Deklaratat opozitë- Serbi “të koordinuara”, Maxharraj “shpërthen” ndaj tyre: E tmerrshme kjo luftë speciale!

Politika

Deklaratat opozitë- Serbi “të koordinuara”, Maxharraj “shpërthen” ndaj tyre: E tmerrshme kjo luftë speciale!

Nga: Naile Ejupi Më: 25 gusht 2023 Në ora: 14:45
Ramush Haradinaj- Lumir Abdixhiku- Memli Krasniqi

Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e njëjtë, ndërsa dialogu me Serbinë pas tensioneve të fundit në veri nuk ka pasur ndonjë ‘përparim”.

Në anën tjetër, opozita në Kosovë nuk ndalet me deklarata të ndryshme kundër qeverisë e kryeministrit Albin Kurti.

Të përmbledhura në një shkrim, profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dr. Enver Bytyçi kishte publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi që sipas tij përshkruan më së miri “koordinimin” e partive opozitare në Kosovë me krerët e Serbisë në lidhje me situatën e krijuar në veri muajt e kaluar.

“Memli Krasniqi: Albin Kurti duhet të mbajë përgjegjësi për dhunën në veri.

Lutfi Haziri: Albin Kurti shkakton dhunë dhe forcë në veriun e vendit.

Ramush Haradinaj: Kurti me sjellje fashiste tenton ta kontrolloj veriun

Nol Nushi: Kurti me polici fashiste mundohet ta kap veriun.

Edi Rama: Albin Kurti fajtor për krizën në veri të Kosovës

Goran Rakiq: Kërkojmë që policia fashiste e Kosovës të largohet nga veriu.

Vuçiq: Kosova shkakton dhunë ndaj qytetarëve serbë paqësorë të Kosovës”, thuhet në këto deklarata.

Ndërsa, kritikues ndaj opozitës është edhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj, i cili thotë se po bëhet një “luftë speciale ndaj qeverisë Kurti”.

Maxharraj i quan të tmerrshme deklaratat e liderëve të opozitës, gjersa shton se ata duan ta “njollosin” qeverinë më të votuarën e pas luftës.

“Luftë speciale e opozitës ndaj qeverisë Kurti?! /Për opozitën rrëzimi i qeverisë Kurti na qenka interes nacional, e jo mbrojtja e veriut nga bandat dhe çetnikët e Vuçiqit! E tmerrshme edhe liderët e opozitës e quajtën fashiste policinë e Kosovës, ashtu siç e quajti edhe krimineli çetniku Goran Rakiç. Partitë opozitare, mjetet e informimit, personat me peshë në partitë politike opozitare si në kor, të orkestruar nisën hajlën rreth rastit te fabrikuar të ”REZERVAVE” si të mirëpritur për ta sulmuar qeverinë Kurti më të votuar pas luftës, për ta ”njollosë” atë zi e më zi duke e etiketuar, e me tiketa të korrupsionit duke thënë se këtë qeveri e drejton njeriu i sëmurë mentalisht, i sëmurë për pushtet, duke kërkuar nga kryeministri Kurti le t’i lejë pallavrat duke e drejtuar, të shkojë në shtëpi ose hajde të mblidhemi në Parlament e ta rrëzojmë këtë qeveri të pisët, sepse sipas këtyre kjo qeveri s’po bën asgjë tjetër, por që po u merret me pallavra, të cilëve po ju mungon Grenelli dhe Radojçiqi për ta rrëzuar etj”, shprehet Maxharraj.

Profesori përmend “të kaluarën” e partive sa ishin në pushtet, gjersa shton rreth “aferës rezervat” u bën bashkë të gjithë për sulm.

Por me këtë rast do theksuar se te gjithë të tjerët të “shëndoshit pushtet” në qeveritë e mëparshme sa ishin në pushtet e “banë namin” në drejtim të lulëzimit të shtetit përmes aferave dhe skandaleve korruptive duke vjedhur, plaçkitur shtetin duke keqpërdor miliona e miliona derisa u pasuruan brenda natës, duke shkatërruar asetet më vitale të shtetit përmes privatizimit primitiv me çmime shitëse të ulëta, si rasti me tokat, duke uzurpuar asete shtetërore, lokale, banesa e çka mos tjetër. Është e njohur afera “Pronto” me keqpërdorime marramendese si ne shtetet ku sundojnë vlerat e xhunglësose duke u ndërruar vlerat e aseteve rrugore në ndërtim, në të cilat për vjedhje humbja e miliona eurove. Pra, lufta speciale e këtyre ditëve rreth aferës së “rezervave shtetërore” që e paskan humb dikund rrugës midis pozitës dhe opozitës dhe midis partive politike ishte pa dinjitet, ç’njerëzore, ofenduese deri në degradim ani pse afera ”rezervat” ishte e kamufluar për të thënë e inskenuar, e pa vërtetë, shpifëse për derisa nuk jepet një përgjigje nga drejtësia. Pra, rreth kësaj afere u bën bashkë e tërë opozita, por edhe të tjerë nga shoqëria civile i morën hujtë, drapër dhe kosat, bash si në luftën e Matia Gubecit në Zagorije të Kroacisë në vitin për të sulmuar qeverinë Kurti e cila me dallim nga të tjerat qeveri po mundohet fyt për fyt me Serbinë për t’i larë, pastruar bërllogun mafioz që e lanë qeveritë dhe partitë sa ishin në pushtet”, thekson profesori.

Image
Binak Maxharraj

Sipas tij, fyerjet e kërkesat për rrëzimin e qeverisë kanë filluar që moti, por ato janë të nivelit të ulët dhe vijnë nga njerëzit pa kulturë, e pa edukatë.

“Fyerjet dhe kërkesat për rrëzimin e qeverisë Kurti kanë filluar që moti pa u ulë mire në karrigen e kryeministri Albin Kurti, i cili në këtë karrige u ulë ndershëm sepse nuk ishte i korruptuar, e as i shantazhuar, siç vepruan disa ministra tjera të cilët posa u ulën ne karrigen e kryeministri ia filluan të ç’kallmojnë shtetin dhe kufijtë e tij. Por sidoqoftë sjellja dhe ofendimet e opozitës dhe liderëve të tyre në drejtim te qeverisë Kurti janë te nivelit të ulët, vijnë nga njerëzit e ulët pa kulturë, e pa edukatë”, shton Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat