“Anashkaluan Rifat Jasharin”, Halil Geci me akuza të rënda – përmend Ramën, Thaçin, Haxhiun..., ja tradhtia kundër Kosovës

Politika

“Anashkaluan Rifat Jasharin”, Halil Geci me akuza të rënda – përmend Ramën, Thaçin, Haxhiun..., ja tradhtia kundër Kosovës

Nga: N. Sh Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 15:54
Baton Haxhiu, Edi Rama dhe Hashim Thaçi

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci thotë se, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke punuar pandërpre dhe po i bën dëme Kosovës.

Geci thotë se Rama është duke shkelur edhe Kushtetutën, duke u çuditur me veprimet e kryeministrit shqiptar.

Veprimtari i LDK-së, pohon se Rama nuk po mundet të mbaj qëndrim, duke ia përmendur këtu qëndrimin e Ramës për sulmin terrorist serb në Banjskë, të cilën shton se e përgatiti Vuçiqi për të aneksuar veriun, por edhe për çështjet tjera si asociacioni.

“Rama i Shqipërisë, dhe Aleksandër Vuqiçi i Serbisë, që të dytë të koordinuar si vëllezër të një nëne në luftë frontale për ta shkatërruar Kosovën, nuk kanë të ndalur. Që të dy Aleksandrat, si Aleksandër Rama, si ai Aleksandri i Serbisë. Vjosa dhe Albini me pjekurinë e tyre politike, i kanë shtrirë për toke si dy zagarë që i lodh vrapi pas gjahut”, thotë Geci.

“Vuçiqi i Shumadisë e bleu në Nish me para Edin e Tiranës duke e bërë një mercenar të dëgjueshëm, që punon për Serbinë dhe Rusinë, më mirë se vetë Vuçiqi i Beogradit. Dyshja Tiranë - Beograd, në bashkëpunim me stanishiqët e Kosovës të llojit të Baton Haxhiut, me ardhjen e Vjosa Osmanit dhe Kurtit në pushtet, i ka çrregulluar nga mendja tërësisht”, shton tutje ai.

Geci ponon se pas kësaj, menjëherë që të dytë filluan aksionin për rrëzimin e Kurtit.

“I pari i Tiranës mori rrugën për në Brojën e Drenicës duke menduar se  polari dhe "generallat" e malit kanë ndikim në Kosovë, me qëllimin e vetëm, erdhi për ta rrëzuar qeverinë Kurtin dy, duke e anashkaluar bacë Rifat Jasharin dhe familjen e tij, por sërish nuk i  shkrepi. Edi i Tiranës duke u munduar për t'i arsyetuar paratë e marra nga Rusia dhe nga Serbia i cili u shit në Nish, gjeti mbështetje  nga vasalët e Kosovës te nipi i Radisllav Danilloviqit - alias Hashim Polari dhe rrethin e tij, si dhe bashkëpunëtorit të Rrahman Morinës dhe spiunin e Millosheviqit, Isa Mustafën dhe komplet LDK-në e sotme. Menjëherë filluan me ndarjen dhe Zajednicën e Kosovës duke mbështetur projektin e Xhorxh Sorrosit dhe të Akademisë së Serbisë, por nuk iu shkrepi”, shprehet ai.

Ai tutje shton se, ata së bashkupastaj  filluan me "Open Ballkanin" duke e shkelur Kosovën, njëkohësisht duke e anashkaluar edhe Procesin e Berlinit.

“Kur Kosova më 24 shtator u sulmua nga Serbia, Edi i Tiranës thotë se grupi kriminal duhet dënuar, duke amnistuar shtetin serb i cili organizoi sulmin për aneksimin e veriut, por falë Zotit, nuk ia arritën synimit të caktuar dhe as misionit të planifikuar. Pastaj doli me propozim që KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun duke e quajtur Veriun "tokë të askujt". Katër ditë zie të Serbisë për kriminelët e vrarë dhe pritja e të tjerëve si heronj, nuk i bëri përshtypje Rankoviqit të Tiranës se në Kosovë Vuçiqi tentoi që të derdhet gjaku e të aneksohet veriu, duke e futur në lojë kishën dhe pelegrinët fetarë. As kjo nuk iu shkrepi dhe  projektet e dy Aleksandrave ua hodhi në ajër Albini. Me ndihmën e të madhit Zot dhe të Amerikës do t' ia dalim që ta mbrojmë atdheun nga tradhtarët”, përfundon Halil Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat