Vdekja e Ilir Qallapekut, ish-agjenti i SHIK-ut: A ishin këto sekrete të errëta që i dinte për Hashim Thaçin?

Politika

Vdekja e Ilir Qallapekut, ish-agjenti i SHIK-ut: A ishin këto sekrete të errëta që i dinte për Hashim Thaçin?

Nga: N. Shaqiri Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 23:18
Naim Miftari, Ilir Qallapeku dhe Hashim Thaçi

Ish-truproja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ilir Qallapeku, i njohur si “Tarzani” ka ndërruar jetë dy ditë më parë pas një sulmi në zemër.

Por, vdekja e tij, po pretendohet që mos të jetë nga shkaqet natyrale.

Është duke u dyshuar se ai mund të jetë vra në ndonjë mënyrë të fshehtë, pasi pak kohë më parë kishte paralajmëruar shoqërin e tij që të kenë kujdes, se çfarë hanë, ku shkojnë dhe me kë rrinë.

Në lidhjë me vdekjen e Ilir Qallapekut, është deklaruar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai pyet se a ishte kj ovdekje e rastësishte apo është helmuar, ndërsa mjekësia ligjore sipas tij, është në duart e mafias politike, duke përmendur këtu edhe vdekjen e dyshimtë të Dino Asanajt.

“Vetëm pak javë më herët, gjatë bisedës me një person të njohur, në një restorant publik, Qallapeku kishte shprehur hapur frikën nga eliminimi i mundshëm i tij, përmes helmimit apo vrasjes së tij përmes vendosjes së eksplozivit nën veturë e tij. Çfarë sekrete të errëta të Hashim Tahaçit i dinte luftëtari i UÇK-së, Ilir Qallapeku nuk e di, ndoshta rastin e Behajdin Allaqit. Nuk dihet por shpesh herë, të kesh informacione sensitive apo zbatimi i urdhrave ekstreme të sjellë më vonë edhe vdekjen, pasi vetëm dëshmitarët e vdekur nuk flasin”, potencon Naim Miftari.

Për vdekjen e Qallapekut, gjatë ditës së djeshme është deklaruar edhe shoku i ngushtë i tij, avokati Gazmend Halilaj.

“Kam pak besim që nuk është i pari dhe dyshoj që nuk është i fundit që në mënyrë dinake po kalojnë në botën tjetër”, tha ai.

Ai tha se për herë të fundit “Tarzanin” e takoi para dy jave në Prishtinë, duke thënë se e ka paralajmëruar se është në rrezik, duke ia përmendur edhe disa medikamente.

“Jemi të tronditur si shok të ngushtë. Ai ka qenë ushtarë në zonën tonë prej ushtarëve të parë. E njoh personalisht ka shërbye deri në vitin 2018 si sigurim të ish presidentit, Hashim Thaçit. Në vitin 2018 i ka nda rrugët më të dhe nga 2018 ka qenë një shokë i imi i ngushtë. Si një luftëtar që ka qenë të jetë i dalluar ka qenë krejtësisht i pa punë më një pension si invalid i luftës. Unë e kam njohur karakterin e tij njëri jashtëzakonisht i sinqertë. Ai ka qenë i prirë për një shtet të së drejtës ashtu siç i ka hije një luftëtari të lirisë”.

“Për herë të fundit jemi takuar në Prishtinë e kam thirr në telefon se si është dhe më ka thënë mu taku patjetër në Prishtinë. Ishte me dy shokë, disa herë më ka kërku të nderojë kamerierin mos të pi kafe sipas porosisë, disa herë i kemi nderuar kafet, mi ka tregu disa emra qe sot nuk janë gjallë, mi ka përmend disa që kanë ndërruar jetë nga disa medikamente. Më tregojë në ketë mënyrë që të kem kujdes, kemi shkuar në një vend tjetër pasi kemi bërë porosinë. Ai me kishte ftu me më tregu për mu që jam ne rrezik dhe me tregonte që je cak i këtyre metodave te poshtra”.

“Me shëndet ishte shumë mirë, ai ishte një njeri që nuk mund të blihej e mashtrohej prandaj sigurisht që duke e kuptu edhe më herët qa ju ka ndodh njerëzve tjerë kishte bindjen që do të na ndodhte ndonjë e keqe. Ki kujdes, mos pi kafe askund, mos ha ushqim askund mos shko në të njejtin restorant askund, mos dil natën askund. Kam pak besim që nuk është i pari dhe dyshoj që nuk është i fundit që në mënyrë dinake po kalojnë në botën tjetër”, tha Halilaj.

Ndryshe për këtë rast është deklaruar edhe Policia e Kosovës.

Sipas tyre, ai ka vdekur në Shkup dhe tashmë veçse i kanë nisur hetimet për vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti hetim i vdekjes dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

“Shkup – Maqedoni /06.11.2023-13:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti i lartcekur dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat