajone specifike, janë raste krejtësisht të ndryshme.

Përveç kësaj, Ukraina gjithashtu duhet ta njohë Republikën e Kosovës – TANI!” – përmbylli Günther Rozenits për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat