Veprimtari nga Gjermania flet për të “bëmat” e Hashim Thaҫit gjatë luftës, përmend edhe ekzekutimin e Mujë Krasniqit me 42 ushtarët e tij

Politika

Veprimtari nga Gjermania flet për të “bëmat” e Hashim Thaҫit gjatë luftës, përmend edhe ekzekutimin e Mujë Krasniqit me 42 ushtarët e tij

Nga: H.O. Më: 12 nëntor 2023 Në ora: 20:46
Hashim Thaci/ Foto arkiv

Analisti dhe publicisti që jeton dhe vepron në Gjermani, Idriz Zeqiraj në një prononcim për ‘Bota sot’ ka thënë se ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi "u rekrutua si agjent i sigurimit secret hulumtues të DGSE francize".

“Rekrutimi i Hashim Thaçit, si agjent i sigurimit sekret hulumtues, të DGSE franceze, nga Arnaud Denjean, në Zyrich dhe Gjenevë të Zvicrës, gjithnjë sipas pranimit të shefit të Shërbimit francez, Pierre Seramy, tani në pension, se "Hashimi është agjent i ynë, agjent i Francës", në TV-CANAL +- ka qenë fatal për Kosovën. Krerët puçistë të LPK-së, të prirë nga Hashimi, shkarkuan Kryesinë e vjetër, morën dhunshëm drejtimin, së bashku me Fondin "Vendlindja thërret" dhe fletushkën "Zëri Kosovës", numri i parë i së cilës është botuar nga -Grupi ynë ilegal-, në një bodrum të Prishtinës, i prirë nga Kadri (Os)Mani. E vazhdoi botimin në Gjermani, nga Jusuf Gërvalla dhe pas vrasjes së tij, nga fletushkë e zëshme e lirisë, u kthye në fletushkë përçarëse dhe kundra-kombëtare”, thekson Zeqiraj.

Image
Idriz Zeqiraj

Ai më tutje vazhdon rrëfimin se si krerët e LPK-së së re, Tirana zyrtare social-komuniste, me SHISH-in e saj; DGSE e Francës me Serbinë; u koordinuan për sabotimin e luftës së Kosovës.

“Djemtë e Kosovës, të cilët niseshin për të luftuar për Kosovë, pa lejen e SHTAB-istëve, janë denoncuar nga Tirana, binin në pusinë e policisë dhe të ushtrisë serbo-sllave, vriteshin, në pamundësi për ta shpaguar veten. Kujtoni Mujë Krasniqin me 42 ushtarët e tij, të ekzekutuar në kufi. Pastaj grupin prej 148 ushtarësh, që komandantët e -Pashtrikut- i futën në Lugështajën e Gorozhubit. Pusia e zënë nga policia dhe ushtria serbo-sllave, vrau 23 ushtarë, dhjetra i plagosi, të tjerët u zunë rob dhe disa ia arritën të ikin. Mashtrueshëm u tha se "u bë luftë heroike"! Por, dihet sa luftë mund të bëhej, ushtarët poshtë në Lugështajë dhe armiku sipër, në të dy shpatët e saj, me armatim të rëndë”, thekson ai.

“Me bujë u proklamua themelimi i "UÇK-së të LPK-së", por ajo ngeli në Tiranë e Durrës, pa hyrë kurrë me formacione ushtarake në Luftën e Kosovës. Të paktën, 4(katër) nga pretenduesit e themelimit të kësaj UÇK-je, në mes tyre edhe Jakup Krasniqi, akuzojnë me emër sabotuesit e luftës, për tradhti kombëtare, sipas peshës së fajësisë: Hashim Thaçin, Azem Sylën, Xhavit Halitin, Kadri Veselin”, thotë Zeqiraj.

Ai rikujtoi edhe bllokimin e Urës së Ibrit; vrasjen e një duzine dhe dëbimin e mijëra shqiptarëve etnikë nga veriu i Kosovës, në prezencën e KFOR-it francez dhe të  Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, "duke i qetësuar e ngushëlluar shqiptarët e përgjakur, se së shpejti do t`ju kthejmë më shtëpitë Tuaja!?"

“Një premtim që nuk u plotësua kurrë! Letra e Hashimit, e bërë me porosi të agjentit të DGSE, Arnaud Danjean, dërguar gjeneralit, Rasmusen, që FSK-së t`i ndalohet shkuarja në kufi me Serbinë, pa lejen e KFOR-it, po e mban peng edhe sot FSK-në, duke pamundësuar mbrojtjen klasike të kufirit me Serbinë, në gjatësinë lineare prej 381 km”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat