“Ata po shpallin luftë kundër shtetit të Kosovës”/ Serbia shpalli ditë zie për terroristët, Bytyçi tregon se ç’do të sjell e ardhmja

Politika

“Ata po shpallin luftë kundër shtetit të Kosovës”/ Serbia shpalli ditë zie për terroristët, Bytyçi tregon se ç’do të sjell e ardhmja

Nga: M.L. Më: 27 shtator 2023 Në ora: 14:55
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Qeveria e Serbisë shpalli ditën e mërkurë si ditë zie kombëtare për tre terroristët e vrarë në Banjskë.

Nga ana tjetër, subjekti politik Lista Serbe përmes një shkrimi në Facebook kanë njoftuar se kanë shpallur 3 ditë zie për siç e kanë quajtur ata, ngjarjen tragjike në Banjskë të Zveçanit.

Prijës i sulmit terrorist në fshatin Banjskë ishte pikërisht nënkryetari i Listës serbe, krimineli i shpallur “non grata” nga SHBA Milan Radoiçiq, i cili edhe u plagos.

Kjo vërteton se në sulmin terrorist kundër policisë së Kosovës është e përfshirë drejtpërsëdrejti Serbia dhe Lista serbe si “mashë” e saj në Kosovë.

Në lidhje me këtë çështje për gazetën “Bota sot” foli Njohësi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Dr. Enver Bytyçi i cili tha se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka urdhëruar Simiçin e Listës Serbe që t’i shpall tre ditë zie për të tre të vrarët.

Image
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Në veri të Kosovës, në Zveçan, të dielën e shkuar, më 24 shtator 2023, ndodhi një vrasje! Terroristët serbë të komanduar nga miku i ngushtë I presidentit Aleksandër Vuçiç sulmuan policinë e Kosovës, vranë një oficerë të saj dhe plagosën dy policë të tjerë! Pastaj u zunë në kurthin e manastirit, i destinuar si shtëpi e Zotit e jo si strehë e terroristëve dhe depo armatimi! Presidenti Vuçiç tha se “nuk ishte asnjë interes të vritej polici i Kosovës”! Por nuk tha se banda e armatosur e terroriste ishte ose nuk ishte vepër e tij personale. Fakti që Radojeçiç është plagosur, do të thotë se ai ishte jo vetëm pjesë, por edhe organizator I këtij terrori anti-Kosovë. Dikush I bën thirrje Vuçiç që ta arrestojë Radojeviçin. Por ai nuk do ta bëjë këtë. Do të thotë se Radojeçiçi ishte viktimë e dhunës së Albin Kurtit. Do të thotë se ai është plagosur nga një snajper i policisë së Kosovës dhe se nuk ishte i angazhuar në grupin terrorist.

Tani partia e Radojiçiç, pra Lista Srpska, shpall ditë zie për të vrarët në betejën me terroristët. Vuçiq ka urdhëruar Simiçin ta shpall një ditë zie për të tre të vrarët. Mirë për tre të vrarët, pjesëtarë të paramilitarëve të Radojçiçit ky Simiçi shpall ditë zie. Po për të vrarët e tjerë që kanë ardhur nga Serbia a do të shpallë presidenti i Serbisë ditë zie?! Duhet ta bëjë këtë. Madje ai duhet t’i dekorojë. Siç ka dekoruar dhunuesit e tjerë, përfshirë dhe Radojeçiçin në të shkuarën. Duhet t’u ngrejë përmendore”, ka thënë ai.

Sipas Bytyçit, shpallja e ditës së zisë për terroristët dëshmon se shteti serb është njësoj si “ISISI”.

“Pra një shtet terrorist. I tillë ka qenë gjatë gjithë historisë. Janë të njëjtët që në vitin 1912 vrisnin gratë shqiptare shtatzëna për të provuar se kush e fiton bastin! I thernin, u hapnin barkun që të shihnin çfarë gjinie ishte fëmija. Bixhoz me jetën e grave shqiptare! Këta janë! Besoj të gjithë e kanë në mendje historinë e asaj gruas së re shqiptare që në vitin 1999 e morën, e dërguan diku te fakulteti i ekonomisë në Prishtinë dhe e përdhunuan 14 serbë! Vandalë, të pashpirt, mizorë! As terroristët e ISIS nuk kanë vepruar kësisoj!”, nënvizon profesori.

Ai ka shtuar se nderimi i aktit terrorist me shpalljen e ditës së zisë nënkupton se Serbia po i shpall luftë Kosovës.

“Tani nderojnë aktin terrorist në veri të vendit. Kjo do të thotë se ata po shpallin luftë kundër shtetit të Kosovës e kundër shqiptarëve! Ky është një sinjal i qartë se e ardhmja e Kosovës do të sjellë konflikt midis saj dhe Serbisë së Aleksandër Vuçiç! Megjithatë diplomatët ndërkombëtarë të ngarkuar me dialogun janë mbledhur në Bruksel dhe diskutojnë sikur nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodh asgjë. Nuk duan të shohin se Serbia është e gatshme për ta filluar Luftën e Tretë Botërore, siç pati filluar Luftën e Parë! Nuk duan të shohin se rajoni i Ballkanit kërcënohet nga Aleksandër Vuçiç! Vazhdojnë ta përkëdhelin presidentin e Serbisë e t’i luten atij “Aman mos na vra”!”, nënvizoi ai.

Profesori potencon se Lista Srpska është zgjatim i presidentit të Serbisë dhe çdo veprim i saj ka miratimin e kreut të shtetit serb.

Nga ana tjetër ai u shpreh se kryeministri i Shqipërisë është zgjatim i Aleksandër Vuçiç.

Të gjithë ne kemi ndjekur një emision, në të cilin drejtuesi i këtij emisioni, Blendi Fevziu, dhe këshilltari I kryeministrit Rama, Baton Haxhiu, u përpoqën deri në fund ta shfajësojnë presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për ato që ndodhën të dielën në veri dhe aktet terroriste serbe kundër policisë dhe kundër Kosovës. Gjithçka është një regji dhe një skenar i paramenduar mirë! Qëllimi është që presidenti serb të ruajë pozitën e tij në dialog me Kosovën. Të mos i bien kredencialet në bisedime dhe të jetë në gjendje të realizojë objektivat e projektet serbe kundër Kosovës.

Por ja që Lista Srpska po i përgënjeshtron vetë këta apologjetë të Serbisë! Ka shpallur ditë zie për terroristët dhe kriminelët e saj! Ndoshta do t’i varrosë me flamujt kombëtarë të Serbisë dhe të Rusisë, si për të dëshmuar se edhe këto dy shtete kanë të njëjtin atribut, janë shtete terroriste. Këta tanët përpiqen ta mbrojnë Aleksandër Vuçiç nga vetvetja, ai vetë na thotë se është autor, ideator, organizator dhe ekzekutor i aktit terrorist”, theksoi Bytyçi.

Në fund ai tha se askush tjetër përveç Vuçiqit nuk ka tagët urdhërojë kishën, manastirin që të bëhet depo armësh dhe qendër e strehimit të terroristëve.

“Ne e kemi ditur gjithnjë dhe e kemi thënë vazhdimisht se Aleksandër Vuçiç ishte dhe është në krizë të skenareve me banda, me armë, me barrikada. Askush tjetër nuk ka tagër të urdhërojë kishën, manastirin që të bëhet depo armësh dhe qendër e strehimit të terroristëve. Vetëm presidenti mund ta bëjë këtë. Pikërisht këto po i provon Lista Srpska me aktin e saj të nderimit me ditë zie të terroristëve serbë. Bota e qytetëruar i ka klasifikuar terroristë, Vuçiq dhe Simiç i bëjnë heronj! Ndërsa shumë nga ne shqiptarët vazhdojmë të themi se presidenti i Serbisë është i pafajshëm. Madje Batoni na thoshte mbrëmë se Vuçiç është viktimë e terrorizmit!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat