“Pronto Mafia nuk mund ta zbehë luftën time...”, Gazmend Halilaj flet pas dënimit të atentatorëve të tij

Politika

“Pronto Mafia nuk mund ta zbehë luftën time...”, Gazmend Halilaj flet pas dënimit të atentatorëve të tij

Nga: N. Shaqiri Më: 31 janar 2024 Në ora: 23:49
Gazmend Halilaj

Të hënën Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar të akuzuarit për tentim vrasjen e avokatit nga Drenasi, Gazmend Halilaj.

Dy të akuzuarit për tentim vrasjen e avokatit Halilaj, Xhelal Zeqiri dhe Ibrahim Lushtaku u shpallën fajtorë dhe u dënuan nga Gjykata.

Xhelal Zeqiri është dënuar me tri vite burgim, ndërsa Ibrahim Lushtaku është dënuar me 2 vite e 5 muaj burgim.

Pas këtij dënimi, avokati Gazmend Halilaj, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Gjykata është duke i nxitur njerëzit që të kryejnë vrasje të rënda.

“Gjykata po i nxit njerëzit për të kryer vrasje, madje vrasje të rënda”.

Ai tutje ka shtuar se në lidhej me ankesën nëse do ta bëjë për këtë rast se,  Valdete Daka thotë se atentati ndaj tij ka qenë aksident.

 “Valdete Daka thotë se aksident ka qenë”.

Këtë çështje të avokatit Gazmend Halilaj e kanë trajtuar sot në emisionin “Me zemër të Hapur” në televizioni News 24 në Shqipëri.

Është Halilaj i cili ka publikaur një video nga ky emision, ku thotë se Pronto Mafia nuk do të mund asnjëherë të zbehë luftën e tij për shtet ligjor.

“Miq të dashur.

Televizioni më i madh shqiptarë, me ekspertët më eminent sot trajtoj SUPER SKANDALIN, që Gjykata bëri me mua.

Mbane mend. Pronto Mafia, pavarësisht ndikimit dhe pasurisë që zotëron, asnjëherë nuk do t’mund, ta zbehë luftën time për shtet  ligjor...”, shkruan ai.

Për këtë çështje në studio ishte avokati nga Shqipëria, Armend Sina, i cili thotë se lufta e Gazmendit në Kosovë është për të marrë shembull të gjithë kolegët e tij.

“Gazmendi është Nënë Tereza e drejtësisë. Ai shkon aty ku është problemi”, thotë avokati Sina.

Ai tutje shton se shteti i Kosovës duhet me marrë nën mbrojtje avokatin Gazmend Halilaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat