“Të përgatitemi për një luftë të re”, vjen parashikimi i keq – përmenden kurthe dhe plane të rrezikshme kundër Kosovës

Politika

“Të përgatitemi për një luftë të re”, vjen parashikimi i keq – përmenden kurthe dhe plane të rrezikshme kundër Kosovës

Nga: A.M. Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 22:31
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Njohja de facto e Kosovës është ajo që pritet nga Serbia.

Mesazhe të tilla iu dërguan ditëve të fundit nga disa adresa evropiane - fillimisht nga udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Italisë, e më pas edhe nga presidentja e Komisionit Evropian.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk po vlerësohet se mund të zgjidh problemet mes dy shteteve, kjo duke marrë parasysh qëndrimet e Serbisë dhe provokimet e saj të vazhdueshme ndaj Ksoovës.

Madje, kjo njohje thuhet se do vjen si rezultat i pranimit të draft-statutit të Asociacionit.

Opinionisti Dedë Preqi në një bashkëbisedim me “Bota sot” komentoi planet dhe qëllimet e Serbisë së Vuçiqit ndaj Kosovës.

Sipas tij, qëllimi kryesor është pushtimi i veriut të Kosovës.

“Tek sulmi në Banjskë të Zveçanit, nga kriminelët dhe terroristët serbë, që organizuan për ta shpërdoruar apo pushtuar veriun e Mitrovicës, vërejmë tendencën serioze që Serbia dhe Vuçiqi, nuk heqin dorë për të shfrytëzuar gjithçka që është e mundur që edhe njëherë ta kthejë Kosovën, në të kaluarën e saj, të cilën Serbia, e sheh ëndërr dhe njëherë ngadhnjimin e ideve dhe miteve të saj, se Kosova është djepi dhe zemra e këtij vendi.

Kosova dhe qeveria e saj, duke shfrytëzuar të gjitha kapacitetet e saj politike dhe strategjike të përbërë prej një morie prigjesh dhe shtigjesh gjerë më të komplikuarat dhe më të pistat, që nuk është pritur në këtë format, që edhe në ditët e çlirimit të Kosovës, të pasojnë rrethana kaq provokuese dhe kërcënuese, duke e vënë Kosovën, para sfidave të mëdha, sikur ishte edhe rasti i fundit në Banjskë të veriut, ku bandat kriminale dhe terroristë serbë të organizuara, të pajisura dhe të financuara nga qeveria e Vuçiqit, bënë përpjekje që ta pushtojnë veriun e këtij vendi”, deklaroi opinionisti.

Image
Opinionisti Dedë Preqi

Po ashtu, Preqi vlerësoi përpjekjet e ndërkombëtarëve për të arritur një marrëveshje mes dy vendeve.

Mirëpo, kundërshtoi ppolitikat që përmbajnë kurthe të rrezikshme, ku përmes lojrave të pista synohet shkatërrimi i Kosovës.

“Duhet të çmojmë përkushtimin dhe përpjekjet e BE-së, dhe SHBA-ve, në lidhje me marrëveshjen paqësore në mes Kosovës dhe Serbisë, por nuk e pëlqejmë dhe e përkrahim deverzitetin e politikave të mbrapshta, që përmbajnë brenda kurtha e pështjellime, që kanë politika të rrezikshme, diçka që  shemb dhe shkatërron gjithçka që është ndërtuar deri më tani në Kosovën e pavarur, dhe nuk duhet të lejojmë të kushtëzohemi prej këtyre lojrave të pista, që po i shkakton Serbia dhe Vuçiqi, duke e mohuar njohjen e Kosovës.

Njohja e Kosovës, nga Serbia, nuk do të ishte aq e rëndësishme vetëm për një gjë, sepse kjo Serbi, që është sot e njëjta ka me qenë edhe nesër përderisa Kosova, nuk njihet edhe nga pesëshja evropiane, që t’i hapen shansat për anëtarësimin e sajë në BE-së, dhe inkuadrimi në NATO, që nënkupton fuqizimin e saj në kuadrin e fuqisë dhe ligjeve ndërkombëtare, që mbrohet dhe ruhet nga një fuqi e përbashkët e botës”, theksoi ai.

Më tej, opinionisti kritikoi BE-në dhe qasjen e saj të butë ndaj Serbisë dhe politikave të saj të rrezikshme dhe kërcënuese.

Sipas tij, është shqetësuese se si nuk po ndëshkohet shteti serb pas sulmit terrorist në Banjskë.

“Mirëpo, roli i BE-së, ndaj Serbisë, do të ishte më se i neglizhuar në kuptimin e asj, që edhe pas 24 viteve, kur Kosova është çliruar nga Serbia, dhe akoma ekziston një lloj konflikti i ngrirë në mes këtyre dy palëve, ndërsa Brukseli, ka qenë ndërmjetësuese e negociatave për krijimin e marrëdhënieve paqësore, dhe Serbia e meriton ndëshkimin e saj për shumë gjëra që ka prodhuar dhe prodhon me politikat e saj të rrezikshme, siq janë acarimet dhe kërcënimet ndërfqinjësore dhe mbanë anën pro-ruse,  dhe në vend të ndëshkimeve, BE-ja, po provon me ledhatime dhe forma të buta, të cilat janë duke iu mprehur brirët serb, sëcilës po i jepet shansa në një mënyrë, që sa herë do ti konvenonte ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin.

Dhe mos ndëshkimi i Serbisë, nga BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare, që ishte sponzore e një organizimi  terrorist serb me 24 shtator në Bansjska të Zveçanit, që vranë një polic shqiptar dhe plaguan disa të tjerë në detyrat e tyre, e ka një domethënie shqetësuese për popullatën e këtij vendi dhe rajonin, që i ekspozohet pretendimeve kundër paqës njerëzore e ndëretnike në mes këtyre dy palëve, dhe nga këtu mund të llogaritet se përmbyllja e një procesi paqësor në mes serbëve dhe shqiptarëve duket shumë larg, si rezultat i dështimeve të përgjithshme të palëve negociuese, sidomos nga ajo serbe, e cila nuk është e interesuar për një marrëveshje paqësore, por edhe nga ana tjetër, ku është roli i BE-së, për 24 vite, apo si duket se e tejkalon një seriozitet dhe karakter të vendosur në tejkalimin e kësaj situate të tendosur dhe monotone”, shpjegoi Preqi.

Ndër të tjera, ai kritikoi ashpër presionin për themelimin e Asociacionit, ku tha se përmes tij Serbia po tenton bosnjizimin e Kosovës.

Në rast se ndodhë një gjë e tillë, opinionisti paralajmëroi luftë të re në Ballkan.

“Ajo që vijon me pretendimet e Serbisë dhe politikën e Vuçiqit, përkundrazi bie në mashtrim jo vetëm popullata serbe e Kosovës, por edhe popullata serbe në përgjithësi, sepse çështja në mes shqiptarëve dhe serbëve në vend të reales interpretohet dhe proklamohet në mënyrë mitike, si qasje e misterit të botës serbe, dhe si një proces që siguron dhe i rezevohet sëcilit atij që vie në pushtet, dhe që garanton zotërimin e një rruge të tillë, duke e kuptuar Kosovën, si «djep» të tyre…

Lakuriqësia për të cilën flitet, tani është tema e Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kopetenca ekzekutive, sepse nuk i ka mbetur tjetër Serbisë dhe as pushtetit të Vuçiqit, vetëm përmes këtij formati, të arrijë qëllimin e një bosnjizimi, që mund t’i ndodhë Kosovës, dhe nëse Kosova me kryeministrin Kurti, në këtë rast për një përpjekje për të fituar diçka më shumë në terrenin e bashkësisë ndërkombëtare dhe për të krijuar njëfarë rregulli, siç e kërkon BE-ja, duke e toleruar Serbinë, të krijojë një autonomi etnike serbe në Kosovë, atëherë është e pashmangshme që të përgatitemi edhe për një luftë të re në Ballkan”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat