“Peshqesh prej Edi Ramës”/ Ky është dëmi më i madh që kryeministri i Shqipërisë ia shkaktoi Kosovës - Vjen thirrja urgjente për Kurtin!

Politika

“Peshqesh prej Edi Ramës”/ Ky është dëmi më i madh që kryeministri i Shqipërisë ia shkaktoi Kosovës - Vjen thirrja urgjente për Kurtin!

Nga: M.Lakna Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 15:45
Aleksandar Vuçiq, Albin Kurti, Edi Rama

Hapat që ka bërë Kosova për de-përshkallëzimin e situatës në veri nuk po konsiderohen si të mjaftueshëm që Bashkimi Evropian t’i heq masat ndëshkuese.

Sipas BE-së vendi ynë ka ende punë për të bërë në këtë drejtim.

Kosova është nën disa masa shtrëngimi që prej qershorit të kaluar, d.m.th që para pesë muajsh.

Ndonëse kryeministri Albin Kurti është treguar mjaft bashkëpunues dhe i gatshëm për të arritur marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, masat ndëshkuese vazhdojnë të jenë prezentë.

Në një përgjigje për gazetën “Bota sot”, Dr. Enver Bytyçi, profesor në marrëdhëniet ndërkombëtare ka thënë se sanksionet kundër Kosovës i ngriti për herë të parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Image
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Atëherë kjo masë u mor, sepse lukunia pro-serbe evropiane, por edhe amerikane i detyroi edhe miqtë e Kosovës të ndëshkojnë në një farë mënyre Kosovën, pse zoti Kurti nuk pranoi që kryetarët e zgjedhur me bekimin e ndërkombëtarëve të mos merrnin detyrën. Atëherë kundërshtarët e Kurtit dhe politikanët pro-serbë në Evropë e besa edhe në Shqipëri, ngritën një furtunë akuzash, sikur kryeministri i Kosovës ishte „delja e zezë e Ballkanit“! Sanksionet kundër Kosovës i ngriti për herë të parë Edi Rama. Madje ai i paralajmëroi atëherë shtrëngesat që do merrte Evropa. Për mua është plotësisht e qartë se asokohe, si çdo herë tjetër, po kryente një rol që i kishin caktuar në orkestrën anti-kosovare.

Ndodhi ajo që ndodhi. Por tani po vazhdon e njëjta situatë, edhe pse qeveria e Kosovës është konstruktive dhe po bashkëpunon ngushtë me aktorët e faktorët ndërkombëtarë për zgjidhjen e konfliktit me Serbinë. Masat shtrënguese po vazhdojnë, edhe pse më 24 shtator 2023 Serbia ndërmori një aksion ushtarak kundër Kosovës dhe shkaktoi viktima te forcat e sigurisë së saj. Këto masa vazhdojnë të jenë aty, edhe pse Albin Kurti është i gatshëm të nënshkruajë dhe zbatojë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Këto sanksione janë në fuqi edhe pse Kosova pranoi madje krijimin e asosacionit bazuar në projektin evropian”, thotë ai.

Sipas profesorit, BE-ja i vuri sanksione Kosovës, ndonëse është shteti më proevropian në botë.

Ai thotë se kjo është e mjaftueshme për të parë së paku se sa shumë ka investuar Serbia kundër Kosovës.

“Ndërkaq Serbia nuk u sanksionua dhe nuk bëhet fjalë për t'u sanksionuar për shkeljen e vendimit evropian për vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë. Serbia nuk u sanksionua edhe pse ajo sponsorizoi dhe organizoi agresion e akt terrorizmi kundër Kosovës më 24 shtator. Beogradit nuk i vunë sanksione as për qendrën ruse të diversionit në Evropë e në rajon të vendosur në Nish! As për shumë qendra të tjera të spiunazhit rus në Serbi. Nuk i vunë sanksione gjithashtu Serbisë kur nënshkroi marrëveshje me Rusinë për bashkërendimin e politikave të jashtme. As ia vunë re asaj pse e bëri këtë hap, kur Serbia si vend me negociata të hapura për integrim në BE do të duhej të zbatonte parimet evropiane në politikën e saj të jashtme dhe jo parimet ruse të kësaj politike. Nuk iu vunë sanksione Serbisë edhe kur ajo rinovoi marrëveshjen me Vladimir Putin për të marrë gazin rus me çmime favorizuese, të cilat varen si kushtëzime të Beogradit ndaj Moskës. I vunë sanksione ose masa shtrëngimi viktimës, vendit më pro-evropian në Evropë. Ia vunë këto masa Kosovës, popullsia e secilës është më evropiane se vetë evropianet. Kjo është e mjaftueshme për të parë së paku se sa shumë ka investuar Serbia kundër Kosovës”, nënvizon ai.

Megjithatë, Bytyçi thotë se këto sanksione Kosova i ka “dhuratë” prej Edi Ramës, andaj edhe nuk duhet të pranojë asnjëlloj bashkëpunimi me të.

“Sot këto sanksione nuk hiqen. Sepse duhet consensus europian. Kishte konsensus për ti vënë ato. Por nuk ka consensus për ti hequr. Ai që vendosi i pari, para evropianeve këto sanksione, pra kryeministri I Shqipërisë, është shumë I zënë me punët e Italisë, Serbisë, Greqisë dhe vendeve të tjera. Shqipëria, Kosova e shqiptaria janë kostum i ngushtë për Edi Ramën. Duhet të zgjatet deri në Romë, Beograd, Athinë e pse jo edhe më tej, për ta dëshmuar aftësinë e tij të paparë. Kosova është thjesht një zar për të. Një zar me të cilën ai dëshmon besnikërinë e tij ndaj Aleksandër Vuçiç. Këto sanksione Kosova më së shumti I ka peshqesh prej Edi Ramës, I cili anuloi edhe mbledhjen e përbashkët të qeverive për ti thënë Evropës se “Edhe ju mund ta izoloni Kosovën pas meje”! Ishte nxitje e evropianëve për vënien e atyre sanksioneve. Prandaj qeveria Kurti nuk duhet të pranojë asnjë lidhje, kontakt e bashkëpunim me Edi Ramën, derisa të hiqen këto sanksione kundër Kosovës”, nënvizon ai.

Po ashtu, Bytyçi thotë se Kurti nuk duhet të tërhiqet nga kërkesa për nënshkrimin e marrëveshjes nga ana e Vuçiqit, derisa të hiqen këto sanksione.

Atëherë e kupton edhe ambasadori Hovenier pse Kurti kërkon nënshkrim nga ana e Beogradit, të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit. Se dje thoshte se nuk e kupton këtë gjest.

Hovenier është mik i madh i Kosovës. Po ashtu vendi i tij, ShBA-ja. Por ai duhet ta inkurajojë Kurtin të këmbëngulë në nënshkrimin e Vuçiqit, të marrëveshjes edhe si presion ndaj BE-së për heqjen e sanksioneve. Derisa këto sanksione i sajuan kundërshtarët e Kosovës dhe miqtë e Serbisë, ata duhen vënë nën presion për heqjen e tyre. Me vullnet të lirë nuk kanë për ta bërë këtë. Ka një përvojë të hidhur tashmë. Franca bllokoi liberalizimin e vizave për së paku pesë vite, se ashtu ia donte prapanica. Tani sërishmi nuk do që të hiqen sanksionet. Atëherë duhet bërë presioni me sanksionimin e miqve të Francës, përkatësisht Aleksandër Vuçiq dhe Serbisë”, përfundoi Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat