“Kryeministër, mos e prano”/ Publicisti nga SHBA ngre alarmin për asociacionin: Evropa është duke e luajtur një lojë shumë të rrezikshme

Politika

“Kryeministër, mos e prano”/ Publicisti nga SHBA ngre alarmin për asociacionin: Evropa është duke e luajtur një lojë shumë të rrezikshme

Nga: M.L. Më: 23 tetor 2023 Në ora: 13:31
Pesëshja e emisarëve perëndimor për bisedimet Kosovë-Serbi në takimin e së shtunës me kryeministrin Kurti

Sot u raportua se java që sapo kemi hyrë po konsiderohet se afati kur Kosova dhe Serbia duhet ta bëjnë hapin kyç në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Kjo duke pranuar disa kërkesa dhe propozime që ua kanë paraqitur të shtunën pesë emisarë të lartë perëndimorë.

Kështu raporton REL t’i kenë pohuar burimet diplomatike në BE, por pa dhënë hollësi se cilat janë propozimet konkrete që u janë prezantuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Disa burime diplomatike në Bruksel thanë se kërkesat për Kosovën kanë të bëjnë me pranimin e një drafti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa ato për Serbinë me respektimin pa kushte të obligimeve nga aneksi i pranuar në Ohër për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Në lidhje me këtë çështje për gazetën “Bota sot”, foli publicisti dhe veprimtari shqiptar në SHBA Hafiz Shala.

Image
Hafiz Shala

E për Shalën është e habitshme se si BE-ja po kërkon formimin e Asociacionit në kohën kur Kosova, më saktësisht presidentja Osmani ka deklaruar se draft-dokumenti për këtë çështje do të bëhet me SHBA.

Asociacioni të formohet vetëm sipas draft-dokumentit të dakorduar, SHBA-Kosovë

pse BE-ja, pas këtij pajtimi, urgjentisht iu vërsul Kurtit duke i kërkuar që Asociacioni të themelohet pa vonesë

Emisarët evropianë, Borrel e Lajçak janë hapur të orientuar në anën e Serbisë e kundër Kosovësë. Pastaj dalja në skenë me angazhim special e Francës, mike historike e Serbisë dhe Presidentit të saj, Emmanuel Macron, me ndihmën dhe angazhimin e pa shoq të kuinslingut të Serbisë dhe “vëllait të tij” Vuçiqit, Edvin Kristaq Rama.

Rama i është vërsulur angazhimit antishqiptar me krejt potencialin e tij idiotesk edhe antikombëtar, theqafje në turravrap. Evropa u lëshua në aksion që t’ia heq nga dora nismën e SHBA-ve për ta përfunduar punën rreth Asociacionit, për çka u deklarua edhe Presidentja e Shtetit znj. Vjosa Osmani”, shprehet Shala.

Ai thekson se përsëri Evropa është duke e luajtur një lojë shumë të rrezikshme me pasoja destabilizuese afatgjate duke i dalë në krah Serbisë.

“I ka premtuar Serbisë pa dakordimin dhe marrëveshjen me SHBA që pjesa veriore të lihet e pa definuar duke krijuar kushte që më vonë përmes Asociacionit, përmes të të cilit Evropa e kërkon t’ia plotësojë aspiratat ekspanzioniste sikur ato te viteve 1878, të aneksoj toka shqiptare respektivisht të Republikës së Kosovësë në fillim e pastaj edhe të Shqipërisë sipas deklaratave të llojllojshme se, vetëm Shqipëria është shteti i cili duhet të funksionoj ndërsa, Kosova duhet të jetë në kuadër të sajë duke tentuar që, sipas Ramës, Vuqiqit, Macronit e Evropës, Shqipëria duhet të kufizohet me Serbinë në lumin Ibër, ani pse as kjo nuk e kënaq Serbinë”, ka thënë ai.

Me ketë rast, Shala iu bëri ftesë udhëheqësve të shtetit që me asnjë çmim të mos e pranojnë një organizim të atillë i mundësohet që me një deklarim formal ajo asociacioni apo siç e quan “ngrehina artificiale t’i bashkëngjitet Serbisë”.

“Qëllimi i Evropës, largqoftë assesi i Amerikës është qe, për ta “shkëputë” Serbinë nga Rusia në gjirin e Evropës, utopi e qëllimshme shekullore, çmimin për këtë duhet ta paguaj Republika e Kosovësë, duke ia “dhurua veriun e Mitrovicës”.

Kjo lojë është duke u luajtur në këto momente për ta sjellë Kryeministrin Kurti para aktit të kryer me arsye banale e idioteske evropiane se gjoja, “paqja është në duar tuaja”, edhe “ si nmeritë por edhe si përgjegjësi” çmimin të cilin “për hir të paqes, të ka takue ty si viktimë prandaj, vendimi është, merre ose leje”.

Kryeministër, mos e prano një diktat të tillë me asnjë çmim pra, LEJE”, ka thënë ai.

Publicisti më tej u shpreh se Evropa, përmes trafikimit politik të saj anti-njerëzor e anti-human, gjithnjë ishte dhe është në anën e Serbisë ani pse e mohon.

Kryeministri Kurti, për herë të parë hapur e qartë më tërë qenien publikisht iu kundërvu Lajçakut, njeriu që ishte kundër pavarësisë së Kosovës, i cili vjen nga një shtet i cili nuk na njeh dhe ka një qëndrim injorues.

Sikur të kishte pak fytyrë, ani pse, fytyra në diplomaci nuk ekziston, ky, nuk do të duhej të takohej kurrë me Kryeministrin Kurti pas deklaratës kundër tij i cili në asnjë moment nuk duhej të vazhdonte me këtë mision, i cili përderisa nuk ia vërtetonë të kundërtën se, “ ky, nuk ka anuar e as që anon në anën e Serbisë”. Me siguri se këtë, as nuk mund ta vërtetojë e as ta thotë sepse, këtë, Evropa, nuk mund ta mohojë.

Merreni me mend, kur Serbia tentoi thjeshtë ta invadoj Kosovënë me këso lloj taktike hibride, në vend se Evropa si pikë fillestare të dënonte aktin, e shantazhoi Qeverinë duke i kushtëzuar se vetëm me plotësimin e kushtit të formimit të Adociacionit, janë shanset për t’u anëtarësuar në gjirin e Evropës”, u shpreh Shala.

Ai tha se Evropa do të duhej që aktin e Serbisë ta dënonte jo vetëm formalisht por me ndërmarrje praktike, sanksione ndaj saj.

Kush mund t’i besojë na Evropës e cila, na mashtroi se, nëse e kryeni demarkacionin me Malin e Zi, do t’u liberalizohen vizat.

Çka ndodhi? I humbëm 8200 hektar territor të pastër të Kosovësë e mund të merrni me mend se çka do të ndodhë kur të fillohet demarkimi i kufijve me Serbinë.

Alarmi duhet të ngritet në nivelin më të lartë ndër popull i cili, po qe se ndodhë një veprim i këtillë ndaj territorit të shtetit, i tëri duhet të vendoset në pjesën veriore të Mitrovicës, pa marrë parasysh kërcënimet nga Evropa”, shprehet ai.

Andaj, sipas Hafiz Shalës, vetëm Amerika mund të jetë dorëzan për zgjidhjen e këtij problemi të shkaktuar nga Serbia më ndihmën e Rusisë.

E kuptojmë situatën e krizës gjeopolitike e cila është shumë e brishtë pas asaj që po ndodhë në mes Izraelit e Palestinës ama, nuk qëndron paqja vetëm në duar të Kosovësë.

Kosova historikisht nuk fali toka por iu morën me dhunë, dëbim, vrasje, masakrim, deri në gjenocid ndaj popullit shqiptar, gjithnjë nga Serbia.

Me çfarë të drejte dhe paturpësie, përsëri Evropa në mënyrë meskine, mashtruese dhelpërake dhe të dhunshme, i kërcënohet udhëheqjes së Kosovës të pranoj atë që, as nuk kanë të drejtë me Kushtetutë e as që mendoj se një zgjidhje të tillë e cila duhet “falë” me dhunë territore, do ta pranoj”, shtoi analisti.

Megjithatë, Shala u shpreh se beson që liderët e shtetit të Kosovës nuk do të lejojnë një asociacion të tillë çfarë po e kërkon Bashkimi Evropian dhe Serbia.

“Është mendim i imi personal i bazuar në qëndrimet stoike të udhëheqjes aktuale dardane, posaçërisht karshi Serbisë alias Rusisë dhe Evropës se, në Krye te Qeverisë qëndron, Hasan Prishtina i ditëve të sotme, alias Albin Kurti ndërsa, në krye të Republikës së Kosovësë, qëndron Mbretëresha Teuta, alias, Vjosa Osmani-Sadriu. Unë e kam bindjen time personale se, me asnjë kusht nuk do t’i pranojnë kushtet të cilat janë kundër interesave të Republikës së Kosovësë sepse, janë të pastër. Nuk e kanë shitur e as vjedhur shtëpinë-shtetin e tyre, prandaj edhe bindja ime shkon në ketë drejtim. Çdo vendim i cili duhet te merret, assesi pa marrëveshje dhe koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat