Pse zgjedhja e Xhaferit në krye të Qeverisë së RMV-së është vetëm simbolike? Publicisti tregon arsyet dhe ka një mesazh për shqiptarët

Politika

Pse zgjedhja e Xhaferit në krye të Qeverisë së RMV-së është vetëm simbolike? Publicisti tregon arsyet dhe ka një mesazh për shqiptarët

Nga: M.L. Më: 28 janar 2024 Në ora: 21:16
Kryeministri Talat Xhaferi dhe Presidenti Stevo Pendarovski

Sot (e diel 28 janar) Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut.

Xhaferi u bë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet.

Për zgjedhjen e ekzekutivit, që ka mandat prej 100 ditësh, votuan 65 deputetë, 3 ishin kundër dhe asnjë abstenim.

Qeveria teknike e Xhaferit ka mandat organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj.

Zgjedhja e Xhaferit në krye të Qeveristë teknike po konsiderohet si moment historik për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, pas shumë përpjekjeve të tyre për t’u avancuar e për t’i fituar të drejtat e tyre në këtë shtet,

Si moment historik, këtë ditë po e konsideron edhe Amir Shabani, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot” Shabani tregoi rrjedhën e ngjarjeve se si erdhi deri tek zgjedhja e Talat Xhaferit në postin e kryeministrit.

Image
Amir Shabani

“Data e 28 janar 2024 shënon një moment historik në Maqedoninë e Veriut ku për herë të parë në një qeveri teknike zgjidhet në krye të saj një kryeministër shqiptar.

Partia në pushtet, edhe pse premtoi para 4 viteve se do ketë një kryeministër shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, kjo nuk ndodhi ashtu, por me një marrëveshje politike u dakorduan që 100 ditët e qeverisë teknike t'i udhëheq kryeministri teknik shqiptar.

Mos të harrojmë se gjatë zgjedhjeve të vitit 2020 kur u promovua ky projekt i BDI-së, me zë të lartë promovohej atë botë Naser Ziberi (tani avokat i popullit në RMV), gjë që e dinte secili se nuk do të ndodhte.

Mirëpo kur u afrua koha e qeverisë teknike dhe me promovimin e Talat Xhaferit, nuk u bë thirrja e njejtë për ta përkrahur, pasi që dihej se ajo ishte në bazë të marrëveshjes politike mes partive në pushtet”, tha Shabani.

Mirëpo, sipas tij, Xhaferi nuk u votua nga populli njësoj sikurse nuk u zgjodh as kryeministri i mëparshëm Dimitar Kovaçevski.

“Ky kryeministër nuk u votua nga populli, e që me këtë hap nuk u vlerësua demokracia në vend, ashtu siç ndodhi me kryeministrin e mëparshëm, Dimitar Kovaçevski. Pra ka dy mandate të kryeministrit që sovrani nuk po pyetet që kush të zgjedhet”, u shpreh Shabani.

Ai tha se, Kryeministri i qeverisë teknike ka për detyrë të menaxhojë gjendjen dhe rrjedhën deri në ditën e zgjedhjeve parlamentare në vend, pra është një periudhë zëvendësimi dhe jo mandat i plotë siç u premtua.

Uroj që edhe gjatë kësaj periudhe 100-ditore të udhëheq si duhet dhe të kemi zgjedhje të lira e demokratike në vend.

Është një arritje pa diskutim, por mbi gjitha simbolike”, përfundoi Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat