“Gënjeshtra e Radoiçiqit”, publicisiti zbardh prapaskenat: Kështu u koordinua me Vuçiqin – ja roli i Listës Serbe

Politika

“Gënjeshtra e Radoiçiqit”, publicisiti zbardh prapaskenat: Kështu u koordinua me Vuçiqin – ja roli i Listës Serbe

Nga: A.M. Më: 22 tetor 2023 Në ora: 12:01
Aleksandar Vuçiq dhe Milan Radoiçiq

Nga sulmi i 24 shtatorit në Banjskë flitet pak për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë që i ndërmjetëson Bashkimi Evropian - përveç thirrjeve të bashkësisë ndërkombëtare që palët t’i kthehen këtij procesi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dialogu nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë në Banjskë.

Krahas kësaj, emisarët ndërkombëtarë kanë intensifikuar përpjekjet për t’i bindur të dyja palët për t’iu rikthyer tavolinës së bisedimeve.

Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj në një prononcim për “Bota sot” tha se Kosova duhet që të insistojë në ndryshimin e përmbajtjes së dialogut me Serbinë.

Sipas tij, nuk mund të vazhdohet negocimi njësoj pas agresionit në Banjskë të Zveçanit, ku së pari duhet të larguar nga agjenda Asociacionin.

"Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit, gjithçka do të jetë ndryshe",- paralajmëron kryeministri Albin Kurti. Dhe, vërtet, duhet të ngulmohet, për të ndryshuar, në formë dhe përmbajtje, dialogu dhe raporti Kosovë-Serbi. Tashmë, Serbia "është zënë me pelë përdore ",- thotë populli kur fajësia është lëndore. Andaj, urojmë që Kurti ta mbajë fjalën, duke filluar nga heqja nga agjenda e dialogut të -Asociacionit- të stisur dhe të shpikur dhe shpalljen e paligjshme të Listës Serbe”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, Zeqiraj radhiti disa nga veprat penale që janë bërë nga bandat serbe të porositura nga qeveria e Beogradit.

Image
Publicisti nga Gjermania, Idriz Zeqiraj

“Penalizimi i bandës së porositur nga Beogradi zyrtar, është i shumëfishtë:

Thyerja e kufirit dhe shkelja e sovranitetit shtetëror;

Posedimi i armatimit numerikë dhe special;

Bllokimi i rrugëve rajonale;

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës, për rrjedhojë një i vrarë dhe dy të plagosur;

Përdorimi i Manastirit të Banjskës për strehim dhe barrikadim luftimi;

Terrorizimi i popullatës vendore....”, u shpreh publicisti.

Më tej, ai potencoi se situata është e tensionuar dhe acaruar mes dy shteteve, mirëpo ai përmendi gënjeshtrën e Radoiçiqit lidhur me sulmin terrorist.

“Për rrjedhojë, situata aktuale në Kosovë dhe raportet Kosovë-Serbi, pas sulmit terrorist në Manastirin e Banjskës, janë të acaruara skajshëm, gjë që vështirësojnë edhe më shumë normalizimin në mes të dy shteteve. Me pranimin e Millan Radoiçiq se, gjoja, ai krye në vete dhe pa dijeninë e Beogradit dhe presidentit Vuçiq, ka organizuar sulmin terrorist ndaj shtetit të Kosovës, pretendon ta shfajëson Serbinë. Dhe, kjo gënjeshtër bëhet në koordinim me Beogradin”, theksoi Zeqiraj.

Ndër të tjera, publicisti tha se kërkesa e qeverisë Kurti për ndëshkim të shtetit serb po anashkalohet nga ndërkombëtarët.

“Kërkesa këmbëngulëse e Qeverisë së Kosovës, për sanksionimin e Serbisë, po anashkalohet me arsyetimin se "janë duke hetuar rastin!" Në fakt, ka pak interesim, për ta ndëshkuar Serbinë. Ndërkohë, Vuçiq, për ta amortizuar krimin e rëndë terrorist, ka urdhëruar Listën Serbe të kërkojë zgjedhje në 4 komunat e veriut të Kosovës, duke mos përmendur kushtet e mëparshme.

Qeveria Kurti, pas aktit kriminal e terrorist, nuk ka gatishmëri për ta filluar dialogun pa disa kushte paraprake. Madje, është e pakënaqur nga ndërmjetësuesit aktual, të cilët i konsideron, skajmërisht, të njëanshëm dhe dështakë. Ndërkohë, paradoksalisht, BE-ja dhe SHBA ngulmojnë se "ata janë të denjë, për ta vazhduar detyrën e ndërmjetësuesit profesionalisht të dialogut, por edhe parimisht e moralisht!””, përmbylli Idriz Zeqiraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat