A do të ketë mbyllje të dialogut këtë vit, juristi tregon nëse kjo është e mundur

Politika

A do të ketë mbyllje të dialogut këtë vit, juristi tregon nëse kjo është e mundur

Nga: H.O. Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 20:19
Takimi ne Bruksel/ Arkiv

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ditë më parë ka deklaruar se takimet e Kryenegociatorëve në Bruksel kanë ngushtuar dallimet, përparimi është urgjent dhe se nuk duhet pritur 2024-ta.

Mirëpo, cilat janë gjasat që brenda këtij muaji të fundit të 2023-tës të ketë takim të radhës dhe madje marrëveshje?

Lidhur me këtë ka folur për ‘Bota sot’ juristi Blerim Burjani. Ai thotë se gjithҫka është e mundur, ndonëse draft statuti nuk është publiku as diskutu ende. Madje edhe Gjykata Kushtetuese duhet dhënë një vendim dhe nuk ka shumë optimizëm që të mbyllet tema e dialogut këtë vit.

Image
Blerim Burjani

“Gjithҫka është e mundur, mirë që Hovenier është shumë optimist, edhe pse ka mbetë vetëm një muaj në këtë vit. Optimizmi i im është më i vogël, pasi që daft statuti ende nuk është publiku as nuk është diskutu, duhet pastaj Gjykata Kushtetuse me dhanë vendim, nuk ka shumë optimizëm që në këtë vit përmbyllet tema e dialogut, të shpresojmë se nuk do të ketë befasi që Kurti të heq dorë nga aprovimi statutit, pra të shohim se ҫfarë do të ndodhë në fund të dhjetorit, gjasat janë minimale”, vlerëson Burjani.

Ai thotë më tutje se deri më tani, Vuҫiqi nuk ka pranuar asgjë, ndërsa Kurti të gjitha.

“Vuҫiq nuk ka pranuar asgjë, Kurti të gjitha, ka dyshime se Kurti mund të ndihmoj Serbinë me asociacion, vet mos të fitojë asgjë, apo përralla për njohje defakto, pra Kurti po i bjen se po i ndihmon Serbisë me themelim të asociacionit”, vlerëson ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat