Alarmon juristi shqiptaro-amerikan: Serbia po e pret momentin e volitshëm që ta sulmojë Kosovën, kështu duhet të veprojnë shqiptarët

Politika

Alarmon juristi shqiptaro-amerikan: Serbia po e pret momentin e volitshëm që ta sulmojë Kosovën, kështu duhet të veprojnë shqiptarët

Nga: M.Lakna Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Juristi shqiptaro-amerikan, Luz Tomaj, konsideorn se Bashkimi Evropian po vazhdon me padrejtësitë historike ndaj popullit shqiptar.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Tomaj ka thënë se veprimet e shtresave politike nuk janë efikase, ndërsa i ka bërë thirrje popullit që të ngritet dhe të marr situatën në duar.

Mjerisht, BE-ja, në vazhdimësi, vepron padrejtësisht dhe vetëm e vazhdon historinë e të kaluarës. Edhe veprimet e shtresave politike shqiptare, nuk e përmbajnë interesin e popullit dhe nuk prodhojnë efikasitetin e duhur.

Shteti apo shtetet i përkasin popullit dhe vetëm popullit. Ndaj në momente kritike, kërkohet edhe zëri i popullit. Tani është momenti.

Kur bëhet fjalë për të kaluarën, ekzistojnë argumentet se, Evropa, historikisht ka vepruar kundër interesave të popullit shqiptar.

BE-së duhet përkujtuar vetëm periudhën nga viti 1912 dhe në vazhdim. Serbia e riokupoi Kosovën dhe bëri siç raportonin edhe mjetet informative evropiane, krime të pa para në të kaluarën. Me krime nuk u ndal në të ardhmen.

Duhet përkujtuar propozimin e V. Çubrilloviqit, anëtar i akademive serbo-ruse, me 1937, kur propozoi që Serbia ti largon shqiptarët nga Kosova. Nëse Rusia, kishte deklaruar, shpërngul miliona njerëz nga një kontinent në tjetrin, në se Gjermania bën çfarë të do me Jevrejt, nuk do të ndodh ndonjë luftë, nëse Serbia largon nga Kosova disa qindra mijëra shqiptar. Po ky, në Qeverinë e parë të ish Jugosllavisë, u emërua Ministër i agrokultures dhe, vazhdimisht, me të ashtuquajturat reforma agrare, sillte serb dhe malazez, me qellim të ndryshimit të strukturës së popullatës!.

Disa vite më vonë, në sipërfaqe doli A. Rankoviqi, i cili, përveç tjerash, edhe në cilësi të shefit të UDB-së së atëhershme,, duke filluar diku nga viti 1953 dhe deri në vitin 1966/67, kur u largu nga të gjitha pozitat, në Kosovë, ndaj popullit shqiptar, nuk la gjë pa bërë. Thuaja çdo shqiptar, policia ftonte dhe i rrihte, me motivacion duke kërkuar arme, ndonëse qëllimi kryesor ishte që shqiptarët të shpërngulen në Turqi, gjë që edhe ndodhte nga dita në ditë. UDB-ja, së pari i strehonte diku në Maqedoni dhe në vazhdim nga aty dërgoheshin në Turqi!

Pak vite pas vitit 1967, ndodhi që Kosova të shef sadopak dritë”, ka rikujtuar Tomaj, për gazetën “Bota sot”.

Ai ka folur edhe për pasojat e regjimit kriminal të Millosheviqit që kishte për synim zhdukjen e shqiptarëve.

Anadaj, ai ka thënë se këto veprime duhet t’i kenë parasysh ndërmjetësuesit e dialogut që e favorizojnë Serbinë.

Image
Luz Tomaj

“Mirëpo, më vonë, u paraqit krimineli gjenocidial i paskrupullt Millosheviqi. Shkurtazi, u përpoq me i zhduk shqiptarët e Kosovës. Bëri vrasje dhe dhunime masive, shpërnguli thuaja gjysmën e Kosovarëve… Të gjitha këto veprime përputhen me definicionin e krimit gjenocidial. Së paku, këtë periudhë, duhet me e pasur në mendje ndërmjetësuesit Borrell dhe Lajçak. Përse heshtin. Përse heshtin kur, Serbia, apo Vuçiqi, nuk e thotë qoftë edhe një fjalë, për fatin e kufomave, akoma të pagjetura. A mendojnë fare, ndërmjetësuesit se, Kryetari aktualë dhe kryeparlamentari i Serbisë, ishin dora e djathtë e Millosheviqit dhe, në asnjë moment, nuk largohen nga vizioni i tij. Kosova ua ka garantuar, serbëve te gjitha të drejtat, madje të privilegjuara, por a e kuptoni juve ndërmjetësues se serbët e Kosovës, falë Vuçiqit, nuk e respektojnë fare shtetin e Kosovës…… Shikojeni veriun, dominojnë dhe valojnë vetëm flamujt e Serbisë”, ka thënë ai.

Për këtë arsye, juristo shqiptaro-amerikan po bën thirrje që popull shqiptar ta merr fatin në duar

Situata është çfarë është. Serbia famëkeqe, në vazhdimësi, e përcjell situatën në arenën ndërkombëtare dhe, pret për momentin e volitshëm që ta sulmojë Kosovën, të cilën, me Kushtetutë edhe e konsideron pjesë të Serbisë.

Në anën tjetër, funksionimi i shtetit të Kosovës, që nga fillimi, është joefikas dhe, as që premton përmbushjen e interesit të popullit, të kombit. Mjerisht, edhe në aspektin apo arenën gjithëkombëtare, situata është jashtë binarëve. Është më se koha që të zgjohemi si popull, si komb. Në fakt, historia e shtetit, kaherë, e ka konfirmuar se, lidhja më e fort, në mes njerëzve është përkatësia kombëtare. Duhet kultivuar vetëdijen e përkatësisë kombëtare dhe, ruajtjen dhe zhvillimin e kombit.

Dëshiroj të jam gabim por, situata kombëtare, qoftë në aspektin kombëtar apo edhe shtetëror, është e tmerrshme. Si komb, mjerisht, jemi mjaft të shpartalluar. Më në fund, ekzistojnë dy shtete shqiptare, por, megjithatë, mjaft shqiptarë gjinden në shtetet tjera – Serbi, Greqi, Maqedoni, Mal të Zi”, ka theksuar ai.

Tomaj ka thënë se ajo që brengosë më së shumti janë veprimet apo mosveprimet e shteteve ekzistuese, duke aluduar në Kosovën e Shqipërinë.

Në vend që dy shtetet shqiptare, të veprojnë në interes të popullit, që të tregojnë se i përkasin kombit, se ekzistimi i kufirit të është formal, nuk kanë as komunikime, as bashkëveprime apo marrëveshje në favor – në interes të kombit.

Politika e Shqipërisë, vite me radhë, është nen kontroll të Kryeministrit Rama.

Lëvizjet politike nuk kanë të bëjnë me interes kombëtar, përkundrazi, haptazi janë në favor të Serbisë, armikut epokal të shqiptarëve.

Edhe Kosova e shkretë, vite me radhë, nuk ishte në gjendje të gjej rrugën e formimit dhe zhvillimit të shtetit. Nuk mund t’i anashkaloj ndodhitë, në institucionin më të lartë – Parlamentin e Kosovës dhe ndodhitë e përditshme në institucione dhe subjekte të ndryshme. Në Parlament, vazhdimisht dëgjojmë fjalë të ndyra – sharje të nënave, familjeve, përdorimi i fjalëve rrenacak – gënjeshtar etj të cilat flasin për mungesën e kulturës jo vetëm kombëtare”, ka shtuar ai.

Po ashtu, Tomaj ka theksuar se vet subjektet politike, në vazhdimësi, janë të mbyllura dhe nuk e respektojnë interesin e popullit.

“Kryesia e secilit subjekt vendos se kush do zgjidhet deputet apo diçka tjetër. Njësitë lokale – komunat, në sistemet zgjedhore janë, të lëna pas dore. Ajo çka ka rëndësi të veçantë është komunikimi në relacionin pozitë-opozitë – fjalosje, fyerje, bojkotimë. Nuk mbaj informacione për shtetet tjera por, këtu në SHBA funksionojnë dy subjekte politike. Shoqërohem me anëtarë edhe te Senatit dhe të Kongresit. Vetëm një here e pata shpalosë në biseda, çështjen e bojkotimit, qeshnim dhe nuk mund ta kuptonin. Njësoj ishte qesharake edhe fakti se deputetët inkasojnë mëditjet për çdo asistim në seanca", ka nënvizuar ai.

Mjerisht, sipas jurisitit, betejat më të ashpra, në mes subjekteve politike, janë betejat për marrjen e pushtetit.

Marrja e pushtetit ka më rëndësi se interesi i popullit, se betejat kundër Serbisë armike.

Personalisht kisha apeluar për dy gjëra:

Të gjendet një mënyrë e organizimit, nëse jo gjithë popullit shqiptar, atëherë popullit i Kosovës që të ngritet në qendra të ndryshme në Kosovë dhe në veçanti para zyrës së UE dhe, me e shfaqë pakënaqësinë ndaj të padrejtave të BE. Të njëjtën gjë do mund ta bënin edhe mërgimtarët shqiptarë, në mbar Evropën, me organizimin e një tubimi në Bruksel, ndërsa shqiptarët në SHBA me tubim para Shtëpisë së Bardhë dhe OKB, dhe

Të zhvillohet kultivimi i Kulturës kombëtare. Akademitë shqiptare, mjerisht, vazhdimisht heshtin në aspektin edhe të kulturës dhe gjërave tjera kombëtare. Tingëllon naive por do propozoja se, kultivimi i kulturës kombëtare, të mbrohet, në mënyrë qe, në të gjitha nivelet e arsimimit të vihet si lëndë e veçantë zhvillimi”, ka përfunduar Tomaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat