Naim Miftari ‘godet’ komandantët e UÇK-së: Pasi u bënë milionerë, tregonin sa serbë kanë vra në luftë, i shkelën luftëtarët

Politika

Naim Miftari ‘godet’ komandantët e UÇK-së: Pasi u bënë milionerë, tregonin sa serbë kanë vra në luftë, i shkelën luftëtarët

Nga: N. Shaqiri Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 18:56
Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka kritikuar disa ish-komandantë të luftës së UÇK-së.

Miftari thotë se disa prej tyre pas luftës u bënë multi milioner.

Ai thotë se shumë prej tyre tregoni në intervista se sa ushtarin dhe policin serbë e kanë vra në luftë.

“Me i dëgju sot do kamandantë që gjatë dhe pas luftës u bërën multi milionera, në intervistat te kullat e sekserat e tyre mediatike në TV kah krekosen duke treguar se sa aksionin e sa ushtarin e policinë serbë e kishin pas vrarë gjatë luftës, ta merr mendja që Serbia u mbetë gjatë luftës vetëm në plaka, pleq e femra pasi meshkujt e ushtarët, policët, paramilitarët ju kanë vra të gjithë në Kosovë nga komandantët multi milionerë”, thotë Miftari.

Ai tutje shprehet se, ushtarët trima që me të vërtetë kanë vra ushtarë, paramilitarë e policë serbë gjatë luftës nuk janë milionera dhe sot sipas tij, janë klasa më e shkelur pas luftës në shoqërinë tonë.

“Ata ushtarë trima të UÇK-së që me të vërtetë kanë vra ushtarë, paramilitarë e policë serbë gjatë luftës në Kosovë, nëse nuk janë sot dëshmorë ose invalidë të luftës, sigurt nuk janë asnjëri milionera, përkundrazi sot janë klasa më e shkelur pas luftës në shoqërinë tonë, shtetin dhe popullin tonë dhe sot shumica nuk kanë as mirëqenie të qëndrueshme sociale, nuk kanë as bukë të bollshëm për fëmijët dhe familjet e tyre”, potencon tutje ai.

Në fund, Miftari thotë se, një shoqëri, një popull, një shtet që i shkelë bijtë dhe bijat e veta më të mirë, i shkelë dhe i përbuzë luftëtarët e ushtarët e vet, nuk e meriton fare lirinë por nuk lirohet kurrë plotësishtë nga okupimi.

“Pra ne nderojmë vetëm të huajt, e në anën tjetër i shkelim njerëzit tonë të pastër dhe atdhetarë. Sa i përket luftëtarëve po ju them vetëm këtë se luftëtarin e vërtetë s’ka pare e botës që e blenë as që e mashtron dhe e manipulon! Parat që po jepen për veteran, e që janë 80% veteran të rrejshëm, duhet me i ndalu me ligj dhe ato pare, ato fonde me shkua direkt vetëm për me ble ame ushtarake për FSK-në dhe policinë tonë, për Kosovën”, përfundon Naim Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat