Kelmendi tregon se si u ndalua për një kohë ndarja e Mitrovicës, çfarë pritet pas zgjedhjeve në veri?

Politika

Kelmendi tregon se si u ndalua për një kohë ndarja e Mitrovicës, çfarë pritet pas zgjedhjeve në veri?

Nga: M.Haziri Më: 25 gusht 2023 Në ora: 19:40
Foto ilustrim

Një nga temat më të përfolura këto kohë ka qenë anëtarësimi i Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës.

Në lidhje me këtë temë për “Bota sot”, ka folur juristi Muhamet Kelmendi.

Ai përmendi dy momente të mira që përfiton Mitrovica e Veriut nga ky Asociacion.

Vetkuptohet se futja në Asociacionin e Komunave të Kosovës e Mitrovicës së Veriut është një hap i qëlluar në kohën e duhur. Çështja është sa do të zgjati kjo? Për kohën e tashme janë dy momente që kërkohen të theksohen.

E para, është se Mitrovica e Veriut përfiton nga marrëdhëniet me komunat tjera që janë në Asociacion në fushën ekononomike, sociale, të shkëmbimëve kulturore, në arsim dhe së dyti, ka efekt politik, kundër synimeve serbomadha për ndarjen e Mitrovicës nga Kosova.

Image
Muhamet Kelmendi

Me këtë u ndal për një kohë ndarja përfundimtare e Mitrovicës. U ndalua ideja e futjes së Mitrovicës së Veriut në Asociacionin e komunave serbe në Veri të Kosovës”, u shpreh ai.

Juristi më tej, thekson që zgjedhjet e reja mund të sjellin krytar të ri në Mitrovicën e Veriut dhe kjo do të hapë rrugën Serbisë të vazhdoj për ndarje të Kosovës.

Në Mitrovicë të Veriut, sikundër edhe në tri komunat tjera, pas një kohe mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Rezultati do të jetë tjetër. Kryetari i komunës del ndoshta ndonjë serb edhe asambleistët do të jenë në anen serbe. Me këtë hiqet Mitrovica nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe e vazhdon punën nacionalshoveniste për ndarje nga Kosova. Kjo e pret në kushtet e tilla Mitrovicën e Veriut”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat