Zeqiraj: Ata që kanë shkuar në Hagë nuk janë ҫlirimtarë, por vrastarë/ Ata akuzohen për këto vrasje

Politika

Zeqiraj: Ata që kanë shkuar në Hagë nuk janë ҫlirimtarë, por vrastarë/ Ata akuzohen për këto vrasje

Nga: H.O. Më: 11 janar 2024 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Veprimtari dhe njohësi i ҫështjeve politike, Idriz Zeqiraj në një prononcim të tij për ‘Bota sot’, thekson se deri më tani opozita ka kundërshtuar gjithqka që mund të arrihej në dobi të Kosovës, e kjo për arsyen që SHBA ta sanksionoj Kryeministrin Albin Kurti.

“Opozita PAN-iste, destruktive dhe kundra-kombëtare, në nismë e mbarim, ka sabotuar çdo gjë, që mund të arrihet në dobi të Kosovës. Njëjtë ka vepruar edhe me dialogun Kosovë-Serbi, duke pritur që SHBA ta sanksionojë, personalisht kryeministrin Kurti, dhe të përfitojë ajo. Pra, për tre vjetë radhazi, ashtu si  dhelpra, është në pritje të rënies të "boleve të dashit!", vlerëson Zeqiraj.

Ai thotë më tutje se, dëgjohet të thonë shpesh se edhe Vetëvendosje nuk është pajtuar me asgjë të qeverive të shkuara. Por, sipas tij, kundërshtia e dhunshme e VV-së, ka qenë e motivuar, sepse pushtetarët, duke qenë të shantazhuar, qoftë për krime vrastare apo hajni zyrtare, kanë aprovuar marrëveshje të dëmshme dhe vendime fatale për Kosovën, me të cilat po përballet qeveria e sotme, me rrezikun që të bartët edhe për qeveritë e nesërme. Ndërkohë, kundërshtia dhe bojkoti i opozitës të sotme, nuk ka motiv real, në dobi të Kosovës.

Image
Idriz Zeqiraj

"E thërrasim popullin në protestë, kundër Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë dhe lirimin e çlirimtarëve nga burgu, sepse ata po mbrojnë atje UÇK-në, Kosovën",- thotë inatshëm e dëshpërueshëm, potërxhiu i pacipshëm, Faton Klinaku! "Mos e vet, se tregon vet",- thotë populli. Pra, këto janë protesta të pamotivuara, koti, që populli i injoron me bojkot. Sikur asnjë dëshmitarë të mos dëshmojë, shumë qindra varre të të vrarëve politikë, anekënd Kosovës, akuzojnë vrasësit e tyre. Së pari, asnjëri nga ata që kanë shkuar më parë dhe më vonë në Hagë, nuk kanë qenë çlirimtarë, por vrastarë. UÇK dhe Kosova nuk kanë nevojë për mbrojtjen e tyre. Ata akuzohen për vrasjen e shqiptarëve, kundërshtarë politikë, ushtarakë e veprimtarë, pjesë aktive e luftës”, vlerëson Zeqiraj.

Ai më tutje përmend akuza e veprime të opzitës në Kosovë dhe Shqipëri, që thotë se dikur ishin në mbrojtje të Jugosllavisë të Titos, pastaj të Rusisë të Stalinit e deri te Kina e Mao Ce Dunit, e sot i janë turrur kryeministrit Kurtid he partisë së tij.

“Kjo opozitë e marrëzishme, ka angazhuar të gjithë aparatin propagandistik, analistë e banalistë të mediave qendrore e lokale, në Kosovë dhe Shqipëri; partiakët e saj dhe specialistët e fushave të ndryshme, pedagogë, juristë, avoketër, të paguar majmë; ka mbledhur mbeturinat e sistemit monist, nga të dy anët e kufirit. Dhe, në stilin hoxhist-stalinist, në dukje e pabesueshme, por është katërcipërisht e vërtetë, se Shqipëria ka qenë supërfuqi  propagandistike botërore, ose "leha-qene", për disa dekada radhazi, dikur në mbrojtje të Jugosllavisë të Titos, pastaj të Rusisë të Stalinit e deri te Kina e Mao Ce Dunit,- kundër imperializmit amerikan. Sot i janë turrur kryeministrit Albin Kurtit partisë së tij, Vetëvendosje. Kjo -lehje në hënë- vazhdon çdo ditë e natë, "sabah e aksham-, me shpifje, denigrime dhe sharje, pa doganë fare”, thekson Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat