“Haradinaj po i bën autogol vetes”/ Vjen kundërpërgjigjja për kreun e AAK-së, pasi e akuzoi Kurtin si “njeri të Serbisë”

Politika

“Haradinaj po i bën autogol vetes”/ Vjen kundërpërgjigjja për kreun e AAK-së, pasi e akuzoi Kurtin si “njeri të Serbisë”

Nga: M.Lakna Më: 23 gusht 2023 Në ora: 21:25
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Ditëve të fundit partitë politike opozitare kanë shtuar kritikat kundër qeverisë dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Veçanërisht, mjaft kritikuese ndaj Kurtit po shfaqet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila për më tepër po e akuzon të parin e Qeverisë si “njeri i Serbisë”.

Kështu, gjatë ditës së sotme kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se dyshon që kryeministri Albin Kurti ‘është njeri i Serbisë”.

Kryeministri i Kosovës që nuk ftohet në Washingotn është problem. Në shumë fusha të jetës tonë, Kurti po e dëmton qytetarin e Kosovës direkt. Sjellja e tij me mësimdhënës për ato 50 euro. Mburrja që e kemi borxhin publik të vogël, dëgjoni borxhi publik është më pak rrezik se ikja e njerëzve. Ky ka bërë shumë dëme. Duke marrë parasysh edhe ato strategjike me aleatët.

Ky është recidivisht. Po bëhet një listë e gjatë e dëmeve. Dyshoj që është njeri i Serbisë. Ky është i kontratkuar vetëm për dëm për Kosovën. Unë dyshoj që ky është njeri i Serbisë. Një njeri i këtij veni, nuk ia bon këto që po ia bën ky këtij vendi. Nië njeri i këtij vendi nuk i lë fëmijët pa libra”, ka deklaruar Haradinaj.

E këto akuza për gazetën “Bota sot” i komentoi avokati Gazmend Halilaj.

Për Halilajn, Haradinaj me deklaratat e tij po i bën “autogol” vetvetës së tij dhe jo ndonjë dëm kryeministrit Kurti.

Image
Gazmend Halilaj

“Konfrontimet politike janë të kuptueshme deri diku dhe deri në atë masë sa nuk shtrembërohet në thelb e vërteta ! Në këtë rast z. Haradinaj me akuzën se gjëja Albin Kurti është “recidivist” në dëmet e njëpasnjëshme që po ia shkakton Kosovës po ia bën më shumë një autogol vetes se sa një dëm në adresë të kryeministrit Kurti. E vërteta qëndron ndryshe për z. Kurti dhe tani më ky është një sekret publik që e din i gjithë populli që nuk qëndrojnë argumentet e z. Haradinaj drejtuar kryeministrit Kurti”, u shpreh Halilaj.

Sipas tij, qetësia e Kurtit ndaj këtyre akuzave tregon se sa jo premtuese janë partitë opozitare.

Dhe nëse vazhdohet me këtë gjuhë të ashpër në adresë të Kurtit dhe pa u mbështetur tek e vërteta, atëherë konstatojmë së kryeministri Kurti është një fatlum që më shume kujdeset opozita për rejtingun e tij pozitiv qe e ka në popull se sa vetë ai personalisht.

Qetësia e Kurtit e dëshmon më së miri që liderët opozitar tani më janë një orbitë jo premtuese politike në popull”, përfundoi Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat