“Duan të hedhin baltë mbi qeverinë Kurti”, analisti “shpërthen” ndaj opozitës

Politika

“Duan të hedhin baltë mbi qeverinë Kurti”, analisti “shpërthen” ndaj opozitës

Nga: Naile Ejupi Më: 26 gusht 2023 Në ora: 14:48
Ramush Haradinaj- Lumir Abdixhiku- Memli Krasniqi

Dy zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë që nga java e kaluar janë duke u mbajtur nga policia dhe dyshohen për veprat ‘’Keqpërdorim i detyrës zyrtare’’, si dhe ‘’Dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të Keqpërdorimit të detyrës zyrtare’’.

Zyrtarët janë marrë nga policia pas bastisjes në ministri, ku sipas prokurorisë janë siguruar dhe sekuestruar prova materiale të cilat do të përdoren për procedurë të mëtutjeshme hetimore.

Ministrja Rozeta Hajdari, në një konferencë për media, ka deklaruar se beson në pafajësinë e zyrtarëve të MINT të arrestuar sot gjatë ditës nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë furnizimit me rezerva shtetërore.

Hajdari ka hedhur akuza edhe në drejtim të njësisë së hetimit në Policinë e Kosovës e cila është marrë me rastin, duke thënë se kanë kërkuar prova sekrete pa prezantuar një certifikatë të sigurisë sekrete.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, mirëpret çdo hetim për rastin e blerjes së rezervave shtetërore, ani pse jemi të bindur se furnizimi me rezerva shtetërore është në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi dhe planin përkatës të furnizimit me rezerva shtetërore”.

Në anën tjetër, reagime kritikuese ka pasur nga opozita, reagime këto që sipas analistit politik në Amerikë, Binak Maxharraj, janë të orkestruara për të hedhur baltë ndaj qeverisë Kurti.

“Rreth aferës ”Rezervat” u prononcua edhe vetë kryeministri Kurti, i cili theksoi se këtu ”nuk ka kurrfarë korrupsioni dhe keq përdorimi, duke i dalë në mbrojtje ministres. Ndërsa, ministrja Rozeta Hajdari e përjashton mundësinë e korrupsionit në këtë dikaster ministror duke theksuat se ish- qeveritë e mëparshme për rezervat shtetërore kanë ndarë vetëm 238 mijë euro të cilat janë vjedhur nga vet zyrtarët e qeverive të mëparshme, kurse ne sot për dy vite këto rezerva i kemi rritë për 30 herë, duke mos e keqpërdor asnjë cent. Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, pas arrestimeve të sotme në këtë dikaster, në një konferencë për media ka pranuar se në porosinë për rezerva shtetërore që ishte bërë gjatë vitit 2022- 23 për qind nga totali i porosisë ka pasur vonesa, kjo është e vërteta e qeverisë Kurti përderisa organet e gjyqësisë nuk e nxjerrin të vërtetën. Por megjithatë sulmet, denigrimet për qeverinë Kurti si dhe për ministrin që e udhëheq Rozeta Hajadri nuk kanë të ndalur, kjo bëhet në mënyrë të orkestruar me qellim që të gjuajnë baltë në qeverinë Kurti. Po i përmendim disa të thëna, disa ofendime dhe shpifje ashtu siç e kemi zanat neve, jo vetëm me këtë rast, por gjithherë që nga paslufta që kurrë nuk ditëm të bëhemi bashkë as kur është në pyetje interesi shtetëror e kombëtar”, ka thënë Maxharraj.

Sipas tij, opozita nuk i del zot vendit edhe atëherë kur rrezikohet nga Serbia.

“Opozita nuk i del zot vendit edhe atëherë kur rrezikohet nga Serbia, e në veçanti presidentit Vuçiq e cila më shumë ia merr anën Vuçiqit se sa qeverisë së vet ku bie fjala kur qeveria tenton të shtrijë sovranitetin në veri, që se kanë bërë kurrë qeveritë e mëparshme. Shikoni se sa të ngjashme janë kritikat e opozitarëve tanë karshi qeverisë Kurti të cilat nuk i thotë as njeriu i çmendur e jo një opozitë së cilës iu kanë qorruar sytë për pushtet. Po i shënojmë disa prej tyre: -Kurti me sjellje fashiste tenton ta kontrollojë veriun, -Kurti me polici fashiste mundohet ta kapë veriu, kurse -Goran Rakiq kryetar “Lista Srpska” mendon njësoi si liderët tanë të opozitës -Kërkojmë që policia fashiste e Kosovës të largohet nga veriu. Pra, a ka gjë më të turpshme, më të mjerueshme, më skandaloze kur liderët tanë të opozitës e quajnë policinë e Kosovës fashiste, bash ashtu siç e quan edhe profashisti, çetniku, gjakpirësi Goran Rakiç, i cili është strumbullari kryesor i krejt asaj që po ndodhë në veri tash e tri dekada. Nuk ka mjerim dhe ofendim deri në ç’menduri ta quash policinë e Kosovës fashiste në luftë për pushtet”, ka deklaruar Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Ai përmend deklaratat e opozitës për aferën, gjersa kritikon secilën.

“Por të shohim se cilat janë ofendimet tjera nga liderët dhe zyrtarët e partive politike drejtuar qeverisë Kurti lidhur me aferën “REZERVAT” të pa konfirmuar nga organet e gjyqësisë. Po fillojmë me “sihariqet” e AAK sepse këta për këto dy vite janë me të zëshmit në denigrimin dhe kërkesën për rrëzimin e qeverisë Kurti: Lideri I AAK Ramush Harajdinaj, kërkon seancë të jashtëzakonshme për rrëzimin e qeverisë Kurti, sepse kemi të bëjmë me njeë “njeri të sëmur për pushtet”. Rrëzimi i qeverisë Kurti është detyrë kombëtare. A mos po i bie kjo se mbrojtja e Veriut nga Kurti na qenka detyre antikombëtare. Ramushi për dy vite po kërkon mocion për rrëzimin e qeverisë Kurti, por s’po e gjen askund çelësin. Por nuk janë me pak të zëshëm as liderët dhe zyrtarët e PDK që e shfrytëzojnë këtë afër për ta sulmuar qeverinë Kurti së cilës nuk i ndahen që dy vite. Vërtetë në PDK nuk dihet se kush kullet, nuk dihet se kush është i pari i dyti…te gjithë janë si telallat kërcejnë si karkalecat dhe jurish për të thënë diçka. Por, që nuk thonë asgjë pos smirës dhe urrejtje ndaj qeverisë Kurti. Dhe për ne fund te shohim se çka po thonë këta te LDK për aferën “REZERVAT” a i kanë mbrehë edhe këta shpatat. Avdullah Hoti, i quajturi Dulla, shumë i preferuar i Ricard Grenellit paska thane se “ky pushtet e ka humbur rrugën dhe duhet larguar sa më parë. Dhe mu për këtë arsye LDK e ka nisë të ndërtojë “Rrugën e Re” me kalldrëm që të mos mbesin në gjysmë të rrugës. Paj nuk është më e keqe qeveria Kurti se sa ajo e Mustafës, e cila pa i bërë dy-tre hapa në gjysmë të natës atë qeveri e rrëzoi Hashim Thaçi”, ka përfunduar Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat