Dorëheqje apo peticion/ Si duhet të veprojnë kryetarët në veri? Tregon zyrtarja e LDK-së

Politika

Dorëheqje apo peticion/ Si duhet të veprojnë kryetarët në veri? Tregon zyrtarja e LDK-së

Nga: A.SH Më: 24 gusht 2023 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Zgjedhjet në katër komunat veriore rezultuan të jenë problematike për Kosovën, ani pse çdo gjë kishte shkuar sipas rregullit dhe ligjeve të Kosovës, madje edhe bashkësia ndërkomnbëtare kishte thënë se zgjedhjet janë legale.

Me këtë nuk u pajtuan serbët lokalë, të dirigjuar nga Beogradi zyrtar.

Andaj në vjeshtë priten të rishpallen edhe njëherë zgjedhjet e reja.

Por, për mbajtjen e tyre është nxitur debat sesi duhet të largohen kryetarët e zgjedhur, me peticion apo të japin dorëheqje.

Zyrtarja e LDK-së, Shqipe Pantina, në një intervistë për “Bota sot” ka deklaruar se në këtë rasot do të ishte e moralshme që ata kryetarë të japin dorëheqje.

Madje, ajo thotë se do të ishte mirë që të kishte edhe një marrëveshje politike.

“Mënyra më e shpejt dhe e sigurt është një marrëveshje politike. E në këtë marrëveshje edhe mund të parashihet pastaj mënyra e mbajtjes së zgjedhjeve. Nëse Qeveria jonë do të dëshmojë se ka vullnet për zgjidhjen e problemit atje atëherë mënyra më e mirë është dorëheqja e kryetarëve aktualë.

Por se sa mundet të ua imponoj këtë katër kryetarëve kjo është çështje tjetër. Edhe pse vet kryetarët e atyre komunave do duhet të ishin të vetëdijshëm se ata nuk kanë legjitimitet për t’i ushtruar ato funksione pasi shumica e popullatës atje nuk i njeh si kryetarët e tyre të zgjedhur, prandaj do ishte më e moralshme që ata vet të ofronin dorëheqjet”, përfundoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat