Për keqardhje! Akuzuan Qeverinë për pozitën e Kosovës në politikën e jashtme/ Bytyçi u kundërpërgjigjet tre ish-ambasadorëve

Politika

Për keqardhje! Akuzuan Qeverinë për pozitën e Kosovës në politikën e jashtme/ Bytyçi u kundërpërgjigjet tre ish-ambasadorëve

Nga: M.Lakna Më: 7 janar 2024 Në ora: 19:40
Glauk Konjufca, Vjosa Osmani, Albin Kurti, Donika Gërvalla

Tre ish-ambasadorë të akredituar në botë kanë vlerësuar se pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare është më i dobëti që nga shpallja e Pavarësi.

Këtë “dështim” ata ia kanë faturuar Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Ish-ambasadorët(Bernard Nikaj, Avni Arifi, e Avni Spahiu) kane përmendur sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian dhe mungesën e njohjeve të reja.

Ata kanë vlerësuar se Kosova është e izoluar nga BE-ja si pasojë e veprimeve të institucioneve të Kosovës.

Por me këtë nuk po pajtohet Prof. Enver Bytyçi doktor në fushën e Marrëdhëniet Ndërkombëtare.

Image
Prof. Dr. Enver Bytyçi

Ai ka thënë për gazetën “Bota sot” se masat nga BE-ja nuk u vendosën për faj të kryeministrit Kurti, por se BE donte të çonte një mesazh në Beograd.

“Tre ish- ambasadorë të Kosovës në tri vende të ndryshme gjatë gjithë ditës u shfaqën sot në një telvizion kombëtar të Shqipërisë dhe kritikuan autoritetet në pushtet, qeverinë dhe diplomacinë për dy momente: Së pari fajësuan qeverinë e Kosovës sa i përket vendosjes së masave kundër vendit nga ana e BE_së. Ata thoshin sanksione: - Në fakt duhet të jenë aq të kualifikuar sa të dallojnë sanksionet nga një masë financiare për mos alokuim fondesh. Nesje! Nuk dua dhe nuk kam asnjë tendencë të marr në mbrojtje qeevrinë Kurti. Por ta deformosh të vërtetën është jo etike, jo morale e jo profesionale. Masat kundër Kosovës u vendosën jo për faj të Albin Kurtit. U vendosën, sepse BE donte të çonte një mesazh në Beograd. Brukseli donte t'i thoshte presidentit të Serbisë se është "neutral" midis palëve dhe ta joshte në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit e të aneksit të Ohrit”, ka vlerësuar Bytyçi për “Bota sot”.

Bytyçi po ashtu është kundërpërgjigjur duke thënë se për sa i përket politikës së jashtme, Kosova pavarësisht se mund të kishte arritur më shumë në diplomaci, në vitin 2023, ajo në shumicën dërmuese të rasteve ka shkëlqyer.

“Së dyti, ata thanë se Kosova "kurrë nuk ka dështuar në pikëpamje të marrëdhënieve ndërkombëtare sa në vitin 2023" dhe se "Kosova është i vemi vend krahas Rusisë dhe Bjellorusisë, që nuk ka marrë statusin e vendit kandidat! Nëse ata e quajnë projektin e ndarjes së Kosovës si sukses të paraardhësve të Albin Kurtit, atëherë kjo është tjetër histori. Ndërkaq statusi kandidat për t'u integruar në BE varet nga njohja e pesë vendeve anëtare të unionit. Kaq gjë e dinë edhe injorantët në majë të malit! Por Kosova, pavarësisht se mund të kishte arritur më shumë në diplomaci, në vitin 2023, ajo në shumicën dërmuese të rasteve ka shkëlqyer. Kushdo që kujton performancën e shkëlqyer të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit, ka vënë re integritet, dinjitet, marrëdhënie korrekte dhe të suksesshme me SHBA-të, Britaninë e Madhe, Gjermaninë e vende të tjera”, ka thënë ai.

Për prof. dr. Enver Bytyçin, vizita e shkëlqyer e David Kameron para tri ditësh në Kosovë, do të duhej së paku t'u kujtonte këtyre ambasadorëve se angazhimet e Britanisë së Madhe për ta mbrojtur Kosovën i ngjajnë kërkesave të Tony Blair për ndërhyrje tokësore të NATO-s në Serbi!

“Të jesh ambasador është përgjegjësi e madhe, shumë e madhe. Me këtë paraqitje dy prej tyre, por jo edhe zoti Saphiu, dëshmuan se nuk kishin lidhje me diplomacinë, as me të vërtetën! Mjerisht është ky moment për të ardhur keq!”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat