“Kujt, pse i është rezervuar veriu koha do ta tregojë”/ Ish oficeri i UÇK-së komenton kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë me luftë, ka një porosi

Politika

“Kujt, pse i është rezervuar veriu koha do ta tregojë”/ Ish oficeri i UÇK-së komenton kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë me luftë, ka një porosi

Nga: M.L. Më: 30 tetor 2023 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Të enjten e javës që lamë pas përkatësisht më 26 tetor, liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë – së bashku me përfaqësuesit e institucioneve të bllokut, zhvilluan takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Por, ky nivel i lart politik i përfaqësimit nuk arriti të sjell pajtim të palëve për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte i gatshmëm për të nënshkruar një Marrëveshje për normalizim, përfshirë edhe propozimin evropian për formimin e Asociacionit, por tha se Vuçiq nuk ishte i gatshëm.

Vuçiq ka thënë se është i gatshëm të zbatojë nenet e Marrëveshjes drejt normalizimit që nuk përfshijnë respektimin e integritetit territorial të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Këto takime erdhën pasi kaloi mbi një muaj nga sulmi terrorist serb në fshatin Banjskë të Zveqanit ku mbeti i vrarë reshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku.

Ndonëse Serbia ka mohuar të jetë përfshirë në këtë ngjarje, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës ka publikuar fakte e dëshmi të forta për të kundërtën.

Përgjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar kërcënimet me luftë ndaj Kosovës nga përfaqësuesit e Serbisë.

E këto kërcënime i ka komentuar për gazetën “Bota sot”, ish komandanti i Njësisë Policore të UÇK-së, Hafir Hoxha.

Sipas tij, një sulm i mundshëm nga Serbia do të mund të ndodhë vetëm me “lejen” e KFOR-it, NATO-s, SHBA-së e BE-së.

Image
Hafir Hoxha

Prej vitit 1999 strukturat politike të Kosovës është dashur ta kuptojnë se veriu i Kosovës është pjesë e rezervuar sa i përket shtrirjes se sovranitetit Kosovar atje .

Kujt pse i është rezervuar veriu i Kosovës koha do ta tregojë.

Nëse ka ardhur koha ku për ata që e kanë rezervuar atë pjesë të Kosovës të futen paramilitarë apo edhe ushtria e rregullt e Serbisë, kjo mund të ndodhë nëse KFOR-i, NATO, USA, BE e shohin të arsyeshëm atë aktivitet, e nëse nuk është politikisht dhe në strategji i arsyeshëm ai veprim atëherë nuk do të ndodhë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Kosova duht të jetë në koordinim të plotë me ndërkombëtarët, duke qenë se as Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ka qasje në atë pjesë.

“Tani ke apo nuk ke i dobishëm konflikti ushtarak në veri ne nuk e dimë as nuk kemi mundësi as kompetenca të merremi me të por të lartpërmendurit. Ne duhet të jemi në vijë koordinimi me ta! Ata e kanë përgjegjësin për siguri në atë vend në vet faktin që forcat e Armatosura Kosovare nuk kanë qasje në ato pjesë!”, përfundoi Hoxha.

Ndryshe, Parlamenti Evropian para rreth dy javësh ka miratuar një rezolutë me të cilën dënon sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kjo u konsidrua si akt që do të forcojë pozicionin e Kosovës dhe do t’i jep legjitimitet qëndrimit se Serbia është e përfshirë në organizimin e aktit të agresionit ndaj Kosovës më 24 shtator..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat