A do të marrë veprime konkrete PDK për ta rrëzuar Qeverinë Kurti në vjeshtë? Shpalosin detaje nga kjo parti

Politika

A do të marrë veprime konkrete PDK për ta rrëzuar Qeverinë Kurti në vjeshtë? Shpalosin detaje nga kjo parti

Nga: Q.R Më: 26 gusht 2023 Në ora: 15:58
Qeveria Kurti

Krahas zhvillimeve të shumta politike në vend, partitë opozitare vazhdimisht po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti. Ato po mundohen të shfrytëzojnë në maksimum muajin e pushimeve për të komunikuar me publikun rreth, siç thonë ata, skandaleve, apo aferave të qeverisë së vendit.

Sipas tyre, zgjidhja e vetme për situatën e krijuar në vend, është rrëzimi i Qeverisë Kurti.

PDK, gjatë tërë kohës ka qenë aktive, duke kërkuar me ngulm zgjedhje të reja.

Lidhur me këtë, anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti, vlerëson se Qeveria Kurti po e rrëzon veten, por duke dëmtuar rëndë vendin.

Image
Zenun Pajaziti

Sipas tij, kjo e fundit është zhytur në korrupsion, duke varfëruar qytetarët dhe duke humbur miqtë.

“Kjo qeveri po e rrëzon veten, por me shumë gjasa duke e dëmtuar vendin dhe proceset integruese në përgjithësi. Kurti po vonon proceset dhe po bën dëme duke e përqa vendin dhe shqiptarët, duke u zhytur në korrupsion dhe kërcënime për drejtësinë, duke varfëruar qytetarët dhe duke humbur miqtë”, deklaron ai.

Tutje ai thekson se Kosova do të ketë dëme të mëdha në rast se nuk ndërrohet kjo qeveri.

“PDK po kryen detyrën opozitare duke paralajmëruar edhe dëme tjera nëse nuk ndërrohet kjo qeveri dhe kjo mendësi qeverisëse", thotë ai për “Bota sot”.

Ndryshe, Grupi Parlamentar i PDK-së në Kuvend ka 18 deputetë, LDK ka 16 deputetë, AAK ka 8 deputetë, komunitetet kanë po ashtu 8 përfaqësues si dhe pa grup parlamentar janë 14 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat