“Asociacioni në përputhje me Kushtëtutën, s’duhet të ketë autoritet ekzekutiv”, juristi komenton deklaratën e ambasadorit amerikan

Politika

“Asociacioni në përputhje me Kushtëtutën, s’duhet të ketë autoritet ekzekutiv”, juristi komenton deklaratën e ambasadorit amerikan

Nga: Nehat Shaqiri Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 18:32
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të enjten se projekt statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i paraqitur nga diplomacia perëndimore, është hartuar duke respektuar Kushtetutën e Kosovës në tërësi.

Ai theksoi se projekt statuti për Asociacionin përmbush të gjitha kriteret e parapara nga Shtetet e Bashkuara rreth funksionimit të tij.

“E kemi thënë shumë herë, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nuk duhet të kërkohet asnjë ndryshim kushtetues. Nuk duhet të ketë autoritet ekzekutiv dhe nuk duhet të jetë një nivel shtesë i qeverisë”, tha ambasadori Hovenier duke nënvizuar se beson që projekt statuti i përmbush të gjitha këto kritere por se ka vetëm një entitet që do ta jap vlerësimin përfundimtar, Gjykata Kushtetuese.

Ambasadori amerikan tha se ka një lloj urgjence në përpjekjet perëndimore për ta zbatuar marrëveshjen për Asociacionin, por se këto përpjekje janë pjesë e një strategjie më të gjerë.

“Ne po punojmë për ta parë atë të zbatuar si një element të strategjisë sonë më të gjerë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk mund të jetë. Bëhet fjalë për arritjen e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve të marra si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia në marrëveshjen bazë të Ohrit si dhe aneksin e zbatimit të saj. Kjo është ajo që ne duam të shohim”, tha ai.

Këtë deklaratë për Asociacionin e ka komentuar edhe profesori dhe juristi Blerim Burjani.

Ai thotë se, Hovenier ka garantuar me fjalë se nuk do të ketë anutonomi, mirëpo shton se do të jetë kontraverz dhe ka shumë të meta.

“Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka garantuar me fjalë se nuk do të ketë autonomi të emëruar juridikisht. Pra, do të ketë sipas meje elemente anutonomie. Kuptohet që ky asociacion është jashtëzakonisht kontraverz edhe juridikisht edhe politikisht”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Juristi tutje shprehet se, Asociacioni ka shumë të meta dhe norma kontraveerze në draftin që ka dalë.

“Perëndimi e do një Asociacion për të reahtua rajonin, edhe pse asnjë shtet në BE nuk kishte me pranu diçka të tillë. Tash, realiteti është ky që është”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat