Lirimi i objekteve të uzurpuara në Mitrovicën e Veriut/ Eksperti zbulon prapaskenat, tregon se a mund të përsëriten tensionet

Politika

Lirimi i objekteve të uzurpuara në Mitrovicën e Veriut/ Eksperti zbulon prapaskenat, tregon se a mund të përsëriten tensionet

Nga: Q.R Më: 25 gusht 2023 Në ora: 12:43
Objekti i diskutueshëm komunal në Mitrovicë të Veriut

Komuna e Mitrovicës së Veriut sot ka marrë vendim që të shtyhet afati për lirimin e ndërtesës në lagjen e Boshnjakëve, që shfrytëzohet nga strukturat paralele të Serbisë.

Lidhur me këtë çështje, profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, vlerëson se pavarësisht kundërshtimeve nga vetë strukturat ilegale të shtetit serb në shtetin e Kosovës dhe pavarësisht brengave që paraqesin miqtë ndërkombëtarë, të cilët nuk duan të ketë përshkallëzim të situatës, shteti duhet të veprojë.

Sipas tij, tashmë strukturat paralele të cilat janë destruktive dhe në kundërshtim me ligjet e Kosovës, duhet të largohen.

Image
Avni Islami

“Koha ka ardhur që strukturat paralele, të cilat janë destruktive dhe janë në kundërshtim me ligjet e Kosovës, të largohen dhe të mos i lejohet ushtrimi i autoritetit te tyre paralelisht me organet komunale në kuadër të Republikës së Kosovës. Mendoj që pavarësisht kundërshtive, shteti duhet të veproj sepse shteti është për qytetarët. Institucionet e Kosovës duhet të veprojnë në përputhje me ligjin dhe se këto institucione do të duhet të jenë unike dhe të pandara me një qendër me një hierarki në kuadër të institucioneve të nivelit më të lartë të Kosovës. Pra, pavarësisht kundërshtimeve nga vetë strukturat ilegale të shtetit serb në shtetin e Kosovës dhe pavarësisht brengave që paraqesin miqtë ndërkombëtar të cilët nuk duan të ketë përshkallëzim të situatës, shteti duhet të veproj, sepse institucionet e shtetit janë për të mirë dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallim nacionaliteti”, thotë ai për "Bota sot".

Ndryshe, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha të mërkurën se vendimi i autoriteteve lokale në Mitrovicë të Veriut, për largimin e institucioneve serbe nga ndërtesa komunale në Lagjen e Boshnjakëve, nuk është marrë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, e as në përputhje me kërkesat e saj për mosndërmarrjen e veprimeve që mund ta përshkallëzojnë gjendjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat