Kërcënimet e Serbisë me futjen e ushtrisë në Kosovë/ Juristi: Ja gabimet ndërkombëtare në raport me Serbinë: Kosova në NATO!

Politika

Kërcënimet e Serbisë me futjen e ushtrisë në Kosovë/ Juristi: Ja gabimet ndërkombëtare në raport me Serbinë: Kosova në NATO!

Nga: N. Shaqiri Më: 5 shtator 2023 Në ora: 12:28
Aleksander Vuçiq

Serbia ende po vazhdon me retorikën e saj kundër Kosovës.

Liderët politik serbë vazhdojnë të kërcënojnë Kosovën her pas here edhe me futjen e ushtrisë së tyre brenda territorit tonë dhe në këtë mënyrë Serbia po shkel secilën marrëveshje ndërkombëtare të cilën e ka arritur më Kosovën në dialogun e Brukselit, me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Për habi, është mos reagimi i ndërkombëtarëve ndaj këtyre deklaratave dhe veprimeve të Serbisë karshi Kosovës.

Është vetëm Kosova dhe liderët e saj që kërcënohen nga ndërkombëtarët, e madje dhe sanksionohet shteti ynë.

E këtë që po ndodh profesori dhe jursiti Blerim Burjani e quan çudi.

“Serbia duhet të jetë pjesë e BE-së dhe të ndahet nga unifikmi rus. Perëndimi në hartën e vet strategjike e ka vendosë Serbinë si shteti më i madh ballkanik dhe ndikimi i saj në ekonominë, politikën dhe stabilitetin e rajonit”, thotë ai.

Burjani thekson se e vëreteta është se Serbia e don edhe BE-në dhe politikën neutrale ndaj Rusisë.

“Ajo çfarë pëlqen ky shtet është neutraliteti me të gjithë dhe ruajtja e hegjemonisë dhe apetitet për ndikim të madh në regjion, veçmas për momentin në Kosovë, pastaj Mal të Zi, Bosnje e në fund edhe në Maqedoni”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Ai shprehet tutje se perëndimi nuk ia ka bë të qartë se nuk do të tolerojë përzierjen në Mal të Zi e në Kosovë.

“Serbia do të nxit krizë të vazhdueshme në emërt të interesave të saj në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnje. Gabimet perëndimi do t’i kuptojë edhe pse kësaj herë vonë. Ledhatimi i Serbisë është cirk për Serbinë edhe po të ia vendosin sanksionet totale se nuk mund të ia ndryshojnë mendimin shtetit serb”, thekson ai.

Burjani potencon se, Serbia po luan politikën e status qus.

“Pra Serbia duke mos ndryshuar asnjë dinamikë dhe retorika e saj kërcënuese ndaj Kosovës është për t’ia bërë me dije perëndimit se ata nëse tërheqet KFOR-i për 6 orë e marrin Kosovën me luftë. Perëndimi nuk e ka të qartë se vetëm futja e Kosovës në NATO është hapi i parë për të pranuar realitetin se Kosova nuk mund të okupohet më, pra i jep fund agonisë, lojës së rreme serbe se Serbia lufton edhe me NATO-n”, thekson profesori.

Në fund profesor Burjani pohon se, këto nuk i dinë politika perëndimore.

“Perëndimi po do një Serbi pa probleme me fqinjt dhe integrimin e tyre në BE, por të ndarë nga Rusia”, përfundon Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat