Dështimi i krijimit të një “fronti lufte” në Kosovë dhe shpërthimi i luftës në Izrael/ A është ky qëllimi i akteve terroriste nën diktatin e Rusisë?

Politika

Dështimi i krijimit të një “fronti lufte” në Kosovë dhe shpërthimi i luftës në Izrael/ A është ky qëllimi i akteve terroriste nën diktatin e Rusisë?

Nga: M.Lakna Më: 9 tetor 2023 Në ora: 22:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Grupi militant Hamas ka lëshuar mijëra raketa në Izrael mëngjesin e së shtunës (7 tetor) duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv.

Izraeli u kundërpërgjigj duke kryer sulme ajrore ndaj caqeve në Rripin e Gazës.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli është “në luftë”, pas sulmit masiv të militantëve të Hamasit më 7 tetor.

Ne jemi në luftë”, tha Netanyahu. “Nuk është ‘operacion’, por luftë”, theksoi lideri izraelit gjatë një adresimi televiziv.

Ndërkaq, numri i personave të vdekur nga sulmet e Hamasit në Izrael ka shkuar mbi 900.

Kjo ngjarje ndodhi vetëm dy javë pas sulmit terrorist të Serbisë në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Të vdekur mbetën edhe disa prej terroristëve serbë ndërsa aktualisht janë duke u mbledhur fakte e dëshmi, madje edhe ndërkombëtare, që faji për sulmin e 24 shtatorit t’i adresohet Serbisë.

Sipas njohësit të çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi 24 shtatori në Kosovë dhe 7 tetori 2023 në Izrael janë të shkaktuara nga Serbia dhe Irani nën diktatin e Rusisë.

Image
Muhamet Kelmendi

“Pas dështimit të ngritjes dhe të formimit të një fronti të luftës në Kosovë, që u bë me 24.9.23, nga Serbia e organizuar nga Rusia, nëpërmjet Iranit, hapi Rusia lufte në Izrael.

Forca e Hamasit sulmuan me mijëra raketa Izraelin dhe u futen brenda, duke vrarë, masakruar e terrorizuar me mijëra veta.

Askush nuk e mohon të drejtën e palestinezëve për liri e për pavarësi, për shtet, por jo të një shteti terrorist islamik.

Serbia sulmoi me 24 .09.23 Kosovën me përkrahjen e Rusisë dhe të Putinit i futën me qindra terroriste të armatosur në veri të Kosovës.

Vranë një polic dhe plagosen të tjerë. U barrikaduan në Banjske, në një manastir”, thotë profesori.

Ai thekson se falë aftësisë luftarake të Policisë së Kosovës të përkrahur nga SHBA, ky agresion serb u ndal.

“U likuiduan disa terroriste dhe u kap një arsenal i shumtë armësh. Terrori u mënjanua”, shprehet ai.

Kelmendi thotë se kjo politikë është sot në Izrael duke theksuar se qëllimi është i njëjtë, ai i frontit të luftës, për interesa ruse.

“Rusia, nëpërmjet Serbisë dhe Iranit, po përpiqet për të krijuar lufte në Ballkan, pikërisht në Kosovë, si dhe ne Izrael, duke vënë në veprim terroristet e Hamasit.

Kjo çështje vjen për faktin, se kështu ndahen forcat përkrahëse të luftës çlirimtare në Ukrainë, sidomos NATO dhe SHBA, largohen nga ndihmat ushtarake për luftëtaret e Ukrainës.

Në këtë mënyrë, Rusia fiton në kohë dhe në frontin e gjatë të luftës në Ukrainë”, shprehet ai.

Sipas tij, të dy këto aksione, ai në Kosovë dhe ky në Izrael, i shërbejnë agresionit rus në Ukrainë.

“Natyrisht, se aktet terroriste e kanë këtë qellim. Ato i shërbejnë gjithashtu shtetit rus dhe Putinit, si dhe Kinës, në përpjekjet politike, ushtarake e luftarake për ndërtimin e një bote reaksionare me diktature ruso-kinez. Këtu është qëllimi”, ka përfunduar Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat