Thirrja e Naim Miftarit për Qeverinë Kurti e tmerron opozitën!

Politika

Thirrja e Naim Miftarit për Qeverinë Kurti e tmerron opozitën!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 25 gusht 2023 Në ora: 23:14
Naim Miftari

Qeveria e Kosovës, është zotuar që në mandatin e saj të themelojë ligje të reja në sistemin e drejtësisë.

Këto ligje, ai i vettingut i cili shërben për spastrimin e sistemit të drejtësisë dhe ai për konfiskimin e pasurisë së paligjshme do të shërbenin jashtëzakonisht shumë për Qeverinë Kurti, por edhe për qytetarët e Kosovës, të cilët shpresojnë që më në fund drejtësia do të triumfojë në Kosovë.

Për këtë çështje, edhe ish eprori i lartë i UÇK-së dhe ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari është deklaruar që politikanëve të korruptuar shteti të ua konfiskojë pasurinë.

Ai thotë se shteti i Kosovës duhet të tregohet serioz dhe të merr hapa konkret për këtë drejtim.

“Shteti i Kosovës duhet me ligj me konfiksu komplet pasurinë shtetërore të popullit të Kosovës të cilat janë grabitur dhe plaçkitur sistematikish nga krimi i organizuar dhe oligarkët e korrupsionit, biznesmenët e politikanët pro rusë e serbë”, thotë Miftari.

Ai shprehet se duhet secila pasuri e cila është bë përmes krimit të organizuar e deri të vrasjet që kanë ndodhur të konfiskohet.

Miftari shton se në Kosovë pushtet real nuk ka Qeveria e Kosovës, as kryeministri Albin Kurti, e as presidentja Vjosa Osmani dhe askush tjetër, përveç Gjykatës Kushtetuese e cila sipas tij është strofull e gjyqtarëve politik të krimit të organizuar.

“Pra, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila e ka pushtetin e vërtetë është strofulla e sekserave dhe gjyqtarëve politik të krimit të organizuar të Hashim Thaçit dhe PDK-së, dhe të Isa Mustafës e LDK-së, por edhe e AAK-së. Prandaj, pa u pastrua shteti nga krimi i organizuar dhe dora e oligarkëve të korruptuar politik të ish-pushtetarëve, pra pastrimi në Gjykata, Prokurori, Polici, AKI, administratë publike, Doganë e FSK..., Qeverisë së Kosovës i duhen edhe 20 vjet kohë që me i pastruar të gjitha këto nga hajnat e tradhtarët, anadaj duhet të fillojë kjo sa më parë”, potencon Miftari.

Ai tutje shton se të gjitha këto që kanë ndodhur në Kosovë janë mbjellur nga populli prej pas luftës, andaj kërkon që të mos vajtohet për këtë!

“Shkatërruam të gjitha vlerat për t’u pasuruar, shaktërruam drejtësinë, Prokurorinë, gjyqësinë, Policinë, shkollat, familjet, shëndetësinë, ekonominë, shkatërruam dhe dekraduam luftën, dëshmorët, luftëtarët e UÇK-së, shkatërruam tregtinë dhe të gjitha vlerat që i kemi pasur, andaj çka të presim nga një popull që i kultivon dhe nderon kriminelët, hajnat, tradhtarët, grabitqarët, rrencat, politikanët milionera të korrupsionit...., prandaj mos të brengosemi për të sotmen, por të kemi frikë nga e ardhmja”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat