“Serbia në gjah”/ Analisti: Ky është virusi që ka kapluar Beogradin – Thirrje ndërkombëtarëve!

Politika

“Serbia në gjah”/ Analisti: Ky është virusi që ka kapluar Beogradin – Thirrje ndërkombëtarëve!

Nga: A.SH Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 12:56
Aleksander Vuçiq

Serbia është shteti në Ballkan që po kërcënon me luftën Kosovën.

Aleksandër Vuçiqi është ai i cili ka thënë dhe vazhdon ta thotë se nuk do ta njohë as shtetin e Kosovës, madje ai këtë e bënë haptas, edhe para botës ndërkombëtare.

Analisti Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Serbia po jeton në virusin e nacionalizimit serbomadh.

Mulliqi thotë se edhe pa zgjedhjeve nuk është se do të ketë ndryshime në Serbi, e poashtu as në qasjen ndaj Kosovës.

Sipas tij, nga virusi i nacionalizmit Serbisë i janë errësuar sytë dhe mendja për pushtime të reja, për vrasje.

“Virusi i nacionalizmit serbomomadh ndaj shqiptarëve kurrsesi të pushojë. Ky virus po jeton edhe sot në Serbi, e që rrënjët i ka në elaboratet shfarosëse të hartuara nga elita serbe. Ky ultranacionalizëm po përcillet edhe te gjeneratat e reja, duke kërkuar viktima të reja në mesin e shqiptarëve. E ka bërë popullin serb më të urryerin sot në Evropë. Edhe kjo Serbi e Vuçiqit, është pa moral, urryese, e jo funksionale dhe rrenacake. Serbia është lëshuar në gjahe të shtrigave, duke kërcënuar përditë me luftë rajonin dhe Kosovën.

Ky virus i nacionalizmit, ka prodhuar në shekullin e kaluar luftën, ka prodhuar mijëra viktima të pafajshme, spastrime etnike, dhe dëme të mëdha materiale. Serbët thirren vetëm formalisht në fe dhe në Zot, e në fakt kanë treguar se nuk e posedojnë as njerën as tjetrën. Ju kanë errësuar sytë dhe mendja për pushtime të reja, për vrasje të reja të shqiptarëve që nuk do t’i shijojnë më kurrë. Mjaft më na është bërë me Millosheviq-a dhe Vuçiq-a, që të luajnë me territoret dhe ndjenjat tona”, shprehet ai.

Ai thotë se populli serb është i pavlerë dhe i pacivilizuar.

Mulliqi ka edhe një thirrje për ndërkombëtarët, që sa më parë të sanksionoi Serbinë dhe politikat e saj cilët po e destabilizojnë rajonin.

Ai ngreh dyshimet se shumë kush po e dëshiron një sulm si ai një Banjskë, por që nuk do të ndodhin më të tilla.

“Serbët janë një popull i pavlerë, jane popull i pacivilizuar, janë popull që me tokat e huaja janë zgjeruar disa herë deri më sot. Iluzinoet e ultranacionalizmit serbomadh ju kanë shuar në vitin 1999, kur e humbën luftën me shqiptarët, dhe do të humbin prapë, siç edhe po e kërkojnë.

Bashkësia ndërkombëtare është koha e fundit të sanksionoi një politikë luftënxitëse të Serbisë në Ballkan. Nëse vazhdon kjo frymë në Serbi, radikalizmi nuk do të largohet derisa Vuçiqi sërish po bëhet bashkë me kriminelët e luftës. Dialogu edhe mund të dështojë pas letrës të kryeministres Bërnabiq drejtuar BE-së, ku thuhet se Serbia nuk do të pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në OKB apo në organizatat dhe agjencitë që ekzistojnë në kuadër të OKB-së.

Të ndëshkohen nga BE politikat ultranacionalisite të Vuçiqit, Dodikut, Daçiqit, Sheshelit, Nikoliqit etj, të cilët po e destabilizojnë rajonin. Se rasti i Banjskës mund të përsëritet, po mendohet nga shumë kush. Këta janë pasaradhësit e çetnikut Drazha Mihajlloviq, nga të cilët nuk pritet asgjë pozitive të ndodhë pas zgjedhjeve të së dieles. Në Serbi kanë të drejtë të sillen dhe të bëjnë çka të duan, por nuk kanë të drejtë të imponojnë shteteve të rajonit politikat e tyre fashiste. Ultarnacionalistët dhe diktatorët e vegjël e ka treguar koha se nuk njohin tjetër gjuhë, veq gjuhën e forcës si Millosheviqi dikur”, përfundon ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat