Detajet e papublikuara të Thaҫit gjatë luftës/ Nga mërgata e konfirmojnë: Askush nuk e zgjodhi si kreun e luftës së UҪK-së, ja ku i realizoi fotot me uniformë ushtarake

Politika

Detajet e papublikuara të Thaҫit gjatë luftës/ Nga mërgata e konfirmojnë: Askush nuk e zgjodhi si kreun e luftës së UҪK-së, ja ku i realizoi fotot me uniformë ushtarake

Nga: H.O. Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 20:53
Foto arkiv

Janë bërë tri vite që kur Gjykata e Hagës po mban krerët e UҪK-së, duke u gjykuar për krime të luftës. Deri më tani janë intervistuar disa persona, e gjykimi po vazhdon ende. Nga haga, deri më tani është liruar vetëm Hysni Gucati.

Mirëpo ende nuk është e qartë se kur do të gjykohet ish presidenti Hashim Thaҫi, bashkë me të tjerët, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin.

Analisti dhe publicisti Idriz Zeqiraj në një prononcim të tij për “Bota sot”, thotë se ‘po bëhen tri vite, që kur Gjykata Speciale e Kosovës, me seli në Hagë, ka arrestuar Hashim Thaçin dhe vetëm disa nga bashkëpunëtorët e tij në krime’.

“Një vonesë e skajshme arrestimi, e pasuar nga stërzgjatja burokratike, hetimore dhe gjyqësore. Por edhe domëthënëse, sepse shqiptarët dhe bota po mësojnë se deri ku mund të arrijë krimi, për lakminë për pushtet dhe pasuri! Për të gjithë këtë burokraci, po paguan Kosova dhe populli i saj i varfër. "Deri tani janë paguar 20 milionë euro, për mbrojtjen e Hashimit me shokë", - deklaroi kryeministri Albin Kurti në Sallën kuvendore të Kosovës! Marrëzia dhe cinizmi i kësaj pagese absurde, është unike në historinë e drejtësisë botërore! Të arrestuarit kanë angazhuar nga 3-4 avoketër të huaj dhe të tjerë ndihmës shqiptarë. Kjo praktikë nuk është fillestare dhe është dëshmuar e suksesshme. Sepse dikujt do t`i ndezë, për të korruptuar drejtësinë dhe paguar lirinë”, thekson ai.

Image
Idriz Zeqiraj

Zeqiraj thotë më tutje se, njëri nga avokatët tashmë ka përmendur vetëm shumën e shpenzuar ndërsa jo edhe pafajësinë.

“Njëri nga avoketërit e tanishëm, mbrojtës i komandantëve të UÇK-së, vite më parë, denoncon faktin supër-interesant: "Liria e x-y komandantit ka kushtuar 11 milionë euro!!! Prej tyre 5 (pesë) milionë i kam marrë unë, me ekipin tim!" Ai fare nuk e përmendë pafajësinë. Pra, ai i josh klientët e rinj, se nëse doni lirinë, paguani milionat! Madje, deklaron me mburrje, se "nuk ka dështuar asnjëherë në mbrojtjen e klientëve të tij!", thekson analisti.

Madje, Zeqiri thotë se, ‘SHTAB-istët e "Rogner-it" nuk janë as themelues të UÇK-së, as udhëheqës të luftës, as komandantë, as oficerë, madje, as ushtarë të UÇK-së’.

“Rrjedhimisht, nuk janë as pjesë e Luftës të Kosovës. Hashimi është i sinqertë, kur deklaron publikisht: "Kam qenë larg frontit të luftës". Ne që kemi qenë, të paktën, në shërbim të luftës, respektivisht, në Emergjencën e saj, e kemi thënë gjatë luftës dhe pas fundimit të saj, se SHTAB-istët e "Rogner-it", me shefin e parë Azem Syla dhe të tjerët, kanë mrizuar nën hijen e mimozave dhe të pishave të "Bllokut të Zi", të byroistëve komunistë të PKSH-së, më vonë, PPSH-së”, vlerëson ai.

Poashtu, Zeqiraj thotë se krerët e LPK-së në Mërgatë e thonë dhe e përsërisin se asnjë forum partiak apo ushtark, nuk e ka zgjedhur Thaçin: Drejtor të Drejtorisë Politike të UÇK-së, ashtu siç nuk e ka emëruar askush kryetar të Delegacionit të Kosovës në Rambuje, madje as lexues të Deklaratës të Pavarësisë, të cilit assesi nuk i takonte, sepse nuk po pavarësohej Qeveria, por shteti i Kosovës.

“Kryesimi i Delegacionit i takonte Presidentit Rugova, por "komandantët" nuk pranuan dhe u vendos të vazhdohet me përfaqësues të 4(katër) grupimeve të pranishëm. Por, investimin politik për Hashimin e bënte agjenti i DGSE franceze, Arnaud Danjean, dhëndërr i Serbisë dhe LPK-ja, me gazetën "Zëri i Kosovës", tashmë, e uzurpuar nga SHISH-i shqiptar. Fotografitë në uniformën ushtarake të Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, në inspektimet stërvitore ushtarake, janë realizuar me ushtarë të kampit ushtrimor në Fullqet të Klosit në Mat. Dhe, janë inçizuar me kamerë në Malet e Martaneshit, 200 km. larg Kosovës, por, gazetari i njohur për horrllëqe, e sposton, falsifikueshëm, brenda territorit të Kosovës, në malet e saj”, rrëfen Zeqiraj për ‘Bota sot’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat