Analisti flet për planet e Serbisë, ky është shteti që po e ndihmon!

Politika

Analisti flet për planet e Serbisë, ky është shteti që po e ndihmon!

Nga: M.Haziri Më: 26 gusht 2023 Në ora: 20:50
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Situata mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon të mbetët e pazgjidhur.

Serbia nuk ndalon provokimet dhe kështu ka arritur të sjellë edhe tensione në veri të vendit.

Në lidhje me këtë situatë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur analisti politik Skënder Mulliqi.

Ai u shpreh se Serbia po vazhdon të përdor metodën që ka përdor Milloshevqi dhe se pas saj tashmë është edhe Moska, dhe po kërkohet ndarja e Mitrovicës.

Gjithmonë në pushtet ishin ultrancionalistët dhe mafiozet prorus.Kështu ishte historikisht , e më së shumti gjatë kohës së Millosheviqit.Edhe sot shoqëria serbe është e njejtë, shoqëri e cila nuk është liruar nga ultranacionalizmi Millosheviqan dhe Sheshelian.Dhe, gjithnjë e më shumë ky shtet kriminal po noton në ujëra të ndyta..Prapa nacionalizmit serbomadh, po qendron Moska zyrtare, po qëndron Kisha Ortodokse Ruse së bashku më Kishën Ortodokse Serbe, që vështirë është të dallohen .Këtyre ju është errësuar mendja nga shovenizmi , dhe për atë edhe po ju rrjedhë truri.Të qorruar nga shovenizmi po mendojnë në ndarjen e veriut të Mitrovicës nga jugu , madje edhe më shumë”, thotë ai.

Image
Skënder Mulliqi

Analisti më tej shtoi që Serbia nuk e ka ndërmend të shkëputet nga logjika dhe planet e vjetra ekspansioniste karshi Kosovës dhe rajonit të Ballkanit.

Nuk e di se a është e vetëdijshme bota perëndimore të cilët po mbajnë ende kontakte dhe po zhvillojnë bisedime më një njëri të tillë si Vuçiqi, që ka një strukturë politike kriminale .Po e sulmojnë Kosovën për ditë, madje po mendojnë që të ndërhyjnë edhe ushtarakisht në veri. Nga ajo çka po shohim dhe po dëgjojmë. Serbia nuk e ka ndërmend të shkëputet nga logjika dhe planet e vjetra ekspansioniste karshi Kosovës dhe rajonit të Ballkanit. Ka mbetur që ta vetëdijësojnë më forcë bota demokratike, duke i dhënë leksion Vuçiqit, sikur i dhanë Millosheviqit në vitët e 90-ta, të shekullit të kaluar kur shpërtheu lufta në ish-Jugosllavi”, nënvizoi Mulliqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat