“VV fituesja absolute e votave, PDK, LDK e AAK duhet të bëjnë reforma rrënjësore”

Politika

“VV fituesja absolute e votave, PDK, LDK e AAK duhet të bëjnë reforma rrënjësore”

Nga: Naile Ejupi Më: 26 gusht 2023 Në ora: 13:23
Ramush Haradinaj- Lumir Abdixhiku- Memli Krasniqi

Kuvendi i Kosovës tashmë është në pushim pranveror që nga 28 korriku.

Seanca e fundit e cila ishte paraparë të mbahej nuk ishte mbajtur për faktin e mungesës së kuorumit.

Gjersa, punimet e kuvendit do të fillojnë në shtator, analisti politik Skënder Zogaj, ka komentuar qeverinë aktuale.

Sipas tij, Kosova ka pasur nevoje që pas luftës ta ketë një qeveri të denjë dhe të përgjegjshme.

“Kosova ka pasur nevojë që pas luftës ta ketë një qeveri të denjë dhe të përgjegjshme për realizimin e idealeve liridashëse për të cilat është derdhur gjaku krua me shekuj kundër pushuesve dhe është shpresuar se një ditë kur do të vinte liria, shqiptarët do ta kurorëzonin vendin e tyre me vetëqeverisjen më shembullore në rajon e më gjerë! Kështu është menduar dikur dhe janë akuzuar armiqtë e huaj, që nuk po na lenin të tregojmë fisnikërinë tonë atdhetare, virtytet e shkëlqyeshme të traditës kombëtare shqiptare! Kështu kemi menduar por në fakt, ka ndodhur, krejtësisht ndryshe, që në dirën e parë të çlirimit e kemi instaluar një Qeveri koti, me njerëz rruge që kanë marr pushtetin dhe në vend të krijimit të shtetit, i kanë shkatërruar edhe ato pak vlera materiale e morale që i kanë shpëtuar zjarrit të luftës. Kush nuk e din se çfarë bastardishëm është arritur deri te pavarësisë dhe me çfarë bërrylash është shpallur pavarësia e Kosovës? Kush nuk i din strukturat e organizuara të korrupsionit dhe krimit që e kanë mbajtur të kapur shtetin dhe e kanë ngulfatur jetën e qytetarëve dhe përparimin e vendit! Këtë nuk e kanë bërë armiqtë e jashtëm, por klasa jonë e qelbur politike që, pos dëshirës për sundim, nuk ka arritur të shpreh asnjë vlerë tjetër!”, shprehet Zogaj.

Image
Skënder Zogaj

“ Dhe, kjo klasë politike është e njëjta që është ricikluar në 23 vitet e kaluara. Për fat të keq, asnjëra nuk e ka realizuar as minimumin që është pritur prej saj! Të gjitha partitë janë po të njëjtat kompozime strukture me ca pyka dekorative, që nuk kanë as vlerën fillestare të tyre. Shiko përbërjen e Parlamentit me tufën e deputetëve që nuk janë as për të qenë barinj delesh. Prandaj, për të bërë ndryshime pozitive e gjithë duhet pasur parasysh dhe pasi të analizohet mirë të merren vendime të denja qeverisëse, e jo siç u teket individëve të ndryshëm të cilët janë fajtorët e gjendjes së krijuar dhe si të tillë nuk do të duhej t'ia lejojnë vetes të shtrojnë kërkesa siç u teket dhe pa asnjë bazë reale që do të siguronte kualitet të ri qeverisës”, thekson ai.

Ndërsa, ditë më parë deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka propozuar që Kosova të ketë qeveri gjithëpërfshirëse.

Në anën tjetër, Zogaj kërkon reforma rrënjësore tek partitë opozitare, gjersa shton se VV është fituesja absolute e besimit të shumicës.

“Deputeti Hisen Berisha është një personalitet i fort i luftës, padyshim edhe patriot dhe dashamirës i përparimit, mirëpo, duhet ta kuptojë se jemi në demokraci dhe, ndryshimet i bën demosi, vota e lirë e jo propozimet e qejfeve gjithëpërfshirëse të partive politike opozitare, të cilat sovrani nuk ua ka besuar qeverisjen! Pra, VV e Albin Kurtit është fituesja absolute e besimit të shumicës së popullit dhe, i përket ta bëjë të sajën deri në fund! Formimi i qeverive tranzitore gjithëpërfshirëse nuk janë shërimi, e në rastin aktual të Kosovës më së paku! Opozita duhet të punojë, të reformohet dhe të pastrohet nga demagogët që flasin për barkun e untë të popullit por mendjen e kanë te kuleta e vet! PDK-ja , LDK-ja dhe AAK-ja duhet të bëjnë reformat rrënjësore dhe të profilizohen, të mbledhin njerëzit e ndershëm dhe të ditur, kjo është mënyra e fitores së tyre. Nëse nuk ndodh kjo, Kosova do të përsërisë historinë e Shqipërisë e cila qe 111 vjet nuk po mund ta krijojë shtetin e duhur të lirë dhe të pavarur!”, shton Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat