Gazmend Halilaj: Gjykata Speciale po godet skuadrat vrastare – paralajmëron goditjen e radhës!

Politika

Gazmend Halilaj: Gjykata Speciale po godet skuadrat vrastare – paralajmëron goditjen e radhës!

Nga: Nehat Shaqiri Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 22:40
Gazmend Halilaj dhe krerët e UÇK-së

Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj thotë se Gjykata Speciale është pasuri kombëtare, dhe siaps tij, do ta pastrojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Këto deklarata Halilaj i bëri pas bastisjeve të fundit të Gjykatës Speciale në Kosovë, e që cak i bastisjeve ishin këshilltarët dhe bashkëpunëtorët e ish-presidentin Hashim Thaçi.

Avokati shprehet se, Gjykata Speciale nuk po e gjykon UÇK-në por skuadrat vrastare.

“Unë mendoj se tentativat që po njolloset dhe po dëmtohet UÇK-ja, ose që Gjykata Speciale është raciste, jo po e dënon luftën çlirimtare, duhet të konsiderohen si gënjeshtra të shekullit. Jo, me UÇK-në nuk është duke u marrë askush, UÇK-ja e ka pasur aleat NATO-n. Gjykata Speciale është duke i goditur disa klane, disa grupe, disa skuadra vrastare të cilët përmes vrasjeve kanë ardhur në pushtet përmes frikësimeve, përmes ozopimeve, përmes kidnapimeve. E kanë mbajtur pushtetin, e kanë vënë në kthetra gjithë sistemin e drejtësisë, gjithë ekonominë, gjithë mekanizmat, gjithë politikën”, tha avokati.

Sipas tij, rëndësia e Gjykatës Speciale është e madhe pasi po të mos ishte ajo, do të kishte luftë civile.

“Gjykata Speciale është duke i goditur në mënyrë individuale urdhërdhënësit, ekzekutuesit, planifikuesit, kryesit e veprave dhe do të godet edhe persona tjerë, pavarësisht nëse kanë qenë pjesë e UÇK-së ajo, secili që do t’i dal përpara me qëllim të pengimit të zhvillimit të procesdureës penale”, thotë ai.

“Po ashtu ne kemi folur edhe shumë me herët gjegjësisht në kohen e luftës dhe pas luftës, iu kemi tërhequr vërejtjen pikërisht disa nga tani të akuzuarve dhe të akuzuarve potencialë, që mos të keqpërdoret kauza për interesa personale apo klanore. Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët që veprojnë në kuadër të Gjyaktës Speciale vijnë nga Akademi të Mëdha, dhe mundësia e fshehjes së gjurmëve apo devijimit të prosecit është tejet e vogël”, thotë Halilaj për gazetën “Bota sot”.

Halilaj pohon se, kjo gjykatë vetëm do ta pastrojë UÇK-në, nga një strukturë e cila e ka dëmtuar rëndë brenda dhe jashtë.

“Kosova nuk mund të ec para mbi krimet e pazbuluara. Qëndrimi ynë në mbështetje të punës së gjyaktës speciale mbetet përherë i njëjtë. Gjyakta speciale është e vetmja që kthen shpresen te viktimat dhe të mbijetuarit”, përfundon avokati Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat