“Dëshmia e fundit që tregon se Vuçiq nxiti trazirat në veri”, analisti zbardh detajet – ka një mesazh për ndërkombëtarët

Politika

“Dëshmia e fundit që tregon se Vuçiq nxiti trazirat në veri”, analisti zbardh detajet – ka një mesazh për ndërkombëtarët

Nga: A.M. Më: 25 gusht 2023 Në ora: 21:32
Josep Borrell, Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq/Foto ilustrim nga "Bota sot"

Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e tensionuar, e që për çudi për këtë shkak, BE ka sanksionuar Kosovën, me arsyetim se nuk u angazhua në mënyrë konstruktive për shtensionimin e situatë.

Mirëpo, kjo qasje nuk u aplikua edhe te shteti serb, ku nuk u vendos asnjë masë ndëshkuese për gjithë provokimet e kërcënimet e tyre.

Bashkimi Evropian shpesh është kritikuar për qasje të ‘butë’ ndaj Serbisë, marrë parasysh provokimet e saj në veri dhe lidhjen e afërt me Rusinë e Putinit.

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” komentoi qëndrimet e ndërkombëtarëve ndaj shteti serb në raport me veprimet ndaj Kosovës.

Sipas tij, BE dhe SHBA po e tolerojnë Vuçiqin dhe po ia mundësojnë në mënyrë të tërthortë të mbajë raporte edhe me Perëndimin edhe me Rusinë e Putinit.

“Ngado që të nisesh, në fakt ithtarëve dhe ndërmjetësuesve të paqes ndërnjerëzore, duke përfshirë qasjen e ndërkombëtarëve në këtë rrugë paqësore, sikur që janë BE-ja, SHBA-të, dhe aleatët e mëdhenj ndërkombëtar, duket sikur asgjë nuk po arrihet, apo diçka e mangët po shihet në këtë aspekt, dhe sikur nuk po orvatet diçka më shumë për paqen ndërnjerëzore në këtë pjesë të Ballkanit, ose po neglizhohet një qasje e tillë ndaj kësaj paqeje, që nuk po rezulton e suksesshme rruga e saj.

Në një mënyrë Serbia, në udhëheqjen e Vuçiqit, që e përkrah haptas Rusinë fashiste, e cila po e sulmon Ukrainën demokratike, po del se i ka matur shtigjet dhe rrugët e saj të mundshme, për ta shtjelluar dhe komponuar politikën e saj në një kahje të tillë në përkrahje të Putinit, duke zgjedhur formulën e saj, për të ngrënë me dy lugë, në njërën me Rusinë fashiste dhe tjetrën me Evropën ledhatuese, e cila po vazhdon në këtë mënyrë pa u qortuar dhe përjashtuar nga rrethi i ngushtë evropian dhe i SHBA-ve”, nënvizoi ai.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

Preqi u shpreh se janë të padrejta sanksionet që poi u vendosen Kosovën, pasi që ishte Serbia, ajo që nxiti trazira, të cilat mund të përfundonin edhe në mënyrë më tragjike.

“BE-ja, dhe SHBA-të, këtë divergjencë po mundohen ta zbusin me me një fakt tjetër, por jo korrekt, nëse një politikë e tillë shkon dhe dëmton në «kurriz» shtetin e Kosovës, pikërisht kur gjatë këtyre tensioneve të fundit në veri të Kosovës, e cila ishte dëshmia e fundit që kishte elemente faktike dhe bazike, se Serbia dhe Vuçiqi, ishin faktorët kryesor të këtyre trazirave në veri, të cilat mund të eskalonin në situata edhe më tragjike, nga ana tjetër për të gjitha këto eskalime të situatës në veri të vendit, po fajësohet qeveria e Kosovës, nga ndërkombëtarët, e cila edhe po ndëshkohet në një mënyrë, që në realitet nuk është e drejtë dhe reale, sepse qeveria dhe shteti i Kosovës, po mbron dhe përligj vetëm rendin dhe ligjet e Kushtetutës së vet”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, opinionisti vlerësoi se nuk ka rritje konkrete nga takimet e realizuar mes përfaqësuesve ndërkombëtar, Kurtit dhe Vuçiqit.

“Takimet që janë bërë në mes Kosovës dhe Serbisë, për të ndërtuar marrëveshjet dhe pikërisht për të ardh edhe deri në përfundim të paqes ndërnjerëzore e fqinjësore në mes këtyre dy vendeve, sikur sukseset deri më tani ishin shumë të mangëta, duke filluar nga ato takimet e shumta që janë zhvilluar në mes palëve në Bruksel, poashtu edhe takimi i fundit në Ohër, të Maqedonisë veriore dhe tjetri në Bratisllavë, nuk mund të thuhet se sukseset e tyre ishin të mjaftueshme, kur pala serbe nuk e implementon asnjë marrëveshje në praktikë, duke e lënë palën shqiptare fajtore, dhe kështu një pjesë të shkakut bashkësia ndërkombëtare e kërkon nga Kosova, por jo edhe nga Serbia”, theksoi Preqi.

Më tej, ai përmendi edhe propagandat e presidentit serb drejtuar Kosovës, madje edhe kërcënimet që ai ua bëri disa shteteve për të mos e njohur vendin tonë.

“Dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ngre kokën lartë, duke propaganduar se Kosova, nuk është e gatshme të realizojë kushtet tona, gjegjësisht të plotësojë kushtet e komunitetit serb në veri të Kosovës, ndërsa në Kosovën Lindore, në Luginën e Preshevës, Medvegjë dhe Bujanovc, komunitet shqiptar që jetojn në këto vende, po pretendohet t’ua humbin edhe adresat e vendbanimeve të tyre, për t’i demoralizuar dhe larguar një komunitet shqiptar nga Serbia.

Serbia dhe ky president «irrident» përveçse lobon në vende të ndryshme për të mos njohur shtetin e Kosovës, në një mënyrë tjetër edhe kërcënon shtetet fqinjë që e kanë njohur, siç ishte kërcënimi i fundit ndaj Shqiprisë, Maqedonisë veriore dhe Malit të Zi, që t’i tërheqin njohjet e tyre, ndërsa Greqisë dhe Ukrainës, u drejtohet në mënyrë të vrazhdë, që nuk guxojnë ta bëjnë një gjë të tillë”, shpjegoi opinionisti.

Ndër të tjera, hedhi dyshime mbi rolin e ndërkombëtarëve, pasi nuk po merr masat e duhura ndaj Serbisë, marrë parasysh kërcënimet e saj ndaj Kosovës.

“Nuk e dimë mirë rolin e bashkësisë ndërkombëtare, por në këtë rast sikur do të ishte edhe një turpërim ndaj saj, nëse Serbia po luan me ndjejnat e një populli të tërë, duke provokuar dhe nxitur një konflikt të hapur dhe kjo bashkësi ndërkombëtare, nuk e ngritë zërin për t’ia ndërprerë rrugëtimin e gabuar dhe rrezikshëm të Serbisë, apo skandalet e saj nuk i parasheh si skandale të rrezikshme të ndonjë konflikti serioz, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan, të cilin po e inicon dhe sporinizon Rusia dhe Putini”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat