“Serbia palë konstruktive!” Analistët “godasin” Daçiqin dhe Vuçiqin: Ditën janë paqësorë, natën kryejnë vepra mizore kriminale

Politika

“Serbia palë konstruktive!” Analistët “godasin” Daçiqin dhe Vuçiqin: Ditën janë paqësorë, natën kryejnë vepra mizore kriminale

Armira Shaqiri Nga Armira Shaqiri Më 29 gusht 2023 Në ora: 10:26
Ivica Daçiq

Mes Kosovës dhe Serbisë, tash e sa vjet vazhdojnë bisedimet.

Këto bisedimet bëhen me ndërmjetësuesit e BE-së.

Gjatë këtyre bidesimeve janë nënshkruar edhe marrëveshje, e që si zakonisht nuk përfillen nga Serbia.

Edhe pse Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë-Serbi, vendi i tij ka “dëshmuar se është një palë konstruktive që i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit”.

Nga ana tjetër është faktori ndërkombëtar i cili nuk merr ndonjë hap për ta sanksionuar Serbinë apo edhe për ta kufizuar atë.

Haziri: E habitshme heshtja dhe tolerimi që po i bëhet Serbisë nga Brukseli

Analisti politik Nexhat Haziri, në një përgjigje për “Bota sot”, ka thënë se se deklarata e Daçiqit nuk është e papritur sepse Serbia vazhdimisht akuzon palën tjetër, duke e ditur vet Serbia se është ajo që po bën opstruksione marrëveshjeve të arritura në Bruksel në dialogun me Kosovën.

Image
Nexhat Haziri

Ai më tej, shton tolerimin që po i bëhet Serbisë nga Brukseli është e habitshme.

Deklarata e kryediplomatit serb Daçiq se gjoja Serbia është konstruktive në dialog dhe se i përmbahet marrëveshjeve të Brukselit, nuk është diçka e papritur pasi kjo është praktikë e diplomacisë serbe që palën kundërshtare ta lë gjithçka fajtore edhe përkundër që realiteti flet ndryshe, pra është vet Serbia që po i bënë opstruksione marrëveshjeve të arritura në Bruksel në dialogun me Kosovën. Po ashtu është e habitshme edhe heshtja dhe tolerimi që po i bëhet Serbisë nga Brukseli, qasja e së cilit nuk duket që është krejtë e një ndërmjetësuesi, pasi duhet t’i bëhet me dije edhe Serbisë për rolin e saj negativ të bllokimit të dialogut por edhe të mos zbatimit të marrëveshjeve të arritura me Kosovën në Bruksel në procesin e dialogut në mes dy shteteve”, thotë ai.

“Por ajo që po e favorizon Serbinë në këtë fushatë të propagandës dhe dezinformimit është mungesa e një diplmacie aktive dhe funksionale, përfaqësim i dobët i vendit në qendrat e fuqishme ndërkombëtare, dhe kjo mungesë po e dëmton shumë Kosovën në rrafshin ndërkombëtar dhe po del të jetë avantazh për Serbinë”, përfundon Haziri.

Kelmendi: Daçiq e Vuçiq janë kriminelë

Njohësi i çështjeve polititke, Muhamet Kelmendi për “Bota sot” ka thënë se se si Daçiç ashtu edhe Vuçiq janë kriminelë dhe vijnë nga grupet politike neofashiste të kohës së Millosheviçit.

Image
Muhamet Kelmendi

“Këto dy figura kriminale të shtetit serb kanë zënë vend në politikën evropiane dhe në atë amerikane Daçiq dhe Vuçiq vijnë nga grupet politike neofashiste të kohës së Millosheviçt. Të dytë ishin ministra e udhëheqës në kohën e tillë. Vuçiq ishte Ministër i Informatave në Qeverinë e kryekriminelit Millosheviç dhe Daçiq Sekretar për Informin në partinë Millosheviçit, në PS të Serbisë. Edhe Vuçiq, si Daçiq ishin politikanë të rrugës fashiste të Millosheviçit. Ata i përkrahnin aksionet kriminale serbomadhe dhe terrorin që kryenin forcat serbo-nacional-raciste kudo në ish-Jugosllavi. Edhe sot tingëllon në kokën e qytetarëve thirrja e Vuçiqit: "Për një serb të vrarë në Bosnje e Hercegovinë do t’i vrasim 100 boshnjakë" Ky kriminel, Vuçiq, sot e udhëheq Serbinë. Ka mbetur i njejtë”, thotë ai.

Kelmendi për deklaratën e Daçiqit thotë se tregon nivelin e gënjeshtrës kriminale që e ka kjo figurë raciste serbe.

“Edhe Daçiq përkrahte dhunën dhe terrorin serbomadh. Kurrë nuk hoqi dorë nga teoria: "Kosova është serbe dhe për Serbinë e "vjetër" edhe vdiqët". Kështu nënkuptohet qëllimi aktual ndaj Kosovës i krminelëve Vuçiq-Daçiq.

Në deklaratën e fundit Daçiq thotë: "Serbia ka dëshmuar se është palë konstruktive që i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit". Kjo thënie tregon nivelin e gënjeshtrës kriminale që e ka kjo figurë raciste serbe. Zaten me këta kriminel të nivelit të tillë racisto-fashiste kurrë nuk dialogohet. Vendi për ta është burgu. Me këtë politikë neofashiste e raciste serbe kërkohet të fitohet në raport me Kosovën kudo në botë. Ndërsa, në anën tjetër, vazhdohet me pikësynimet e vjetra serbosllave për Kosovën "serbe". Kjo politikë ka korr suksese!

Serbia ka vazhduar pa ndërprerë me dualizëm në deklarata dhe në veprime konkrete kriminale. Ky shtet ka treguar se gjoja i respekton marrëveshjet para botës, mirëpo në realitet i ka shkatërruar marrëveshjet dhe kurrë nuk i ka respektuar”, shprehet ai.

Në fund, thotë se është e qartë se si Vuçiç, ashtu edhe Daçiq, nuk e respektojnë asnjë marrëveshje, duke shtuar se ata ditën janë paqësor dhe natën të vrajnë dhe kryejnë vepra mizore kriminale e raciste serbomëdha.

“Me politikanët e kalibrit Millosheviçian dhe me pikëpamje raciste, si Daçiq e Vuçiq, kjo politikë shkon. Mbi këtë racizëm e kanë ndërtuar politikën serbsllabomadhe në Serbi dhe kundruall të tjerëve në Ballkanin Perëndimor.

Është e qartë se si Vuçiq, ashtu edhe Daçiq, që nuk e respekton asnjë marrëveshje. Ata punojnë për tërheqje të njohjeve për shtetin e Kosovës dhe ripushtimin e këtij shteti. Daçiq së bashku me kryekriminelin Vuçiq organizuan manifestime të dhunshme në Kosovë dhe paraqiten si paqësor. Nga Beogradi u dërguan kriminelë të organizuar dhe të armatosur dhe tash e kërcënojnë Kosovën. Kjo është kundërshtia e kriminelëve. Ditën janë paqësor dhe natën të vrajnë dhe kryejnë vepra mizore kriminale e raciste serbomëdha. Kjo i shkon shtetit serb”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat