“Kosova tokë e askujt”/ Rama frikësohet se Kurti mund të jetë lider gjithshqiptar, juristi zbulon deklaratat skandaloze të kryeministrit shqiptar

Politika

“Kosova tokë e askujt”/ Rama frikësohet se Kurti mund të jetë lider gjithshqiptar, juristi zbulon deklaratat skandaloze të kryeministrit shqiptar

Nga: Nehat Shaqiri Më: 4 tetor 2023 Në ora: 23:11
Edi Rama dhe Albin Kurti

Reagime të ashpra kanë ardhë gjatë ditës së sotme në adresë të kryeministrit shqiptar Edi Ramës.

Kjo pasi kryeministri i Shqipërisë, u deklarua përsëri në mënyrë skandaloze për situatën në veri të Kosovës.

Rama ka deklaruar se veriu i Kosovës është shndërruar në tokën e askujt ku të gjitha krimet kombinohen me nacionalizmin në rritje.

“Me kalimin e viteve “[veriu i Kosovës] është bërë një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, u shpreh ai për Financial Times.

Kjo deklaratë e Ramës, po e largon edhe më shumë Kosovën e Shqipërinë.

Kështu po vlerëson analisti politik dhe juristi Blerim Burjani.

Burjani ka përmendur tre deklaratat skandaloze të bëra kohën e fundit.

“1. Duhet të ketë një konferencë ndërkombëtare për Kosovën. Kjo deklaratë është e papranushme dhe skandaloze. Kosova është shtet i pavaur. 2. Veriu i Kosovës duhet të kontrollohet vetëm nga KFOR, duke përjashtuar Policinë e Kosovës dhe Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës. 3. Deklarata e tretë skandaloze e Ramës është: Kosova është tokë e askujt - Kosova është shtet i pavarur, dhe demokratik ku sundon rendi dhe ligji”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Profesor Burjani pohon se, këto deklarata Rama po i bën pasi i ka raportet jo të mira me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Madje sipas tij, ai ia ka frikën se Kurti mund të jetë lider gjithshqiptar.

“Janë disa arsye, raportet jo të mira me Albin Kurtit, anëtarësimi më i lehtë në BE, që duhet të mos ketë probleme me shtetet madje edhe me ato shtetet që nuk janë anëtare të BE-së ose prospirojnë anëtarësimin, kundërshtimi i ndarjes së Kosovës, kundër një politike unike të jashtme Kosovë-Serbi, frikën nga Kurti se mund të jetë një lider gjithshqiptar, ose Kurti i rrezikshëm për Kosovën dhe Serbinë ose Rama është pro-serb”, thotë Burjani.

Në fund profesori shton se, Edi Rama duhet të thirret në interpelancë nga Parlamenti i Shqipërisë për shkelje të interesave gjithkomëbtare kundër Kushtetutës së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat