Serbia kërcënoi edhe tre shtete ballkanike/ Vjen thirrja urgjente për Ramën: Ta shkarkojë ambasadorin në Serbi!

Politika

Serbia kërcënoi edhe tre shtete ballkanike/ Vjen thirrja urgjente për Ramën: Ta shkarkojë ambasadorin në Serbi!

Nga: A.SH Më: 23 gusht 2023 Në ora: 17:15
Edi Rama

Serbia siç duket ka nisur këcënimet edhe ndaj Malit të Zi, Maqedonisë së Veritu dhe Shqipërisë. Të gjitha këto kërcënime po bëhen rreth Kosovës.

“Keni bërë një gabim që t’u bjerë kokës, ashtu siç u godit Ukraina. Ju keni hapur kutinë e Pandorës”

Këto ishin deklaratat e Ministrit të Mbrojtjes të Serbisë, Milosh Vuçeviq, i cili ditë më parë në një televizion në Beograd, kërcënoi Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ai tha se “ka një mbështetje të madhe ndërkombëtare për krijimin e Shqipërisë së Madhe, duke shtuar se kjo nuk është çështje vetëm e Serbisë, por edhe e fqinjëve të saj”.

Ndaj këtyre pretendimeve të zyrtarit të lartë të qeverisë së Serbisë kanë reaguar ashpër Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama, deklarimet e tilla i ka quajtur si të rrezikshme dhe të papranueshme.

“Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme”.

Njohësi i çështje politike në Preshevë, Refik Hasani, ka thënë se u dashtë të ndodhë njëherë kërcënimi që Edi Rama ta kuptojë kush është në të vërtetë Serbia, dhe çfarë ëshët në gjendje të bëjë ajo.

Sipas tij, me këcënimet, Serbia po dëshiron t’i ankesojë Malin e Zi dhe Maqedoninë e V.

“Ministri serb i Mbrojtjes, Milosh Vuçeviç, ka sulmuar hapur Shkupin dhe Podgoricën.

Kjo nuk është hera e parë që liderët më të lartë të Serbisë, dalin publikisht, dhe flasin se Bosnjë Hercegovina, do të ndahet, se Maqedonia e Veriut, gabuan që e njohën, kurse për Republikën e Malit të Zi, gjithçka përzihen, dhe ua mohojnë gjuhën e kulturën, traditën dhe kishat Ortodokse Autaqefale, të maqedonasve e malaziasve.

Kështu, jo vetëm kërcënojnë të pushtojnë/aneksojnë pjesë të Republikës së Kosovës, tash kërcënojnë të aneksojnë dy shtete përnjëherë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Gabim fatal, në vend të krijojnë një aleancë me shtetet si: Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Hungaria, etj, krijuan “Ballkanin e Hapur”, që Serbia hapur ka pretendime të pushtoj anëtarët e këtij “Ballkani të Hapur”, shprehet ai.

Tutje, ai thotë se Rama duhet të kërkojë falje publikisht për “Ballkanin e hapur”, dhe si kryeministrë të dalë me një propozim për shkakrimin e ambasadorit shqiptar në Serbi.

Image
Refik Hasani

Kryeministri shqiptar, Edi Rama në inciativën për ,,Ballkan të Hapur’’, të dalë publikisht dhe të kërkon falje, publikisht të tërhiqet, se e ka injoruar, ulur, e dëmtuar imazhin dhe kredibilitetin shtetëror të Republikë së Kosovës, për favorizime të hapura për Serbinë, duke e anuluar disa orë para-takimit të përbashkët të dy qeverive të caktuar shumë muaj më parë, për tu mbajtur në muajin qershor të këtij viti.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, vetëm pasi kërcënohen Podgorica e Shkupi, nga Beogradi, fillon të kupton kush është Serbia, sepse, edhe pse vazhdon të kërcënohet Republika e Kosvës, Edi Rama, nuk reagon gati fare.

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, njëherit Kryeministri në mandatin e tretë radhazi, Edi Rama, që ka shumicën në Parlament, është momenti i fundit të ndërron diskursin ndaj Serbisë, që kërcënon paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

Edi Rama, nga cilësia e të parit të Ekzekutivit dhe si Kryetar i partisë më të madhe në pushtet, do të duhej të dalin me propozimin për tërheqjen e Ambasadorit të Shqipërisë nga Beogradi, mbi të gjitha ende sot e asaj dite nuk ka kërkuar asnjë kërkim falje, Sebia do të duhej të zgjohet nga ajo që ka kryer në dëm të shqiptarëve dhe të paraqes së paku një pendim, sikur që Gjermania u përkul para gjenociodit të Hebrenjëve që kreu Adolf Hilteri, gjatë luftës së Dytë Botërore.

Edi Rama, do të duhej të ndihmojnë në grumbullimin e padisë ndërkombëtare që do të paraqet Republika e Kosovës, ndaj Serbisë, për krimet, gjenocidin e bërë.

Ndoshta, vetëm pasi kërcënohen përnjëherë Podgorica e Shkupi, nga Beogradi, fillohet të kuptohet kush është Serbia.

Kurse, pse vazhdimisht kërcënohet Republika e Bosnjë Hercegovina dhe Republika e Kosovës, nuk i bën përshtypje politikbërjes aktuale në Tiranë, se përndryshe nuk do të harxhonin energji për “Ballkanin e Hapur”, përmbylli Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat