Paralajmërohen arrestime të reja nga Gjykata Speciale

Politika

Paralajmërohen arrestime të reja nga Gjykata Speciale

Nga: P.R Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 10:06
Pamje nga bastisjet te këshilltarët e Thaçit

Ditë më parë, Gjykata Speciale zhvilloi bastisje në Kosovë. Cak i tyre ishin ish këshilltarët e Hashim Thaçit, Blerim Shala dhe Artan Behrami, si dhe në ish drejtori i AKI-së, Bashkim Smakaj, i cili poashtu kishte shërbyer si këshilltar i Thaçit.

Nga Gjykata Speciale nuk kanë dhënë detaje lidhur me këto bastisje, kurse sipas analistëve politikë, këto aksione janë paralajmërime për arrestime të reja nga Specialja. Së paku kështu thotë analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Faton Mehmeti.

“Bastisjet janë paralajmërim për arrestimet e ardhshme nga Gjykata Speciale, dhe në të kaluarën ka ndodhur kështu. Faktikisht, ish këshilltarët e Thaçit mund të kenë qenë të përfshirë në tentativat për të frikësuar dëshmitarët, së paku këto besohet se janë arsyet e bastisjeve për të gjetur dëshmi”, shprehet Mehmeti për “Bota sot”.

“Varet nga dëshmitë që mund të kenë gjetur nga Gjykata Speciale për këshilltarët e Thaçit se a mund të kenë qenë të përfshirë apo jo në çështje qe lidhen me Thaçin dhe të tjerët. Gjithsesi, e kaluara ka treguar që kujt i janë bastisur shtëpitë janë arrestuar, të gjithë rrugët qojnë tek arrestimet e tyre para vitit të ri”, shton Mehmeti.

Për fund, ai paralajmëron se para vitit të ri, mund të ketë arrestime nga Gjykata Speciale.

“Ish këshilltarët e Thaçit mund të jenë edhe personat që do e fundosin ish shefin e tyre në Hagë. Pritën zhvillime interesante në vazhdimësi me procesin r gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve që pritet të jetë i gjatë dhe me të papritura”, përfundon për “Bota sot”, analisti Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat